Të
mësojmë
si
të grindemi
- 7 Rregulla
për nje grindje
të suksesshme
Grindja
nuk krijon distancë, por
në
shumë raste
është
pikërisht
ajo, që
mundëson
afërsinë e
vërtetë mbi
bazën e besimit reciprok.
Gjatë
një grindjeje
bëhen
të dukshme
anët e
lëndueshme
të
një
personi, prekshmëria dhe ndjenjat e
tyre të thella. Dhe:
gjatë
një grindjeje bien maskat dhe
atëherë jemi
të
vërtetë.
Në
këtë
vërtetësi mund
të rriten
lidhjet. Kështu mund
të nxiten
mirëkuptimi dhe
vlerësimi
reciprok. Ndaj është e
rëndësishme
të
mësojmë
një
formë konstruktive
të zgjidhjes
së
një konflikti dhe
të grindjes.
1.
Tematizo menjëherë problemin
Nuk duhet
pritur gjatë, nëse shohim se grumbullohen ndjenja jo
pozitive. Tematizoni
problemin mundësisht
në rrethanat,
që Jua
ofrojnë
këtë
mundësi ose
menjëherë pas
kësaj.
2. Fol në
vetën e
parë
njëjës
Në raste
konfliktesh sa më
shumë
të flas
për ndjenjat dhe
përjetimet e mia, aq
më
mirë do
të
më
njohë dhe
kuptojë
kundërshtari
im. Të thuash „unë“
në vend
të „ti“
në një
situatë grindjeje ka edhe
një
të
mirë
tjetër:
unë duhet
të them mendimin tim
të
vërtetë dhe
të jem i
qartë
në lidhje me
atë,
që dua me
të
vërtetë.
Në
këtë
mënyrë sinqeriteti im nxit edhe
sinqeritetin e të
tjerëve.
3. Mos ndërprit tjetrin
Unë e
lë
kundërshtarin tim
të
flasë deri
në fund dhe e
dëgjoj me
vëmendje pa
e ndërprerë. Këtu
vlerësoj
në
mënyrë
të
veçantë ndjenjat, nevojat, interesat
që
ai/ajo shpreh. Unë
përpiqem
të perceptoj interesat, nevojat dhe ndjenjat e
tjetrit dhe t'i bëj ato
temë bisede.
4. Foli
dhe shiko direkt personin përkatës
Nëse
unë
dua të njoftoj
në lidhje me diçka apo dua
të them
patjetër diçka
atëherë
i drejtohem personit përkatës
në
mënyrë
të
drejtpërdrejtë. Pra nuk i flas
të
gjithë
grupit, nëse
bëhet
fjalë
vetëm
për
një
person.
5. Gjej
një
këndvështrim
të
përbashkët
të problemit
Për çfarë
bëhet
fjalë
në
këtë
grindje? Cilat janë arsyet sipas meje, po sipas
partnerit tim në
konflikt? A është e mundur
të gjendet
një
perspektivë e
përbashkët
në lidhje me
këtë
problem?
6. Qëndro
në
temë
Duhet qëndruar
në
atë
problem, për
të cilin
kërkoj
një zgjidhje.
Gjithashtu nuk lejoj, që partneri im
të
kalojë sa
në
një
temë
në
tjetrën.
7. Shmang
fajësimet dhe fyerjet
Qortimet
reciproke nuk sjellin sqarim dhe zgjidhje të problemit, por
vetëm sa
ngurtësojnë frontet.
[aus: Walter Kern,
Friedenserziehung heisst: Streiten lernen; in: Suchtpräventionsstelle der
Stadt Zürich (Hg.), Leben hat viele Gesichter, Lausanne 1993] |
Gjashtë
shkallë
për zgjidhjen e
një problemi
1. Identifiko nevojat
“Për
çfarë ke
nevojë
(ose
çfarë
është
ajo, që ti do)?“
Çdo person, që merr
pjesë
në
një konflikt, duhet t'i
përgjigjet
kësaj
pyetjeje, pa i vënë fajin tjetrit ose pa e akuzuar
atë.
2. Përkufizo problemin
"Si mendon, cili ështe problemi
në
këtë rast?”
E gjithë klasa mund
të
ndihmojë
në gjetjen e
një
përgjigjeje,
që
merr parasysh nevojat e të dy personave, por
që nuk
fajëson
askënd.
Personat e prekur nga konflikti duhet të bien dakord me
përkufizimin.
3. Të
gjejmë
një
numër
të madh
mundësish
zgjidhjeje me
anë
të Brainstorming
"Kush mund të
përfytyrojë
një
mundësi, zgjidhjeje
për
këtë
problem?"
Të
gjithë nga klasa mund
të
përgjigjen me
një propozim
të
mundshëm.
Përgjigjet merren
shënim pa komentuar, si dhe pa gjykuar apo
vlerësuar.
Qëllimi i
këtij hapi
është mbledhja e sa
më
shumë
zgjidhjeve.
4. Vlerëso zgjidhjet
"A do të ishe ti i
kënaqur me
këtë
zgjidhje?"
Çdo palë
në konflikt lexon deri
në fund
listën me alternativa dhe
thotë, se cilat zgjidhje do
të ishin
të pranueshme
për
të.
5. Vendos për zgjidhjen
më
të
mirë
"A jeni dakord të dyja
palët
për
këtë
zgjidhje? A
konsiderohet si i zgjidhur problemi me këtë?”
Duhet të jemi
të sigurt, se
të dyja
palët do
të bien dakord si dhe
të
njohim dhe vlerësojmë
përpjekjet e tyre
për zgjidhjen e konfliktit.
6. Verifiko, nëse zgjidhja funksionon
"Le të flasim
sërish me
njëri-tjetrin, për
të
qenë
të sigurt,
se problemi është zgjidhur
vërtetë."
Duhet hartuar një plan
për gjykimin dhe
vlerësimin e
zgjidhjes. Vlerësimi mund
të zhvillohet nja dy minuta me
vonë ose
ditën
tjetër
ose javën e
ardhshme, në
varësi
të llojit
të konfliktit dhe
moshës
së personave
pjesëmarrës.
[Sousan
Fountain: Jeta në
Një
botë. Impulse
për
të
mësuarit
global.
Braunschweig 1996, F. 156]
|
|