Nëntë nivelet e
përshkallëzimit
të
një konflikti
sipas Friedrich Glasl
1. Ngurtësimi: Pozicionet
ngurtësohen dhe
përplasen me
njëri-tjetrin. Të
qenët
të
ndërgjegjshëm
për tensionet e ardhshme çon
në
kontraktime. Megjithatë ekziston ende bindja,
që konfliktet mund
të zgjidhen
përmes
bisedave. Nuk ka ende palë apo kampe
të ngrira.
2. Debati: Zhvillohet një
proces
polarizimi
në
mendim, ndjenjë
dhe
dëshirë. Lind
kështu
një proces bardh-e-zi
të menduari si dhe
një
pozicionim superioriteti dhe inferioriteti.
3. Aksionet: Bindja që
“bisedat nuk kanë
më dobi”
bëhet e
rëndësishme dhe
njerëzit ndjekin
një strategji
të fakteve
të
mirëqena.
Empatia për “tjetrin” humbet, rreziku i interpretimeve
të gabuara
rritet.
4. Imazhet/koalicionet: “Vatra e thashethemeve” zien, ndërtohen
kështu stereotipe dhe
klishé. Palët
tërheqin
njëra-tjetrën
në role negative dhe
luftojnë
kundër
njëra-tjetrës. Vendin e ka
procesi i rekrutimit të
mbështetësve.
5. Ulje imazhi: zhvillohen sulme publike dhe direkte (të
ndaluara), që
kanë
për
qëllim uljen e imazhit
të
kundërshtarit.
6. Strategjitë
e
kërcënimit:
Kërcënimet dhe
kundërkërcënimet
rriten. Përmes shpalljes
së ultimatumeve
përshpejtohet procesi i
përshkallëzimit
të konfliktit.
7. Goditje të
kufizuara
asgjësuese: Kundërshtari nuk shihet
më si
njeri. Realizimi i goditjeve të kufizuara
asgjësuese konsiderohet si
përgjigje e
“përshtatshme”.
Përmbysje e
vlerave: një
dëm
personal relativisht i vogël
vlerësohet si fitim.
8. Copëtimi:
Shkatërrimi dhe
shpërbërja e sistemit
të armikut
ndiqet në
mënyrë intensive si
qëllim final.
9. Së
bashku në
humnerë: Kalohet
në konfrontim total pa kthim
prapa. Asgjësimi i kundërshtarit duke
marrë
në sy rrezikun e
vetëasgjësimit.
[aus:
Friedrich Glasl: Menaxhimi i konflikteve. Një manual
për
udhëheqës dhe
këshilltarë. Bot. 2, Bern/Stuttgart 1992]