Mediacioni
Lart Premisat 10 Rregulla Mediacioni Te folurit

 

Pajtimi


 

Pedagogjia e Paqes


Mediacioni - Ndërmjetësimi në konflikte

Termi mediacion e ka origjinën nga rrënja latine "mediare" (ndërmjetësoj). Ai është futur si term specifik në SHBA në vitin 1970 dhe është marrë si i tillë nga anglishtja në gjermanisht. Mediacion  do të thotë ndërmjetësim në konflikte përmes palës asnjanjëse, neutrale me qëllim negociimin e një zgjidhjeje të përbashkët të pranueshme nga të gjitha palët.

Kjo bazohet në përvojën, që, duke nisur nga një pike e caktuar e dinamikës së përshkallëzimit, një konflikt nuk mund të zgjidhet vetëm nga palët kundërshtare. Në skenë duhet të hyjë edhe një palë e tretë e pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit në konflikt.

Metodat e mediacionit bazohen zakonisht në parimet e zgjidhjeve të konfliktit, orientuar për nga interesat, të cilat kanë për pikënisje faktin, që konfliktet mund të zgjidhen në mënyrë më efektive dhe me më pak kosto, nëse në plan të parë do të qëndronin interesat dhe jo ligji  ose pushteti. Kjo linjë është zhvilluar në Universitetin  Harvard, ku u përcaktua më pas si  “Modeli Harvard” (shih kuadratin djathtas).

Përpunimi i konfliktit përmes mediacionit është më i përhapur se sa mund të mendohet në përgjithësi. Kështu p.sh. në raste grindjesh familjare ose martesore si mediacion divorci ose trashëgimie, në fush
ën e gjyqësisë si kompensim-autor krimi- viktimë, në aspektin e ndërhyrjeve në natyrë si mediacion mjedisi, në politikën komunale si "tryeza të rrumbullakta" ose në shkollë si programe për zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve.

Peer Mediation në shkollë

Me Modelin e zgidhjes së grindjeve mes nxënësve, model ky tashmë shumë i përhapur në shkollë dhe në kualifikimin e mësuesve, vihet në dispozicion një set solid metodash në raste konfliktesh në mjedisin e afërt të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ai dëshmon të njëjtat tipare sikurse edhe procedura të tjera ndërmjetësimi:

bullet

bazohet në vullnetin e lirë;

bullet

si dy palët në konflikt, ashtu edhe një person i tretë asnjanjës janë të pranishëm;

bullet

zgjidhja duhet të negociohet në mënyrë të vetëpërgjegjshme dhe të fiksohet me shkrim.

Vendimtare është gjithsesi, që konfliktet të zgjidhen jo nga mësuesit por nga nxënësit; këtu konflikti duhet kapur në kohë dhe të zgjidhet zakonisht në pushimet mes orëve ose menjëherë pas orës së fundit. Për iniciatorët është e rëndësishme, "t'u mundësojnë palëve në konflikt pajtimin dhe një fillim të ri".

Në aspektin e edukimit t
ë vetëpërgjegjësisë duhet vlerësuar si tejet pozitiv fakti, që nxënëset dhe nxënësit edukohen si drejtues në raste konfliktesh dhe se ata ngarkohen që herët me përgjegjësi. Këtu konfliktet nuk "zgjidhen" apo shtypen me urdhër nga lart, por ato kapen dhe i nënshtrohen një procesi përpunimi.

Me këtë program vihet në dispozicion të sektorit shkollor një metodë e strukturuar qartë, e përvetësueshme lehtë dhe tashmë e provuar në praktikë (më shumë informacione rreth Modelit të zgjidhjes së grindjeve mes nxënësve i gjeni në një faqe të vecantë).

Raporti me konfliktet duhet t'i kapërcejë kufijtë e programeve për zgjidhjen e konflikteve. Linjat afatshkurtra, më shumë në nivel personal dhe lokal, të përpunimit të një konflikti gëzojnë argumentim të plotë, por ato kanë nevojë të plotësohen me linja afatmesme, orientuar në nivel shoqëror dhe rajonal, për t'u zgjeruar më pas me ato afatgjata, orientuar në nivel ekologjik dhe global.

Këto programe duhet të inkuadrohen në zhvillime dhe varësi  mbarëshoqërore dhe para së gjithash të zgjerohen në organizata dhe institucione. Kështu, nëpër shkolla përveç programeve për zgjidhjen e grindjeve në nivel personal duhet të gjejnë zbatim edhe konceptet e zhvillimit të organizatave dhe të reformës shkollore, në mënyrë që të krijohen kushtet e përgjithshme për të mundësuar ndryshimin.


Koncepti Harvard


"Ka tre mënyra kryesore për zgjidhjen e konflikteve: kompensimi i interesave, përcaktimi i pozicioneve ligjore dhe përcaktimi i pozicioneve të pushtetit. Negociatat problem-zgjidhëse vënë në dukje linjën e orientuar për nga interesat e partnerëve në konflikt; ndërmjetësimi përmes gjykatës përfaqëson në mënyrë ekzemplare linjën e orientuar për nga pozicionet ligjore; grevat dhe luftrat përbëjnë metodën e orientuar për nga pozicionet e pushtetit. Këtu nisemi nga fakti, që, në përgjithësi, një metodë, që synon kompensimin e interesave, mbart kosto më të ulëta, pra, është më efektive se një çështje gjyqësore, e cila gjithsesi është me më pak kosto se një përballje për pozicione pushteti.

Gjashtë rregulla për aplikimin e një sistemi me kosto të pakta për zgjidhje konliktesh:

1. Vini në qendër të bisedimeve interesat e palëve në konflikt.

2. Zhvilloni metoda, që i inkurajojnë palët n