Veri-Jug
Lart Sfidat Veri-Jug

 


 

Pedagogjia e Paqes

"Kundërshtia e gjerë mes "të pasurit" dhe të "varfrit", si tipar kryesor i raportit Veri-Jug, përbën detyrën urgjente të Pedagogjisë së Paqes në kohën tonë. Realizimi i saj pa dhunë dhe pa luftë duhet të mbetet lajtmotiv (...). Përveç faktit, që varfëria absolute, që ndeshet në vendet në zhvillim dëshmon për  struktura jo-paqeje të patolerueshme në kuptimin e  dhunës së strukturuar, duhet pritur edhe që njerëzit,duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për gjendjen, të reagojnë kundër dhunës. Përveç disniveleve Veri-Jug si dimension i një konflikti global në Botën e Tretë ka edhe shumë zona të tjera konfliktesh, të cilat gjithashtu duhet të shndërrohen në objektin e Refleksioneve të Pedagogjisë së Paqes. Si pasojë e ndryshimit të kufijve, ndërmarrë shpesh nga fuqitë e dikurshme koloniale sipas pikëpamjeve politiko-pushtetare, u ndanë etnitete, që duke patur kulturë dhe gjuhë të përbashkët kërkojnë me ngulm ribashkimin, duke u shndërruar kështu në burim të vazhdueshëm konfliktesh. Një potencial të tretë konfliktesh përbëjnë përpjekjet për autonomi kulturore, sikurse është shfaqur që prej viteve 60të në formën e afrikanizimit, arabizimit dhe islamizimit."

[nga: Dieter Nohlen (Hrsg.): Enciklopedi Bota e Tretë, vende, organizata, teori, koncepte, persona, Reinbek 1991, F. 249-250]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.