Kursi baze 4
Lart Kursi baze 2 Kursi baze 3 Kursi baze 4 Kursi baze 5 UNESCO

 

Konflikti
Analiza
Zgjidhja
Shembull


 

Pedagogjia e Paqes

Kursi bazë 4: Çfarë bëjnë pedagogët e paqes?

Pasi në Kursin bazë 2 u fol për sfondin politiko-shkencor, pra, për analizën e  paqes dhe konfliktit, ndërsa në Kursin bazë 3 për sfondin teorik të edukimit të paqes, kurset bazë 4 dhe 5 i drejtohen praktikës: Çfarë bëjnë pedagogët e paqes? 

Natyrisht, në kuadrin e dy kurseve bazë ne nuk mund të krijojmë një pamje të plotë, madje as edhe të përafërt të shumëllojshmërisë së asaj, që bëhet në fushën e edukimit të paqes. Për këtë arsye kemi përzgjedhur dy aspekte thelbësore:  Menaxhimi konstruktiv i konfliktit (Kursi bazë 4) dhe tematikën Pedagogjia e Paqes dhe Fair Play (Kursi bazë 5). Në të dyja kurset bazë u referohemi materialeve të Institutit për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen, dhe për këtë falënderojmë përzemërsisht.

Menaxhimi konstruktiv i konflikteve - thelbi i edukimit te paqes

"Menaxhimi konstruktiv i konflikteve bën pjesë në thebin e përhershëm të debatit rreth luftës dhe paqes. Analistët dhe edukuesit e paqes përfaqësojnë të njëjtin mendim duke thënë, se konfliktet me bazë të drejtat e njeriut duhet të mbyllen pa dhunë dhe pa kërcënim dhune. Orientimi për nga norma të vlefshme ligjore si dhe procedurat për zgjidhje dhe ndërmjetësim luajnë këtu një rol qendror. 

Nuk ka rëndësi, nëse konfliktet i konsiderojmë si prirje të natyrës sociale të njeriut apo si pasojë interesash të ndryshme shoqërore, mënyra e mbylljes së një konflikti vazhdon të mbetet kriteri vendimtar për aftësinë për paqe. Me fjalinë: "Tell me, how you behave in conflict, I'll tell you, how much peace culture you have", analisti i paqes Johan Galtung karakterizon në mënyrë të arrirë këtë varësi. 

Gjithsesi, mënyra, se si mbyllet një konflikt, varet ndër të tjera edhe nga ajo, se si kuptohet "thelbi" i konflikteve dhe se çfarë funksionesh u atribuohen atyre në bashkëjetesën njerëzore. Nëse konfliktet kategorizohen si forcat kryesore lëvizëse të shndërrimeve sociale, atëherë ato përmbushin një funksion pozitiv - dhe dinamika e tyre duhet të shfrytëzohet për ndryshime pozitive. Nëse konfliktet perceptohen si faktorë shqetësues deri edhe kërcënues për rendin ekzistues, atëherë ato shtypen dhe trajtohen si komponentë të padëshirueshëm.

Sot janë të nevojshme dhe të kërkuara mënyra të reja të të menduarit dhe të vepruarit, të cilat marrin në konsideratë disa të vërteta, pikërisht "tënden, timen madje edhe ndonjë tjetër", të cilat mbajnë parasysh, se në një konflikt mund të fitojnë, por edhe mund të humbin të gjithë, dhe që arrijnë të njohin, se dinjiteti i tjetrit duhet ruajtur edhe në një situatë konflikti.

Raporti, që ndërtohet me konfliktet, të mësuarit brenda dhe jashtë konflikteve mund të sensibilizojë për situata konfliktuale, të kontribuojë dhe të ndihmojë për një kuptim më të gjerë të dinamikës konfliktuale, që kështu të njihen më mirë  mënyrat e reagimit. Pedagogjia e paqes mund të kontribuojë në atë, që fëmijë dhe të rinj (por edhe të rritur) të mos kenë më frikë nga konfliktet. Më tej, ajo mund të ndihmojë, që dinamika e konfliktit në planin e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe mes grupeve të mos përshkallëzohet në përdorim dhune; përveç kësaj, ajo mund të kontribuojë edhe në atë, që dijet bazë rreth menaxhimit konstruktiv të një konflikti të shndërrohen në një të mirë të përbashkët.

Megjithatë, pedagogjia e paqes nuk mund t'i krijojë e vetme kushtet kuadër të domosdoshme për një shoqëri, që dhunën e ka kthyer në tabu dhe që i vë pritë një parimi konkurrence, që po degjeneron. Këtu kërkohen shumë iniciativa mbështetëse dhe shoqëruese."

[Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen]


Ky kurs bazë ndahet në kapitujt e mëposhtëm: 

bullet

KONFLIKTI: Çfarë janë konfliktet? Çfarë është tipike për konfliktet? (Dinamika e përshkallëzimit etj.)
 

bullet

ANALIZA: Analiza e konfliktit si mjet ndihmës (Shkaqet dhe sfondet, pikëmbështetje për zgjidhjen e konflikteve)
 

bullet

ZGJIDHJA: Menaxhimi konstruktiv i konflikteve
 

bullet

SHEMBULL: Konflikte në shkollë (në një fushë të afërt)

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.