|

| |
Thellim: Peer Mediation
në
shkollë
Një fragment
hyrës
në
temën e
mediacionit e gjeni
në
kuadër
të
këtij kursi
bazë
në
pjesën "Zgjidhja e konfliktit" (... shko
në faqen
"Mediacioni"). Aty bëhet
fjalë
pjesërisht edhe
për mediacionin dhe konceptin e zgjidhjes
së grindjeve mes
nxënësve, i cili sqarohet
hollësisht nga teksti i
mëposhtëm (... shko te faqja "Pajtimi").
Programi i zgjidhjes
së
grindjeve mes nxënësve
Zgjidhja e
grindjeve nga nxënëset dhe
nxënësit do
të
thotë, se
këta marrin
vetë
përsipër
përgjegjësinë
për organizimin e aspekteve
të tyre
jetësore. Metoda
për zgjidhjen e konflikteve mes
nxënësve rrjedh
në
katër
shkallë: Hyrja -
Sqarimet - Zgjidhjet - Marrëveshjet.
I. Hyrja
1. Përshëndetja:
Prezantimi. Pajtuesja ose pajtuesi prezantohet duke thënë emrin e vet dhe
pyet, nëse
duhet, për emrin e
partnerëve
në
konflikt.
2. Qartësimi i
qëllimeve:
Bëhet i
qartë
qëllimi i
bisedës
së
pajtimit. Vetë personat
në konflikt
kërkojnë zgjidhje
të
kënaqshme
për
të dyja
palët.
Në
këtë proces pajtuesja ose pajtuesi ofron
ndihmën e vet.
3. Përcaktohen parimet
bazë: Pajtuesi ose pajtuesja u siguron
partnerëve
në
konflikt
mirëbesim dhe
asnjanjësi.
4. Shpjegohet procesi i pajtimit: Pajtuesja ose pajtuesi shpjegon hapat e
ardhshëm
të procesit
të pajtimit:
 | referohen pikëpamjet, |
 | kërkohen zgjidhje dhe
gjenden zgjidhje, |
 | marrëveshjet fiksohen me
shkrim. |
5. Sqarohen rregullat e
bisedës: Pajtuesja ose pajtuesi shpjegon rregullat
më
të
rëndësishme
në
bisedën e pajtimit:
 | mos ndërprit
tjetrin, në
vend të
kësaj,
nëse
duhet, mbaj shënim mendimet e tua; |
 | mos shaj apo sulmo
tjetrin. |
Pajtuesja ose pajtuesi
siguron miratimin e palëve
në
konflikt,
 | që
këto rregulla do
të
vlejnë si
të tilla
në
bisedën e
pajtimit, |
 | që
partnerët
në konflikt
janë
të
gatshëm,
të
respektojnë rregullat e
bisedës, dhe |
 | që pajtuesja ose
pajtuesi do të
tërheqë
vëmendjen
në lidhje me respektimin e rregullave
në
rast se ato shkelen. |
6. Marrëveshje rreth
fillimit të
bisedës: Sqarohet, se kush duhet
të
fillojë me paraqitjen e
konfliktit sipas këndvështrimit
të tij. Ose
partnerët
në konflikt bien dakord
për
një renditje
të caktuar, ose hidhet me short, se kush do
të
fillojë.
[Kreu i
faqes]
II. Sqarime
1. Raportimi:
Palët
në konflikt
referojnë
njëra pas
tjetrës
këndvështrimin e tyre
në konflikt
dhe situatën
momentale.
2. Përmbledhja: Pajtuesja ose pajtuesi
përsërit pikat
më
të
rëndësishme
dhe përmbledh prezantimet e konfliktit
(mundësisht me
fjalët e "gjelave
të
luftës").
3. Pas-: Nëse
është e mundur, duhet
të arrihet,
që emocionet dhe motivet e
partnerëve
në konflikt lidhur me rastin konkret konfliktual
të
shprehen me fjalë:
“Pse ke ...?”
“Çfarë
mendove, kur ...?”
4. Të shprehim gjendjen
shpirtërore:
Meqenëse kjo
është diçka shpesh e
nevojshme apo e domosdoshme për vijimin e procesit
të pajtimit, pajtuesi /sja
pyesin për gjendjen
shpirtërore
të
palëve
në
konflikt, edhe si një
formë reagimi
për
atë,
që ata sapo
kanë
dëgjuar.
“Ndoshta mund të ecim
më
lehtë
më tej
nëse,
nëse mund
të thoni, se si ndiheni
në
këtë
moment.”
5. Të
artikulojmë
pjesëmarrjen
në konflikt:
Pjesëmarrjet
në konflikt mund
të diskutohen
më
lehtë
nëse shmangen
përcaktimet e
fajtorëve.
“A mund të thuash, se si ke ndikuar ti
në konflikt apo
në rritjen e tij?”
"Ndoshta përmes shprehjesh
të
caktuara, të
qeshurash, kërcënimesh apo edhe
diçka të ngjashme?"
“Ju nuk duhet të mendoni
vetëm
për
dëmet materiale.”
6. Lidhja: Në mbyllje
të
kësaj faze
është
sërish e mundshme
të
bëhet
një
feedback. Këtu mund
të
përmblidhen edhe
njëherë pikat
më
kryesore. Kështu,
vështrimi mund
të
përqendrohet
në hapin e
ardhshëm,
kërkimin e zgjidhjeve.
“Tanimë duhet
të mendoni
mirë, se si mund
të korrigjohet
sërish
dëmi dhe se si
mund të
përmirësohet lidhja Juaj.”
Udhëzim:
Në
këtë
fazë mundet,
që,
në raste
të caktuara,
të
jetë e nevojshme
të alternosh biseda
individuale me kundërshtarët, si
p.sh., nëse
 | diskutimi nxehet së
tepërmi, |
 | këndvështrimet
krejtësisht
të ndryshme
të konfliktit nuk
janë afruar aspak me
njëri-tjetrin, |
 | biseda kërcënon
të
dalë
jashtë
kontrollit, |
 | njëri nuk do ose nuk mund
të
flasë hapur,
ose |
 | rregullat parimisht nuk
respektohen. |
Pajtuesja ose pajtuesi duhet
ta ndërpresin
bisedën, kur fillon
të krijohet
përshtypja se
mundësia e gjetjes
së
një zgjidhjeje
të
përshtatshme me
këta
partnerë konflikti
për momentin
pothuajse përjashtohet.
Në
këtë rast pajtuesi ose pajtuesja
duhet:
 | të
ndërpresë
bisedën, |
 | të
arrijë
një
marrëveshje
për
ditën dhe orarin e takimit
tjetër, dhe |
 | të
marrë leje nga
partnerët
në
konflikt, për
të siguruar
mbështetje
përmes bisedash me pajtues
apo këshilltarë
të
tjerë
(edhe mësues). Eventualisht mund
të
jetë rasti
për
një pajtim me
bashkëautorësi
(përmes dy personash
në
udhëheqjen e
bisedës). |
[Kreu i
bisedes]
III. Zgjidhjet
1. Të
mendohen mundësitë e zgjidhjes:
Partnerët
në konflikt mbledhin
zgjidhje. Secili mban shënim
në
qetësi propozimet e tij.“Mendohuni:
Çfarë jam
gati të
bëj?
Çfarë pres prej tjetrit?”
2. Shkruaj mundësitë e zgjidhjeve:
Të gjitha
mundësitë e zgjidhjeve
lexohen me zë
të
lartë dhe
dëgjohen, mblidhen dhe zakonisht shkruhen nga
pajtuesi apo pajtuesja në
copë letrash.
3. Zgjidhjet më
të mira
përzgjidhen: Zgjidhjet
më
të mira
të propozuara
vlerësohen
bashkarisht. Zgjidhjet e mira janë: realiste,
të peshuara
mirë dhe
mjaft të sakta!
“Cili propozim ishte më i miri? Apo mund
t
|