|










| |
Analiza
e konfliktit
Që
të mund
të
përpunojmë konfliktet
në
mënyrë konstruktive, ato fillimisht duhen
kuptuar. Në
rastin e një konflikti duhet jo
vetëm,
që ai
të
bëhet i
dukshëm
në
dinamikën,
formësimin dhe efektet e tij, por duhen
përceptuar edhe
mënyrat e
sjelljes të
përdorura nga
palët
në
konflikt, si dhe interesat dhe nevojat, që fshihen pas tyre.
Këtu
është
gjithmonë e
rëndësishme
të aktualizohemi
në lidhje me faktin, se
cilit nivel vërtetësie i referohen informacionet dhe alternativat e
të vepruarit. Tilman
Grammes dhe Agnes Tandler dallojnë
në
punën edukuese
këto nivele
vërtetësie:
 | Vërtetësi
dokumenti:
gjurmët gojore dhe
të shkruara,
që ka
lënë
një proces i
caktuar: fjalime, protokolle, shënime
aktesh, formularë,
fletë-volante etj
|
 | Vërtetësi
mediash:
informimi rreth një procesi
të caktuar: artikuj gazetash, njoftime
radioje
apo televizioni, njoftime të
shërbimeve
të informacionit, komente, letra
lexuesish etj.
|
 |
Vërtetësi
refleksioni: Raporte përmbledhëse,
analiza, studime shkencore etj.
|
 |
Vërtetësi
didaktike: Librat e shkollës, materiale
mësimore
etj.
|
Përjetimi subjektiv i
pjesëmarrësve
në
një
konflikt duhet dalluar nga këto nivele të vërtetësisë. Në konflikte
kryqëzohen
gjithmonë interesa dhe nevoja
të
shumëllojshme
me mundësi
të ndryshme dhe
nivele të ndryshme
të
vërtetësisë, me
qëllim
sigurimin e audiencës dhe ushtrimin e ndikimit
(pushtetit).
Në
analizën e konflikteve nuk
bëhet
fjalë
vetëm
për bashkimin e informacioneve
dhe gjurmëve
të ndryshme, por para
së gjithash
për
interpretimin, gjykimin dhe vlerësimin e
këtyre
informacioneve.
Meqenëse komunikimi
në
të gjitha format e tij (verbale, simbolike, jo-verbale)
vlen si celësi i
ndërtimit
të
një raporti konstruktiv me
konfliktet, atëherë
analiza e premisave të
një komunikimi
të
arrirë merr
një
rëndësi
të
veçantë.
Psikologë
socialë tërheqin
gjithmonë me
të
drejtë
vëmendjen, se
ne mund
të njohim
me të
vërtetë
diçka, vetëm kur kemi konceptet
për t'i
emërtuar
ato, dhe se ne
mund të
kuptojmë
diçka, vetëm kur kemi
në dispozicion modele
(të
paktën
të
përkohshme)
shpjegimi. Pra analiza e konfliktit ka të
bëjë me sistemimin e
perceptimeve dhe me
ofertën e
ndihmës
në
shpjegim.
Këtu
bëhet gjithashtu e
qartë, se nuk ekziston
vetëm një
metodë „e
saktë“
e analizës
së
një konflikti, por ka linja
të ndryshme
metodike, përdorimi
kuptimplotë i
të cilave varet nga situata
përkatëse
specifike:
Dhjetë
metodat e analizës
së
një konflikti
Metodat e analizës,
që
trajtojnë
të
gjithë konfliktin
në
tërësi:
1. Kategorizimet dhe sqarimet e para [... më
shumë]
2. Pyetje sistematike: modeli i analizës nga Ulrike Wasmuth
[... më
shumë]
3. Pyetje
sistematike: modeli i analizës nga
“Media
Peace Centre”
[... më
shumë]
4. Pyetje
qarkore / ndërrim perspektive
[... më
shumë]
5. Mapping: Vizualizimi i konfliktit
[... më
shumë]
6. Puna me studime të
një rasti
të caktuar
[... më
shumë]
Metoda, që
sqarojnë aspekte
të veçanta
të
një konflikti:
7. Pamje statujash
[... më
shumë]
8. Analiza e fushës
së forcave ndikuese
të
një konflikti
[... më
shumë]
9. Të njohim dhe
formulojmë pozicionet tona
[... më
shumë]
10. Unë
në
konflikt: imazhi për vetveten
[... më
shumë]
|
[Autor: Günther Gugel, Instituti
për
Pedagogjinë e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|