Komunikimi
Lart Histori figurash Skenari Rregulla konflikti Komunikimi Peer Mediation

 


 

Pedagogjia e paqes

Thellim: Rregullat e komunikimit

Një tekst të hollësishëm mbi temën "Komunikimi - çelësi për zgjidhjen e konflikteve" do ta gjeni në kuadrin e këtij kursi bazë në pjesën "Zgjidhja e konfliktit". Atje bëhet fjalë ndër të tjera për rregullat e komunikimit në konflikt si dhe për rëndësinë e gjuhës trupore: 

bullet... Shko te fragmenti "Komunikimi - çelësi i zgjidhjes së konflikteve"

Komunikimi i ndershëm dhe i hapur si dhe zgjidhja e konfliktit sipas Thomas Gordon

Thomas Gordon, një psikolog amerikan i shkollës humaniste, është bërë i njohur përmes konceptit të komunikimit të “konferencës së familjeve”, “konferencës së mësuesve” dhe “konferencës së menaxherëve”. Në këtë  model bëhet fjalë për rregulla të përgjithshme në një zgjidhje konflikti dhe në një komunikim të ndershëm. Respekti reciprok dhe mirëkuptimi i ndjerë duhet të mundësojnë një përpunim konflikti pa të humbur. Qëllimi është të mësosh, se si mund të përpiqesh të plotësosh nevojat e tua pa shkelur nevojat e të tjerëve, në mënyrë që kështu të parandalosh frustrimin dhe nënshtrimin,

bullettë hapesh vetë (nevojat, ndjenjat, dëshirat, efektet e sjelljes së të tjerëve mbi mua) në vend që të analizosh apo të vlerësosh të tjerët,
bulletta dëgjosh tjetrin duke e mirëkuptuar, mbështetur si dhe duke u shprehur qartë dhe pa ekuivoke,
bullettë zgjidhësh konfliktet në mënyrë kreative dhe duke i lënë të gjithë të kënaqur,
bullettë zhvillosh aftësi këshilluese, në mënyrë që të orientosh të tjerët për nga zgjidhja e konfliktit.
 
Aspekte të rëndësishme në një komunikim të ndershëm dhe të hapur:
 
bullettë shprehemi qartë dhe në mënyrë personale në thëniet tona,
bullettë njohim dhe të shmangim mesazhet nënvlerësuese drejtuar bashkëbiseduesit, 
bullettë përshkruajmë dhe jo të gjykojmë sjelljen problematike / shqetësimet,
bullettë dëgjojmë tjetrin në mënyrë aktive, të njohim rrugëmbylljet e komunikimit duke i shndërruar ato në dëgjim aktiv,
bulletNdjenjat t'i shprehim me fjalë dhe jo me vepra,
bullettë mos japim asnjë udhëzim sjelljeje.

Përveç ushtrimit të këtyre rregullave të komunikimit bëhet fjalë edhe për njohjen e strategjive të zgjidhjes së një konflikti. Strategji të një komunikimi të ndershëm janë:

bulletBiseda përballë-vënëse,
bulletZgjidhja Secili-Fitues e një konflikiti,
bulletBiseda sqaruese.

Njëra nga strategjitë, që ne praktikojmë çdo ditë është biseda përballë-vënëse. Këtu bëhet fjalë shpesh ose për të realizuar qëllimin tënd - me pushtet dhe në dëm të lidhjes personale -, ose të mos e realizosh këtë qëllim dhe të ndihesh i pakënaqur, sepse situata e padëshiruar nuk ndryshon. Me parimin e komunikimit të ndershëm dhe të hapur ka edhe një rrugë të tretë ndikimi te të tretët, pa dëmtuar lidhjen. 

Një strategji tjetër është “Zgjidhja Secili-Fiton e një konflikti”. Ajo  është e përshtatshme për çështje komplekse, që shpesh kanë të bëjnë me disa persona dhe tek të cilat duhen marrë parasysh shumë nevoja. Një proces i rëndësishëm këtu është shpërbërja e procesit të zgjidhjes në hapa të veçantë.

bulletshpjegimi i nevojës,
bulletmbledhja e ideve të zgjidhjes,
bulletvlerësimi i propozimeve,
bulletvendimi,
bulletplanifikimi dhe zbatimi i kontrollit të suksesit.


Unë-mesazhet

Thëniet në vetën e parë njëjës presupozojnë të marrësh përgjegjësi për atë që thuhet si dhe të jesh konkret dhe i drejtpërdrejtë. Partneri (në konflikt) nuk duhet fajësur (“Ti ...!”), por efekti i veprimit të tij mbi mua vetë është në qendër të thënieve të mia. Të flasësh në vetën e parë njëjës do të thotë të flasësh rreth  perceptimeve personale, dëshirave, nevojave dhe interesave të tua. Unë-mesazhet trupëzojnë një stil gjuhe, i cili dhe pse merret vetëm në mënyrë teknokratike, mund të tingëllojë lehtësisht i pabesueshëm. Ai nuk duhet të përdoret si teknologji, por duhet të shprehe ndjenja të vërteta.

Të shmangen përgjithësimet. Jo të themi:

bullet

“Ne të gjithë e dimë, që ...”

bullet

“Po këtë e thonë të gjithë...”

bullet

“Po ta mendojmë mirë ...”

bullet

“Gjithmonë është e njëjta gjë ...”

bullet

“Ti je krejt ...”

Por:

bullet

“Unë dëshiroj, që ...”

bullet

“Unë shqetësohem, që ...”

bullet

“Kjo tek unë sjell ...”

bullet

“Nuk jam i sigurt, nëse e kuptove si duhet ...”

Të bëhen të qarta efektet e sjelljes në ndjenjat e tua:

bullet

“Kur ju thoni/bëni kështu..., kjo shkakton te unë  ...  / unë ndihem... sepse ...”
 

Rruga e tretë për të zgjidhur konfliktet ka të b