Pajtimi
Lart

 


 

Pedagogjia e Paqes


Shkallët e zgjidhjes dhe pajtimit në rast grindjesh në shkollë 

Metodat e zgjidhjes së konflikteve personale mund të kombinohen me pajtimin në raste grindjesh dhe me metodën e arbitraritetit.

bullet

Fillimisht kundërshtarët tentojnë ta trajtojnë vetë konfliktin mes tyre (sipas rregullash të mësuara).
 

bullet

Nëse palët në konflikt nuk ia dalin ta menjanojnë problemin vetë, atëhere ata marrin në konsideratë mundësinë e zgjidhjes dhe pajtimit përmes bashkënxënësve.
 

bullet

Nëse edhe kjo rezulton e pasuksesshme, atëhere zgjidhja dhe pajtimi ndërmerren nga mësuesit.
 

bullet

Nëse kjo nuk i ndihmon më tej palet në konflikt, mësuesi merr një vendim arbitrar.
 

bullet

Ky vendim arbitrar vlen si motivim i imponuar nga  jashtë për të përpunuar vetë një zgjidhje solide, sepse ka shumë mundësi ,që një vendim arbitrar t'u pelqejë të dyja palëve shumë më pak se një zgjidhje e përpunuar vetë e problemit.
 

bullet

Në raste të rënda zgjidhja, pajtimi dhe vendimi arbitrar ndërmerren nga drejtoria e shkollës si instancë e fundit.

[Karin Jefferys-Duden: Të mësojmë të zgjidhim grindjet. Në: Pedagogjia, 7-8/99, F. 53 f.]

 


Pajtimi në rast grindjesh mes nxënësish

Biseda për pajtim është tejet e ritualizuar dhe përshkon këto hapa:

1. Hyrja: Përshëndetja, qartësimi i qëllimeve, përcaktimi i parimeve - besueshmëri dhe asnjanjësi -, sqarimi i procesit të pajtimit, shpjegimi i rregullave të bisedës, marrëveshje në lidhje me rregullat e bisedës.

2. Sqarime: informim, përmbledhje, pas-pyetje, shprehje e gjendjes shpirtërore, artikulim i pjesëmarrjes në konflikt, krijimi i lidhjeve.

3. Zgjidhjet: peshimi i mundësive të zgjidhjeve, mbajtja shënim e mundësive të zgjidhjeve, përzgjedhja e zgjidhjeve, marrëveshje mbi zgjidhjet.

4. Marrëveshjet: Shkrimi i  marrëveshjeve, nënshkrimi i  marrëveshjeve, ndarja. Marrëveshja fiksohet në një formular të veçantë pajtimi.
 

[Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.