Ajsberg
Lart Pershkallezimi Ajsberg

 


 

Pedagogjia e Paqes

Modeli Ajsberg i dinamikës së konflikteve

Dinamika e një konflikti krahasohet shpesh me një ajsberg. Modeli Ajsberg ilustron, se në sipërfaqe është e dukshme vetëm një pjesë e vogël e asaj, që përcakton një konflikt. Në rastin e një ajsbergu, gjashtë të shtatat gjenden nën ujë dhe janë të padukshme - por është pikërisht kjo pjesë që përcakton madhësinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të ajsbergut. Modeli Ajsberg shpesh përdoret për të ilustruar faktin, që vetëm një pjesë e ngjarjes dhe dinamikës së konfliktit është drejtpërsëdrejti e prekshme. Pjesët e tjera të dinamikës duhen deduktuar.

Konfliktet zhvillohen gjithmonë në të dy nivelet: në nivelin konkret dhe në nivelin psikosocial. Të njohësh të dy nivelet, të shohësh ndikimet e tyre të ndërsjellta dhe, gjithsesi, të mund t'i ndash nga njeri-tjetri është shumë e rëndësishme.

bullet

Niveli konkret: Temat konkrete të formuluara, sjelljet e vëzhgueshme, faktet janë maja “objektive” e ajsbergut.
 

bullet

Niveli psikosocial: Ankthet, pasiguritë, dëshirat, ndjenjat, tabutë etj. nuk janë të vëzhgueshme drejtpërsëdrejti, por ekzistojnë në mënyrë masive. Ato shpesh mbeten pa shprehur duke vepruar  pothuaj në fshehtësi.

Shpesh ngjarjet konfliktuale i dominon niveli psikosocial. Sa më shumë të përshkallëzohet një konflikt, aq më i rëndësishëm bëhet ky nivel. Për këtë arsye, njohja dhe kuptimi i nivelit psikosocial është një hap i rëndësishëm  në krijimin e një ideje gjithëpërfshirëse rreth konfliktit. Ngritja e nivelit psikosocial në vetëdije, duke ia shkëputur kështu dinamikës së pavetëdijshme, do të thotë të përfshish në rrezen e vështrimit objektin e vërtetë të konfliktit duke e shndërruar kështu atë (sërish) në të negociueshëm. 

[Autor: Günther Gugel, Instituti per Pedaagogjine e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.