|


| |
Çfarë
janë konfliktet?
Konfliktet janë po
aq të
vjetran sa edhe
njerëzimi, ato
janë
një fenomen i
përgjithshëm, i cili
ndeshet në
të
gjitha rrafshet e jetës. Nuk
është ekzistenca e konflikteve ajo,
që
është problematike apo deri edhe
përbën rrezik
për
paqen, por janë format
dhunë-favorizuese
të zgjidhjes
së
një koflikti,
të cilat mbartin
padrejtësinë
e u japin një
përparësi
të dukshme
në
dëm
të
të
tjerëve atyre
palëve,
që orientohen
për nga realizimi i
njëanshëm i interesave si dhe
përfaqësojnë
idenë, se
vetëm
njëra
palë disponon „të
vërtetën“ dhe „të
drejtën“. Ide
të tilla
përfundojnë
shumë
lehtë
në
mënyra veprimi dhe
mendimi, që
janë
të orientuara
për nga
lojërat e
shumës
zero: Humbja e njërit
është fitimi i
tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve,
është
më
i forti dhe ky ka të
drejtën
në
anën e
tij.
Në
jetën e
përditshme, konfliktet shpesh barazohen me grindjet, me
kundërshtitë
e interesave, me pushtetin ose përdorimin e
dhunës.
Shkencëtarja
për paqen Ulrike C. Wasmuth
thekson, se është e
rëndësishme,
që konfliktin ta
konsiderojmë
në
mënyrë
objektive si rrethanë sociale duke mos e
ngatërruar
me format e zgjidhjes së
tij; ai nuk duhet kufizuar me anë
vlerësimesh si dhe nuk duhet
përzier me
tërësinë e shkaqeve
të tij. Ndaj ajo e
përkufizon Konfliktin
si një „rrethanë sociale me
të
paktën dy
palë
pjesëmarrëse
(individë,
grupe, shtete), të
cilët (a) ndjekin
qëllime
të ndryshme dhe
kanë
pikënisje
të parakordueshme ose
synojnë
të
njëjtin
qëllim,
të cilin mund ta
arrijë
vetëm
njëra prej
palëve, dhe (b)
për arritjen e
një
qëllimi
të caktuar
duan të
përdorin mjete
të ndryshme
që
në
pikënisje
të parakordueshme.
Një mjet
ndihmë
në konceptimin e
konflikteve jane analizat e konflikteve.
Një
analizë e
tillë konflikti
përpiqet
të
përpilojë jo
vetëm shkaqet dhe sfondin
e një konflikti, por
përmban edhe
pikë-referencat e para
për linjat e zgjidhjes
së
tij, duke fokusuar të
përbashkëtat dhe duke analizuar
mënyrën e deritanishme
të
përpunimit
të konfliktit (shih
fragmentin mbi analizën e konfliktit).
|

|
Konfliktet kalojnë
nëpër faza
specifike. Në
një
fazë fillestare perceptohen konflikte
latente apo të manifestuara, por
këto (ende) nuk
vlerësohen
negativisht. Në
fazën e
përshkallëzimit kemi efektin e
një dinamike, e cila finalizohet me
ngjarjen e konfliktit. Në
“fazën e sqarimit“
bëhet
fjalë
për
një
përkufizim dhe
formësim
të ri
të
(bashkë-)jetesës
së
mëtejshme.
Këto faza
përcaktohen shpesh si harku i
konfliktit. Në faza
të ndryshme
janë
të nevojshme
kërkesa dhe kompetenca specifike
në raportet
që
krijohen, në shfuqizimin e
përshkallëzimit apo edhe
në
veprimtarinë pajtuese.
Dinamika e
konfliktit zakonisht ndryshon edhe sjelljen e palëve
në
konflikt. Komunikimi kufizohet, perceptohet
më
shumë ajo
që ndan se sa ajo
që bashkon,
mosbesimi është në rritje dhe zgjidhja shpesh nuk shihet si
një problem i
përbashkët. Morton Deutsch i
përshkruan
këto ndryshime si
më
poshtë:
Çfarë
është tipike
për
konfliktet?
Komunikimi
Komunikimi
nuk është i hapur dhe i
sinqertë. Informacioni
është i
pamjaftueshëm dhe
çorientues në
mënyrë
të
qëllimshme. Sekretet dhe mungesa e sinqeritetit
rriten. Në vend
të diskutimit
të hapur dhe bindjes shfaqen
kërcënimet dhe
presioni.
Perceptimi
Fillojnë
të dalin
në pah ndryshimet
dhe diferencat në
interesa, mendime dhe sistem vlerash.
Ajo, që ndan, shihet
më
qartë se ajo,
që bashkon.
Gjestet pajtuese të tjetrit interpretohen si
përpjekje
për
mashtrim, kërkesat e tij gjykohen si
armiqësore dhe
të liga, ai
vetë dhe sjellja e
tij përceptohen
në
mënyrë
të
njëanshme dhe
të cunguar.
Pozicionimi
Ulet
besimi dhe rritet mosbesimi.
Zhvillohen forma të fshehura dhe
të hapura
armiqësish.
Ulet gatishmëria
për
të
mbështetur tjetrin me
këshilla dhe veprime.
Rritet gatishmëria
për
të
shfrytëzuar, demaskuar dhe
poshtëruar
tjetrin.
Lidhja me detyrat
Detyra
nuk perceptohet më si
një
kërkesë e
përbashkët,
që realizohet
në
mënyrën
më efektive
të mundshme duke
ndarë
punën, ku gjithesecili kontribuon
për
arritjen e qëllimit
të
përbashkët sipas forcave dhe
mundësive
të veta.
Secili përpiqet,
të
bëjë gjithçka
vetë: nuk ka nevoje
të
mbështetet te
tjetri, pra nuk është i varur prej tij duke iu shmangur
kështu
rrezikut, për t'u
përdorur dhe
shfrytëzuar.
[krahaso: Morton Deutsch: Rregullimi i konfllikteve. München 1976]
|
Konfliktet shpesh
perceptohen si situata lufte, të cilat duhen fituar. Ato shpalosin
në
shumë
raste një
dinamikë
të brendshme konfliktuale,
që e
rëndon ose e
përjashton
rregullimin e paqtë, konstruktiv dhe pa
dhunë
të konfliktit. Analizat
në lidhje
me sjelljen e njeriut në situata konfliktesh
kanë treguar, se shumica priret
të
arrijë
epërsinë e vet
përmes
një angazhimi
gjithnjë e
më intensiv ose
përmes
këmbënguljes së rreptë në pozicionin e vet, edhe atje ku
fillojnë
të
shënohen
dështime. Ky model sjelljesh
shoqërohet nga
një kufizim
në rritje i
aftësisë
perceptuese dhe vendim-marrëse.
„Konfliktet e dëmtojnë aq
rëndë
aftësinë
tonë perceptuese dhe aktivitetin
tonë
të
të menduarit dhe
të të imagjinuarit", shkruan drejtuesi i
seminareve rreth konflikteve, Friedrich
Glasl, „sa që ne,
në
vazhdën e ngjarjeve nuk
arrijmë
më
të shohim
saktë
gj |