Zgjidhja
Lart Konflikti Analiza Zgjidhja Shembull

 

Premisat
10 Rregulla
Mediacioni
Te folurit


 

Pedagogjia e Paqes

Përpunimi konstruktiv i një konflikti

Konfliktet mund të tentohet të zgjidhen apo të rregullohen në mënyra të shumëfishta përmes  metodave "tradicionale", mosefikasiteti i të cilave është bërë i dukshëm tashmë prej kohësh. Këtu bëjnë pjesë strategjitë e detyrimit, të ndrydhjes dhe kërcënimit, të cilat duhet t'i shtrëngojnë palët në konflikt, të lënë mënjanë raporte armiqësie. Edhe apeli drejtuar vlerave dhe bindjeve ka për synim pengimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Ndarja e palëve në konflikt apo zgjidhja e detyrave të përbashkëta janë aktivitete, që ndërmerren vazhdimisht për të hapur këndvështrime të reja të konfliktit. Këto strategji, faktikisht, mund të çojnë në një shmangie situative nga linja e hapur e zgjidhjes së konfliktit, por gjithsesi nuk japin asnjë kontribut qendror në përpunimin e qëndrueshëm të shkaqeve të konfliktit apo në krijimin e shtratit të zgjidhjeve konstruktive.

Mundësit
ë e një përpunimi konstruktiv të konfliktit varen nga lloji i konfliktit si dhe nga shkalla e tij e zhvillimit dhe përshkallëzimit. Duhet menduar mirë gjithashtu, nëse bëhet fjalë për konflikte mes individëve, grupeve apo institucioneve në mjedis të afërt shoqëror, në nivel mbarëshoqëror apo në nivel ndërkombëtar. si dhe nëse konflikti rri pezull në mënyrë latente apo është zhvilluar tashmë me dhunë.

Krijimi i një raporti me konfliktet, si strategji parandaluese,  mund të tentojë të parandalojë lindjen e konflikteve manifeste, ose mund t'u referohet veprimeve në situata konfliktuale. Kjo e fundit do të thotë çtensionimin e potencialit konfliktual si të tillë, drejtimin e rrjedhës së një konflikti mundësisht pa dhunë apo edhe zbutjen e pasojave të konfliktit për të gjithë pjesëmarrësit.

Nj
ë prej sipërmarrjeve më të vështira është mënjanimi i shkaqeve strukturore  të një konflikti, pra arritja e një shpërbërjeje përfundimtare të diferencave dhe tensioneve mes paleve në konflikt. Me rëndësi qendrore duket se është fakti, që nevojat (bazë) të palëve në konflikt të merren parasysh në procesin e zgjidhjes.

Transformimi i konfliktit

Johan Galtung thekson, se do ishte naive të besosh, se të gjitha konfliktet mund të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme. Përkundrazi, shumë prej konflikteve duhen kaluar (transformuar) në struktura, të cilat nuk prodhojnë dhunë të re, por gjithsesi pa arritur kështu ende në zgjidhje:

"Mënyra oksidentale e të menduarit na bën të besojmë, se ka një gjendje finale, një stad të fundit, në të cilin konflikti ose është zgjidhur, ose prej tij hiqet dorë duke e konsideruar si të pashpresë, i gjatë dhe i vazhdueshëm përjetësisht. Zgjidhjen e konfliktit mund ta përkufizojmë si një formacion të ri, që (1) është i pranueshëm për të gjithë aktorët, dhe  (2) mund të mbartet prej të gjithë aktorëve. Por konsiderata më naive për një konflikt do të ishte të besoje pas kësaj, se konflikti është zgjidhur, kur elitat e palëve në konflikt kanë rënë dakord duke e fuqizuar këtë me nënshkrimet e tyre në  një dokument (...). Jo më kot një dokument të tillë “diplomatik“ e quajmë shpesh një “copë shkarravinë“. Si kështu?


Normat e konfliktit sipas Gandhit


Përcakto saktësisht konfliktin!

bullet

Qartëso qëllimet e tua!

bullet

Përpiqu të kuptosh qëllimet e kundërshtarit tënd!

bullet

Vëru theksin qëllimeve të përbashkëta dhe të dakorduara!

bullet

Shpjego në mënyrë objektive faktet, që janë vendimtare për konfliktin!

Afroju konfliktit në mënyrë pozitive!

bullet

Jepi konfliktit një theks pozitiv!

bullet

Konsideroje konfliktin si një rast për t'u takuar me kundërshtarin!

bullet

Konsideroje konfliktitn si një mundësi për t'i dhënë shoqërisë një formë tjetër!

bullet

Konsideroje konfliktin si një rast për të ndryshuar vetveten! 

Zhvillimi i konfliktit

bullet

Sillu pa dhunë në konflikt!

bullet

Qëndro larg veprimeve fyese ose dëmtuese!

bullet

Qëndro larg fjalëve fyese ose dëmtuese!

bullet

Qëndro larg mendimeve fyese ose dëmtuese!

bullet

Mos dëmto pasurinë e kundërshtarit!

bullet

Bëji të mira edhe atij, që bën të këqija!

 
bullet

Vepro në mënyrë të orientuar/përcaktuar qartë!

bullet

Ji i gatshëm të sakrifikosh!

bullet

Shmang ngritjen e fronteve artificiale!

bullet

Shmang ekseset e panevojshme!

Zgjidhje e konflikteve

bullet

Sille konfliktin drejt një zgjidhjeje!

bullet

Këmbëngul në gjërat thelbësore jo në ato të parëndësishmet!

bullet

Konsideroje vetveten si një njeri të gabueshëm!

bullet

Tregoji një pozicionim bujar kundërshtarit tënd!

bullet

Shndërrim por jo detyrim!

[nga: Johan Galtung. Rruga është qëllimi, Wuppertal 1987, F. 125-128, Auszüge]

Informacione të holl