Parimet
Lart Parimet Pikenisja Bazat Fqinje Kufijte

 

Basics


 

Pedagogjia e Paqes



Në fragmentin e mëposhtëm Günther Gugel dhe Uli Jäger nga Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen formulojnë disa Parime bazë për punën e Pedagogjisë së Paqes.

Duke qenë se Pedagogjia e paqes kritikohet gjithnjë për një tendencë të sajën për një botëkuptim naiv dhe idealizues dhe /ose për njëanshmëri, të dy këta autorë kanë hartuar një "basics"-listë të Pedagogjisë së Paqes, e cila prezantohet në një faqe më vete.

"Edukimi i paqes nuk ndodh në shoqërinë e vendit të askujt, por ka gjithmonë lidhje me konflikte të fshehura apo të zhvilluara hapur. Ai përpiqet të zbulojë objektet e konflikteve, t'i bëjë ato të dukshme dhe të ofrojë mundësi përballjeje. Në raste të caktuara raporti me konfliktet është përcaktuar edhe si qendra e edukimit të paqes. Ndonjëherë edukimi i paqes mund të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e konflikteve, ai, në rastin më të mirë, mund të përpunojë edhe zgjidhje konfliktesh. Gjithsesi, ai kërkon të kontribuojë në zhvillimin me sa më pak dhunë të konflikteve. 

Por nuk duhet, që edukimi i paqes, për hir të një paqeje dhe harmonie të gënjeshtërt, të ndikojë, që njerëzit të mësohen me potencialet konfliktuale. Për këtë arsye, edukimi i paqes është gjithmonë në kundërshtim me realitetin jo-paqësor dhe nuk mjaftohet me "mbajtjen larg" të konflikteve të lindura nga një realitet social në nivel individual apo shoqëror, por synon përballjen me interesat, që fshihen pas tyre (parimi i aftësisë konfliktuale). Kjo ide bazë për konfliktet ka qenë shpesh shkak kritikash për edukimin e paqes, dhe pikërisht, që përmes heqjes së tabuve dhe problematizimit ai shkakton dhe nxit vetë konflikte shoqërore (...).

Sikurse është përmendur tashmë, në edukimin e paqes bëhet fjalë për inicimin e proceseve shoqërore dhe politike të të mësuarit në kuptimin e zhvillimit të sjelljes prosociale dhe të aftësisë për pjesëmarrje politike. Megjithëse edukimi i paqes është një edukim i lidhur dhe orientuar për nga vlerat, do të kishte qenë në kundërshtim me parimet e tij nëse do të indoktrinonte vlera dhe norma të fiksuara në mënyrë të njëanshme. Për këtë arsye, përfundimi i proceseve tashmë të iniciuara të të mësuarit mbetet i hapur (parimi i hapjes).

Më tej përmendim parimin e përputhjes: qëllimet, përmbajtjet dhe metodat e të mësuarit duhet të korrespondojnë me njëra-tjetrën. Kjo do të thotë mes të tjerash, se në procesin e edukimit dhe arsimimit, as në situata konkrete dhe as në organizimin e proceseve të të mësuarit nuk mund të përdoret apo prodhohet dhunë, për të mos rënë në kundërshtim me objektivin e një përpunimi pa dhunë të konflikteve individuale, shoqërore ose ndërkomb
ëtare (parimi i mungesës së dhunës).

Përveç kësaj, edukimi i paqes duhet të orientohet për nga nevojat dhe problemet e adresatëve të vet (parimi i orientimit për nga nevojat) si dhe të ketë kontakt të vazhdueshëm me stadin aktual të kërkimit shkencor (të paqes), duke mos qenë kështu vetëm ndërmjetësi i tij (parimi i verifikueshmërisë).

Edukimi i paqes, ashtu si çdo përpjekje tjetër pedagogjike, orientohet për nga ndryshimet dhe proceset afatgjata të të mësuarit dhe përshtatet në mënyrë të pjesshme për ndërhyrjet në krizat aktuale në rolin e një "zjarrfikësi pedagogjik". Këtu duhet parë qartë rreziku i instrumentalizimit politik, sepse përçimi i vlerave të caktuara të moralit apo deri edhe i bindjeve politike në kushtet e presionit të një problemi nuk mund të jetë qëllim i edukimit të paqes.

Përkundrejt gjithë autoriteteve dhe p
ersonave përgjegjës, edukimi i paqes duhet të ruajë gjithmonë pavarësinë e tij (parimi i pavarësisë). Në sfondin e interesave politiko-partiake dhe diferencave botëkuptimore, edukimi i paqes është gjithmonë i rrezikuar të instrumentalizohet, nëse nuk sqarohen konceptet, qëllimet dhe përmbajtjet. Në mbyllje edukimi i paqes duhet të angazhohet në mënyrë konsekuente, që të mbahen gjithmonë parasysh interesat e viktimave të luftës dhe të dhunës (parimi i partishmërisë)."

[Günther Gugel / Uli Jäger:
Nuk është e thënë të jetë dhunë. Hyrje në të menduarit dhe vepruarit sipas kendvështrimit të Pedagogjisë së Paqes. Bot.3,  Tübingen 1997; Versioni në internet: http://www.friedenspaedagogik.de/themen/f_erzieh/fe3.htm]

"If peace is both the destination and the journey then what we teach and how we teach it must not be separated in our preparations for working with pupils." - Patrick Whitaker, Curriculum Considerations; in David Hicks, Ed., Education for Peace

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.