Metoda 6
Lart Metoda 1 Metoda 2 Metoda 3 Metoda 4 Metoda 5 Metoda 6 Metoda 7 Metoda 8 Metoda 9 Metoda 10

 


 

Pedagogjia e Paqes

Metodat e analizës së konfliktit (6): Puna me studimet e rasteve

Konfliktet përshkruhen shpesh në studimet e rasteve. Këto raporte janë veçanërisht të përshtatshme për punën edukative.

Të kuptojmë edhe analizojmë studimet e rasteve

Të kapim situatën problematike: Për çfarë bëhet fjalë? Cili është objekti i konfliktit? Cilët janë personat, që marrin pjesë? Si ka lindur konflikti? Si përshkruhet ai në studimin e rastit? Cilat informacione mungojnë? etj.

Thellim i aspektit informativ: Cilat informacione shtesë janë të nevojshme për të kuptuar rastin? Si mund të sigurohen ato?

Prezantimi i mënyrës së të proceduarit: Si kanë proceduar aktorët në studimin e rastit përkatës? Prej cilave pikëpamje janë udhëhequr ata? Çfarë hapash konkrete mund të konstatohen?

Përcaktimi i fazave: A mund të dallohen qartë në përshkrim faza të ndryshme (ose fragmente) të ndara nga njëra-tjetra? Si do të mund të mbishkruheshin këto faza?

Raportet e forcave: Cilat janë palët, që marrin pjesë në konflikt? Mbi cilat grupe mbështeten ato? Si duhet vlerësuar qëndrimi i mediave, i opinionit publik etj.? (shih analizën e fushës së forcave)

Vlerat dhe normat: Cilat janë vlerat dhe normat, që shprehen? Si argumentohen dhe legjitimohen këto?

Zhvillimi i alternativave: Cilat alternativa janë zhvilluar në lidhje me problemin përkatës? Çfarë alternativash të tjera do të ishin të mundshme? Si mund të vlerësohet realizueshmëria e këtyre alternativave?

Aftësia për të përgjithësuar: Cilat aspekte të mënyrave të të proceduarit janë të përgjithësueshme? Çfarë përvojash mund të fitohen në lidhje me raportin me konfliktet?

Interpretimi i së vërtetës: Të mbash parasysh, që përshkrimi paraqet një interpretim dhe nuk përmbledh të gjithë realitetin.

Studimi i rasteve si objekt i një analize konflikti

Në mënyrë që për një konflikt të mund të përpunohen zgjidhje konstruktive, këto duhen analizuar fillimisht në bazat, format dhe nivelet e tyre të përshkallëzimit. Vetëm në kontekstin e kësaj analize konflikti jo vetëm që mund të kuptohet, por është e mundur të kërkohet edhe për rrugëzgjidhje alternative. Për këtë, Ulrike C. Wasmuht ka zhvilluar disa pyetje orientuese (shih modelin e analizës).

Të inskenosh studimet e rasteve

Në çdo studim rastesh përmbahen skena (kyçe) të shumëllojshme, që përshtaten shumë si model inskenimesh. Inskenimi bën pjesë në ato metoda, me ndihmën e të cilave në grup mund të realizohen përvoja personale me mënyra të ndryshme  reagimi dhe veprimi. Në bazë të këtyre përvojave me pozicionimet dhe sjelljen personale, individët e përjetojnë problemin si diçka të rëndësishme në vetvete. Përmes inskenimeve mundësohet të mësuarit social, pra, ai lloj të mësuari, që mundëson ndryshimin e pozicionimeve dhe mënyrave të sjelljes. Simulohet kështu realiteti në formën e një loje, pra, veprohet në një formë prove (d.m.th. pa efekte në realitet). Inskenimet mund të kontribuojnë në 

bullet

zhvillimin e aftësisë së të vëzhguarit dhe aftësisë së perceptimit social;

bullet

përshkrimin dhe analizën e konflikteve brenda grupit dhe në fusha të tjera të jetës;

bullet

në ushtrimin e mënyrave të sjelljes;

bullet

ndërgjegjësimin në lidhje me varësinë socio-politike të problemeve të përjetuara individualisht.

Studimet e rasteve si ushtrime vendimmarrjeje

Situatat konfliktuale, që paraqiten qartë në studimet e rasteve, mund të diskutohen si skenare në grupe të vogla. Në një skenar përshkruhet një problem i përgjithshëm në një rast konkret, problem ky që duhet trajtuar nga një këndvështrim i caktuar. Trajtimi realizohet në formën e një diskutimi në grup. Grupi duhet, që pas kalimit të afatit të paracaktuar kohor t'u japë përgjigje pyetjeve dhe të informojë në lidhje me opinionet dhe argumentimet e saj. Përgjigjet krahasohen më pas në plenum.

[Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.