|
Shembull për
përpunimin
konstruktiv të
një konflikti:
Zgjidhja e konflikteve në mjedisin
përreth
shkollës
Në
këtë fragment
bëhet
fjalë
për
çështje themelore
të
një raporti konstruktiv me konfliktet
në mjedisin
përreth
shkollës.
Perceptimi
dhe interpretimi
Që
konfliktet të mund
të zgjidhen, duhet
që ato fillimisht
të
perceptohen. Çdo
veprim presupozon perceptimin e
një situate dhe interpretimin e saj
(në
të
shumtën e rasteve
të
pavetëdijshem).
Në
mënyrë,
që interpretimi i nxituar shpesh
i karakterizuar nga paragjykime dhe ide armiqësish si dhe atribuimi i
cilësive, bindjeve dhe
qëllimeve
të veprimit
të
bëhet i
dukshëm
duhet, që ky
proces perceptimi dhe interpretimi
të
bëhet me
vetëdije. Kjo mund
të ushtrohet
p.sh. gjatë
punës me histori figurash.
Alternativa veprimi
Jo pak herë zgjidhjet konstruktive
të konflikteve
dështojnë
për shkak
të
mungesës
së alternativave
të veprimit. Shpesh dhuna dhe sjelljet josociale
përdoren
atëherë kur nuk ka alternativa
të tjera
në dispozicion ose kur
këto nuk
duken se
premtojnë
sukses.
Prindërit,
edukueset/it dhe mësueset/it, por edhe të
rinjtë,
në
praktikën e
përditshme edukative dhe
mësimore
përballen vazhdimisht me
sfidën e
nevojës
për
të vepruar
në situata jo
të
qarta. Në
këtë
rast, ata nga
një
spektër
alternativash veprimi shkëpusin
një
mostër sjelljeje shpesh problematike (kalim
norme, përdorim
dhune).
Një hap i
tillë mund
të
çojë
në keqkuptime fatale ose edhe
në procese
përshkallëzimesh.
Të
bësh
të
qartë,
që
në çdo
situatë
janë
të mundshme disa
mënyra
veprimi, ky është
një hap i
parë drejt zgjerimit
të spektrit personal
të
veprimeve. Kjo mund të ushtrohet
p.sh. përmes zhvillimit
të
skenarevë.
Zgjidhja e konflikteve të
përditëshme
Konfliktet e përditshme mund
të zgjidhen shpejt dhe
në
mënyrë
të
pakomplikuar, nëse mbahen
parasysh disa rregulla të
caktuara. Këto rregulla duhet
të
bëhen
të ditura,
të
diskutohen dhe të
përdoren. Rregullat tona, formuluar
në
bazë shembujsh, i
referohen raportit me konfliktet e të
përditshmes
së
fëmijëve dhe
adoleshentëve.
Me rëndësi
qendrore
në
të
gjitha përpjekjet
për
të zgjidhur konfliktet
është faktori i komunikimit.
Komunikimi mund të
kontribuojë
në
mënyrë efektive
në
përpunimin e
një
konflikti, nëse
janë
të njohura rregullat e komunikimit. Meqenëse sjelljet
komunikative kanë
një
strukturë
të
ndërtuar dhe fiksuar
në vite,
atëherë
është e nevojshme,
që
këto rregulla
të ushtrohen
herë pas here.
Nëse konfliktet
përshkallëzohen, do
të ishte
një
ndihmë e madhe,
nëse do
të futej
në
lojë
një
palë e
tretë. Peer Mediation në
shkollë
është
një
metodë e
rëndësishme.
Mësimi dhe struktura e
shkollës
Përveç
Peer
Mediation në
shkollë duhet
të
ketë edhe
elemente
të tjera
të
përpunimit
të
konflikteve shkollore.
Këta
komponentë
të
rëndësishëm
kanë
të
bëjnë si me
komunikimin mësues-nxënës, rregullat
në raportin me
njëri-tjetrin,
ngjarjet në procesin
mësimor, ashtu edhe me
të
gjithë
strukturën e
shkollës.
[Autor: Günther Gugel, Instituti
per Pedagojine e Paqes ne Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|