|
1. Heqja dorë nga
dhuna
Kur një
konflikt kërcënon
të
përshkallëzohet ose
tashmë
është
përshkallëzuar, apeli
më i
lartë
është heqja
dorë nga
dëmtimet trupore ose nga
kërcënimi i
kundërshtarit.
2. Ndryshimi i këndvështrimit
Hedhjet e njëanshme
të fajit e
pengojnë
në
mënyrë masive
përballjen
konstruktive me konfliktet. Nëse konflikti
vlerësohet si
një problem i
përgjithshëm,
atëherë hapen
këndvështrime
të reja.
3. Gatishmëria
për
të biseduar
Pa kontaktin me palën
tjetër
në konflikt
rrugët
për
një çtensionim
të
potencialit shpërthyes
të konfliktit
janë
të mbyllura. Bisedat
janë
ato, që
bëjnë
të mundur
një
përkufizim
të
parë
të objektit
të konfliktit.
Mundësi: Rreziku i keqkuptimeve
zvogëlohet.
4. Aftësia
për
të dialoguar
Përmes dialogut,
kundërshtarët
mësojnë ta
konsiderojnë veten si
partnerë
në
konflikt. Në
këtë
mënyrë rritet
gatishmëria
për
të gjetur
një zgjidhje
të
përbashkët.
5. Ndërmjetësimi
Nëse realizimi i
një dialogu nuk
është i mundur, gjendja nuk
është aspak e
pashpresë. Shpesh
në
një
situatë
të
tillë ndihmon,
nëse
një “pale
të
tretë” i
kërkohet
të
ndërmjetësojë.. |
6.
Besimi
Përpunimi i konflikteve ka
nevojë
për
besim. Për
këtë arsye lihen
mënjanë konfliktet e
njëanshme dhe veprimet personale
bëhen transparente.
7. Rregullat e Fair-Play
Për
përpunimin e konflikteve lidhet
një
marrëveshje
për rregulla
të
përbashkëta. Ato prekin
të gjitha aspektet e raporteve
të
ndërtuara me
njëri-tjetrin. Besimi këtu
është i
nevojshëm. Ai rritet,
nëse
partnerët
në
konflikt sillen në
mënyrë
të hapur dhe
të
sinqertë.
8. Empatia
Në dialog ose
përmes
ndërmjetësimit
është e mundur
të kuptosh
këndvështrimet, detyrimet dhe interesat e partnerit
në konflikt
për t'i
marrë ato
më
pas parasysh
në sjelljen
tënde. Nga ana
tjetër rritet edhe
gatishmëria
për
të
marrë
përsipër
përgjegjësinë
për
pjesën
tënde
të
konfliktit.
9.Të
përbashkëtat
Janë
të
përbashkëtat dhe jo dallimet ato
që njihen
gjithnjë e
më
shumë
prej partnerëve
në
konflikt. E
këtu ndodh edhe
një afrim me bindjet dhe
vlerat përkatëse.
10. Kompensimi i interesave dhe pajtimi
Një raport i ri mes
palëve
në konflikt
është duke u
zhvilluar. Në
rastin ideal do të gjendet
një zgjidhje, me
anë
të
së
cilës interesat e
të
dyja palëve do
të
jenë
të
kënaqur
të
paktën
pjesërisht.
Kështu
bëhet i
mundur pajtimi. |