|
| |
Metodat
e analizës
së konfliktit (3):
pyetësorë
sistematikë - Modeli i
analizës
së
"Media Peace Center"
Interesat
 | Përkufizoni
interesat e palëve
(nevojat, frikat, shpresat, qëllimet/motivet) |
 |
Cili është
raporti Juaj me interesat? |
 | A
përqendroheni
vetëm
në
kërkesa dhe
pikëpamje? |
 | I
perceptoni interesat si të
kundërvendosura, si konfliktuale? |
 | A
silleni sikur të kishit
një
kundërshtar, sikur
të
bëhej
fjalë
për
një lojë me shumë zero? |
 |
A perceptoni
ndonjë interes
të
përbashkët? |
Mundësi
zgjidhjeje
 |
Cilat opsione
diskutohen, nëse ka
të tilla?
|
 | A është
e mundur, që
vetë
palët
të
zhvillojnë opsione? |
 |
A ka opsione,
që do
të mund
të
kënaqnin interesat e
palëve? |
Alternativa
 |
Çfarë do
të
bëjnë
palët
për
të arritur
qëllimet e
tyre, nëse nuk ka
një normim konflikti
të biseduar apo
të
ndërmjetësuar
(nëse nuk arrihet
një
marrëveshje)? |
 |
Cilat persona
apo organizata do të mund
të ishin
në
gjendje, të ndikonin zhvillimin e
alternativave? |
Kriteret
 | A ka
standarte të aplikueshme
për
këtë rast,
në nivel lokal apo diku
tjetër? |
 | Me anë
të cilave norma fiksojnë
palët
në
këtë rast
një “raport
të
ndershëm”? |
 |
A e
perceptojnë ato
njëra-tjetrën si
partnerë
legjitimë
në
bisedime? |
 |
A ndiheni të
trajtuar drejt? |
 |
Është fjala
këtu
për
një konflikt
vullneti? Kërcënimet? Si i aplikoni kriteret, si
diskutoni rreth tyre? |
Komunikimi
 |
A janë
palët
në gjendje
të
komunikojnë me
njëra
tjetrën? |
 |
A ka një
komunikim të gabuar tipik? |
 |
Si kanë
komunikuar ato me njëra-tjetrën?
Përmes cilave kanale? |
 |
Si e
perceptojnë ato
njëra-tjetrën? A ka
një perceptim
të gabuar tipik? |
 |
A ka dallime
kulturore, përgjegjëse
për problemet e komunikimit? |
Lidhja
 |
Çfarë
raporti kanë
palët me
njëra-tjetrën
për
momentin? Imponim? Mirëkuptim?
Vlerësim reciprok si persona? |
 | Si e
ndikon historia e palëve
mënyrën se si ato
shkojnë me
njëra-tjetrën
momentalisht? |
 |
Si
perceptohen raportet e pushtetit ? |
Lëshime
 |
Cilët
janë
vendimmarrësit dhe
udhëheqësit
shpirtërore
relevantë? |
 | A zotërojnë ata apo edhe dikush
tjetër
autoritetin për
të
bërë
lëshime
në
kurriz të
të
tjerëve? |
 |
Në cilat
kushte janë
të mundshme
të tilla
lëshime? |
 |
Sa solide
mund të
jenë
ato? |
Analiza e
interesave
Për t'u
marrë parasysh janë pikat e
mëposhtme:
 |
Për cilin
mund të
jetë i
rëndësishëm
rezultati? |
 |
Cili mund të
ketë interes
për
rrjedhën e
konfliktit? |
 |
Cilët do
të
ishin të prekurit? |
 |
Cili do të
donte të perceptohej si
pjesëmarrës
në
konflikt? |
 |
Kundrejt kujt
do të ishin
përgjegjës
të prekurit? |
 | Autoriteti
i kujt do të ishte i
nevojshëm? |
 |
Mbështetja e
kujt do të ishte vendimtare? |
 |
Cili do të
mund të ishte
në gjendje
të sabotonte procesin? |
 |
Cili do të
mund të pengonte realizimin e
një
marrëveshjeje? |
 |
A e vrasin
mendjen palët
për zhvillime afatgjata ose afatshkurtra? |
 |
Çfarë
konsideratash ka në lidhje me
dhunën,
sigurinë,
reputacionin, rastet
precedente, ndërgjegjshmërinë
për detyrimet e marra
përsipër, vendet e
punës,
”të paprekshmen”? |
 |
A i dëgjoni
zgjidhjet e propozuara dhe a pyesni: ”Përse
mbështesni
pikërisht
këto?” |
 |
Nëse
kërkoni
të zbuloni interesat,
që fshihen pas pozicioneve
në
bisedime, bëni
të
qartë,
se ju nuk kërkoni,
që
palët
të
bëjnë
lëshime. |
 | Lutini
aktorët
të
përshkruajnë vizionet e tyre rreth
një
rezultati ideal si dhe
rreth frikës
së tyre
më
të tmerrshme. Prej
këtyre
skenarëve konkludoni
në
interesat e tyre. |
 | Krijoni
supozime rreth gjërave,
që mund
të
përbëjnë interes
për
ta, t'i shqetësojne
apo frikësojnë. Lutini ata
të
korrigjojnë apo
plotësojnë gjykimin Tuaj. |
Dekadën e
shkuar, “Media Peace Centre” ka organizuar në
Afrikën e Jugut dhe
jashtë vendit workshop-e
për
gazetarë me
temë rreth
një
mënyre
më konstruktive
të informimit rreth konflikteve. ”Mediation Project for Journalists” (MPJ)
ka në themel
të
ekzistencës
së tij
përvojat
në
trajnim dhe
mësim
të
ekspertëve
të
ndryshëm
në zgjidhje konfliktesh, mes
të cilave edhe
atë
të
”Conflict Management Group” (CMG) në Universitetin e Harvard. Modeli i
sipërm i
analizës
është zhvillluar nga CMG.
[Conflict
Management Group: Report Conflict. Skills for Conflict Analysis. Track Two, Vol
7, No. 4, December 1998,
http://ccrweb.ccr.uct.ac.za/two/7_4/p44_reporting_conflict.html]
[Kreu i
faqes]
|