Metoda 4
Lart Metoda 1 Metoda 2 Metoda 3 Metoda 4 Metoda 5 Metoda 6 Metoda 7 Metoda 8 Metoda 9 Metoda 10

 


 

Pedagogjia e Paqes

Metodat e analizës së konflikteve (4): Pyetje rrethore / Ndryshim perspektivash

Pyetje rrethore do të thotë të pyesësh rreth një të treti në praninë e këtij të fundit. Nëse ky person i tretë nuk ekziston, atëherë futet një i tretë hipotetik. Kjo metodë na lejon të vëzhgojmë sërish një problem nga perspektiva të ndryshme. P.sh. si e sheh këtë problem partneri/partnerja ose vëllai/motra. Çfarë mendon për këtë nëna/babai apo një shok /shoqe?

Këtu nuk janë të rëndësishme përgjigjet e vërteta të personit të tretë, por hapja e këndvështrimeve të tjera. Me rëndësi vendimtare është këtu relativizimi i perceptimit personal përmes pikëpamjeve të tjera. Në mënyrë befasuese, supozimet e bëra rreth pikëpamjeve të tjera të anëtarëve të familjes janë shpesh të sakta.

Përmes kësaj teknike tjetër pyetjesh thyhet modeli i zakonshëm i të menduarit. Fillon një proces kërkimi: “Si ndodh në të vërtetë? Këtë pyetje nuk e kam shtruar asnjëherë në këtë mënyrë! Po çfarë mendon gruaja ime? Si ka mundësi që e mendon në këtë mënyrë? Përse nuk është e të njëjtit mendim si unë?!”

Teknika e pyetjeve i jep informacione të reja si pyetësit ashtu edhe të pyeturit. Të pyeturit rrethor jep gjithmonë një informacion të dyfishtë si në nivelin e përmbajtjes ashtu edhe në atë të marrëdhënieve.


[nga: Thomas Weiss/Gabriele Haertel-Weiss: Terapi familjare pa famlje. Terapi e shkurtër me paciente të veçantë, Mynih/Zyrih 1991, F. 106 ff.]


Shembuj pyetjesh rrethore

bullet

Nëse unë do të pyesja burrin/gruan Tuaj (vajzën, nënën, fqinjin, gjyshen, nipin etj.) si do ta përshkruante ai/ajo situatën?

bullet

Si duket kjo parë nga perspektiva e kolegut Tuaj?

bullet

Nëse nëna/babai Juaj do të kishte qenë i/ e pranishëm/shme, çfarë do të kishte thënë?

bullet

Nëse do të kisha qenë i padukshëm çfarë do të kisha parë?

Pyetje rreth ndryshimeve

bullet

Cili person Ju qëndron më afër në këtë konflikt?

bullet

Kush vjen më pas? (etj.)

bullet

Si do të dukej kjo parë nga perspektiva e ... ?

bullet

A do ta shihte ai këtë në të njëjtën mënyrë apo ndryshe?

bullet

Cili vuan më tepër nën këtë konflikt?

bullet

Kush tjetër?

bullet

Cili nga partnerët në konflikt do të lëshojë i pari pe?

Pyetje hipotetike

bullet

Nëse do të zhduknit magjishëm një konflikt, çfarë do të vinte më pas?

bullet

Nëse konflikti do të mbetej në të njëjtin nivel edhe në vitet e ardhshme, çfarë pasojash do të kishte?

bullet

Po sikur gjithçka të rëndohej më shumë?

Ndërthurja në pyetje e alternativave të dëshirueshme:

bullet

Nëse do të vendosnit të mbroheshit më shpejt, cilët do të donit të mbronit?

bullet

Si do të drejtonte ky person?

bullet

Në një rast të tillë do të dorëzoheshit apo do të mbroheshit?
 

[Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.