Premisat
Lart Premisat 10 Rregulla Mediacioni Te folurit

 


 

Pedagogjia e Paqes

Parakushtet për një përpunim konstruktiv konfliktesh

Të ndryshosh këndvështrimin parimor për zgjidhjet e konflikteve
:
Konfliktet nuk duhen parë në aspektin e fitores personale dhe të humbjes së kundërshtarit, por në atë të qëllimit të fitores së përbashkët. Kjo do të thotë, se konflikti nis që në fillim të zhvillohet në një linj
ë të tillë, ku të dyja palët në konflikt mund të arrijnë pjesërisht qëllimet e tyre.

Të heqësh dorë nga kërcënimet dhe përdorimi i dhunës:
Modelet e trashëguara të komunikimit përmes kërcënimit dhe fajësimit duhen shpërbërë me anë modelesh të të kuptuarit dhe shpjeguarit, që për pikënisje kanë bashkëpunimin. Një parakusht i domosdoshëm për një zbritje të përshkallëzimit dhe zgjidhje konstruktive t
ë konfliktit është mos-kërcënimi me dhunë dhe mos-përdorimi i kësaj të fundit. 

Të mos përfaqësosh përceptimin tënd si të vetmin të saktë të mundshëm:
Duke qenë se momenti i turbullimit të aftësisë për të përceptuar është një karakteristikë tipike e konflikteve në përshkallëzim e sipër atëherë përceptimi dhe interpretimi personal nuk duhet të absolutizohen, përkundrazi ato kanë nevojë t'u nënshtrohen verifikimit dhe korrigjimit, për të njohur kështu edhe pjesën tënde në konflikt. Gatishmëria për të bërë këtë është një hap i parë i rëndësishëm në njohjen e të drejtave të palës tjetër në konflikt.

Përfshirja e një pale të tretë:
Verifikimi i përceptimeve mund të realizohet duke thirrur një palë të tretë, një mediator,  (shih fragmentin Mediacioni). Duke vepruar si instanc
ë besimi, kjo palë e tretë mund të ndikojë që të dyja palët të arrijnë një këndvështrim të përbashkët të gjërave. Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme, përveç kësaj duhet të ekzistojë edhe vullneti për një zgjidhje bashkëpunimi.

Biseda të përbashkëta në vend të fakteve të përmbaruara:
Në përgjithësi krijimi i fakteve ndikon në rrjedh
ën e një konflikti në mënyrë përshkallëzuese, duke qenë se pranimi i tyre nga pala kundërshtare sjell me vete një humbje të kredibilitetit të saj. Që të jetë i mundshëm realizimi i bisedave të përbashkëta, shpesh janë të nevojshme biseda paraprake, gjatë të cilave përcaktohen rregullat bazë për takime dhe biseda të mëtejshme dhe përgatitet rruga për negocime të tjera. Ato mund të të çlirojnë nga presioni i pritshmërive të kushtueshme të suksesit.  Bisedat e përbashkëta mund të zhvillohen në forma të ndryshme. Vitet e fundit ato kanë gjetur akses në kulturën politike në formën e  "tryezave të rrumbullakta" .

Të orientosh zgjidhjet për nga interesat e të gjithë pjesëmarrësve, për nga interesat e atyre, që do t'u duhet të mbajnë pasojat:
Zgjidhjet e konflikteve nuk duhet të diktohen nga interesat e palës më të fortë. Ato duhet të jenë stisur në mënyrë të tillë, që sa më shumë palë në konflikt të mund të kenë përparësitë e tyre, duke mos krijuar kështu pikënisje potenciale për konflikte të reja. Përveç kësaj, ato duhet të kontribuojnë në shfuqizimin e dhunës së strukturuar si dhe duhet të maten me anë normash etike.

[Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen; Redaktimin: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.