Pyetesori
Lart

 


 

Pedagogjia e Paqes

Thellim: Peer Mediation në shkollë - Pyetësori mbi punën e mediatorëve

Si shembull kemi zgjedhur pyetësorin e mëposhtëm të nxënësve të një shkolle gjermane:


Pyetësor

Ju me siguri e pyesni veten përse e keni marrë këtë pyetësor. Ne, stafi i mediatorëve kemi qenë vjeshtën e vitit të shkuar në një kurs treditor, në të cilin jemi marrë me konfliktet në shkollë. Detyra jonë është tanimë t'ju ofrojmë mbështetjen tonë në zgjidhjen e konflikteve. Ne do të gëzoheshim, nëse do t'u përgjigjeshit sinqerisht pyetjeve dhe të na ktheni më pas pyetësorin.

1. A ke vërejtur/përjetuar një apo disa konflikte në shkollën tonë?

 po     jo

2. Sa shpesh ndodhin konflikte në shkollën tënde?

 shpesh             rrallë         kurrë

3. Sa shpesh ke marrë pjesë ti në to?

 rrallë             kurrë             ndonjëherë

4. Çfarë lloj konfliktesh ndeshen në shkollën tënde?

 mes dy nxënësve
 mes një grupi dhe klasës
 mes një nxënësi dhe klasës
 mes dy grupesh brenda klasës
 mes një nxënësi dhe një mësuesi
 mes një grupi nxënësish dhe mësuesit
 mes klasës dhe mësuesit
 mes nxënësve dhe prindërve
 të ndryshme

Përshkruaj shkurtimisht konfliktin/tet:

____________________________________________________

____________________________________________________

____________________________________________________
 

5. A të shqetësojnë konflikte të tilla?

 po                pak            aspak

6. A ndërhyn dikush në ndonjë rast? Nëse po, kush?

 po                jo

7. Përmes punës sonë prej mediatorësh Ju ofrohet mbështetje. A do ta pranoje atë?

 po                jo

8. A mendon, se kjo do të kontribuonte në një menaxhim më të mirë të konflikteve në shkollë?

 po                jo

Nëse po, në cilin prej konflikteve të listuara në pyetjen 4 do të mund ta përfytyroje veten?

____________________________________________________

____________________________________________________

____________________________________________________
 

Klasa e : ____________

 mashkull        femër

Shumë përshëndetje dhe faleminderit për bashkëpunimin Tuaj.

[Pyetësor i stafit të mediatoreve të gjimnazit  Friedrich-Schiller, Pfullingen, 2000]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.