Fqinje
Lart Parimet Pikenisja Bazat Fqinje Kufijte

 

Sfidat
Veri-Jug


 

Pedagogjia e Paqes



Pedagogjia e Paqes nuk mund të kufizohet qartë nga disiplinat fqinje si edukimi i demokracisë, i të drejtave të njeriut, në çështje të Botës së Tretë ose në çështje të mjedisit. Pikërisht kjo është tema e fragmentit të mëposhtëm nga Günther Gugel dhe Uli Jäger. Këtë mban në konsideratë edhe koncepti i ri "Të mësuarit global", që skicohet në një  faqe të veçantë. Më tej një fragment i shkurtër argumenton, se kundërvënia Veri-Jug është detyra kryesore e Politikës së Paqes për të tashmen.

Afërsia me edukimin në çështje të mjedisit, të Botës së Tretë dhe të drejtave të Njeriut.

"(...) Nuk është e mjaftueshme, që fushën e objekteve të edukimit të paqes ta kufizojmë vetëm në problematikën e armatimit dhe të sigurisë. Hans Nicklas dhe Änne Ostermann, të cilët merren me pedagogjinë e paqes në  Fondacionin për kërkime shkencore rreth paqes dhe konflikteve në Hessen, propozojnë, që në fushën e objektit të edukimit të paqes të përfshihen sistematikisht ato aspekte të problematikës së Mjedisit dhe Botës së Tretë, që nënkuptojnë ose shkaktojnë dhunën.

Një përqasje speciale e Pedagogjisë së Paqes ndaj problematikës veri-jug është p.sh. debati mbi pasojat e eksporteve të armatimit të shteteve industriale në vendet e Botës së Tretë.  Edhe shkaqet e lëvizjeve të migrimit dhe reagimet mbrojtëse në Evropë apo "Portreti armiqësor i islamizmit" janë tema, me anë të të cilave mund të trajtohet problematika veri-jug me referenca dhe përvoja personale. Dimensioni ekologjik i edukimit të paqes rezulton p.sh. nga debati mbi konflikte, që lindin si pasojë e gjendjeve problematike ekologjike (grindje rreth resurseve të rëndësishme si p.sh. ujit).

Në praktikën pedagogjike ka, si për nga përmbajtjet e tematizuara ashtu edhe për nga metodat e ofruara dhe modelet didaktike, shumë fushëprerje mes edukimit të paqes dhe disiplinave të tjera, shpesh të ashtuquajtura "Edukimi i mbijetesës": pikërisht në edukimin në çështje të mjedisit dhe të Botës së Tretë. Fushëprerjet dhe bashkëpunimi do të përforcohen në të ardhmen, sepse ndërthurja e përmbajtjeve të problemeve globale, pra, edhe e dramatikës së tyre është në rritje të vazhdueshme.

Kështu prej disa vitesh ka diskutime kontroverse, se deri në ç'masë mund të sillen bashkë premisat dhe përvojat e ndryshme pedagogjike, për të mbështetur ose riorganizuar të mësuarit dhe të vepruarit duke patur parasysh problemet globale dhe internacionalizimin në rritje të botëve jetësore (p.sh. përmes teknologjive të komunikimit). Përveç kësaj kapacitetet në dispozicion për kundërmasa pedagogjike dhe politike zvogëlohen gjithnjë e më tepër dhe një bashkëpunim më i thellë jo vetëm do të ishte i frutshëm për nga pikëpamja e përmbajtjes, por, parë nga këndvështrimi politiko-praktik, po bëhet deri i domosdoshëm.

Linja të tilla si ato të edukimit të paqes ndjek edhe edukimi i të drejtave të njeriut, i cili mbështetet nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si p.sh. nga amnesty international. Këtu bëhet fjalë kryesisht për përçimin e njohurive në lidhje me shkaqet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, kohët e fundit edhe në lidhje me asistencën në debatin për çështjen, nëse të drejtat e njeriut (si dhe cilat prej tyre) mund të pretendojnë vlefshmëri universale ose deri në ç'masë mund të justifikohen ndërhyrjet duke përdorur referencën e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Por këtu bëhet fjalë edhe për çështjen se si mund të jenë të realizueshme këto njohuri në veprime konkrete: "Një edukim efektëv i të drejtave të njeriut duhet matur me faktin, se deri në ç'masë është arritur, që përmes konfrontimit me shkeljet e të drejtave të njeriut njohuritë objektive të zgjerohen në implikim subjektiv. (...) Konfrontimi me shkeljet e të drejtave të njeriut si "Parim njohjeje dhe të mësuari" duhet t'i përcjellin çdo individi idenë, që të drejtat e njeriut si kritere të veprimit politik dhe moral universal në vendin tënd (për secilin personalisht) janë të lidhura ngushtë me realizimin e tyre në çdo vend tjetër (për të gjithë të tjerët)" (Hildegard Karig).

(...) Pedagogjia e zhvillimit merret me çështjen se çfarë mësohet në shtetet industriale  rreth vendeve të "Botës së tretë" si dhe rreth "marrëdhenieve veri-jug", dhe jep impulse nxitëse për praktikën pedagogjike. Në të kaluarën pedagogjia e zhvillimit i ka vënë një theks të veçantë zhvillimit të modeleve të të tmësuarit, një fushë kjo, që është lënë shumë pas dore nga edukimi i paqes.

Nëse ndjekim diskutimin në pedagogjinë e zhvillimit, shohim se kjo disiplinë qëndron përballë problemesh të krahasueshme me ato të pedagogjisë së paqes. Megjithë hapat e konsiderueshëm bërë përpara, megjithë një numër të madh mjetesh mësimore (në tridhjetë vitet e shkuara janë botuar më shumë se dymijë e pesëqind materiale pune dhe mësimi në lidhje me politikat për zhvillim!) dhe megjithë mundësitë relativisht të mëdha mbështetëse sot, flitet për një "krizë të pedagogjisë së zhvillimit".

Kjo tezë argumentohet me katër vëzhgime: së pari, pedagogjia e zhvillimit e ka humbur objektin e saj, sepse si pasojë e diferencimit në rritje mund të flitet gjithnjë e më pak për "Botën e Tretë". Së dyti, materialet e shumta didaktike dhe shumëllojshmëria e metodave të praktikuara çojnë në një pasiguri përdorimi të metodave dhe në "kultivimin e rastësisë pedagogjike". Së treti, nuk ka lindur asnjë traditë teorish dhe, së katërti, institucionalizimi i pedagogjisë së zhvillimit në kontekstin e përgjithshëm të sistemeve sociale, që kanë të bëjnë me edukimin, mbetet periferik (...). 

Për të katra fushat e problemeve në pedagogjinë e paqes mund të gjenden shembuj. Kështu, humbjes së objektit të "Botës së Tretë" në pedagogjinë e paqes i korrespondon  humbja e objektit të "Konfliktit Lindje-Perëndim", mbi të cilin ishin përqendruar për dekada të tëra shumë energji. Megjithatë, duhet folur për një krizë të krahasueshme në nivele të ndryshme, se, si  formimi teorik ashtu edhe  shkalla e institucionalizimit të pedagogjisë së zhvillimit, kanë shkuar shumë më përpara se sa pedagogjia e paqes."

[Günther Gugel / Uli Jäger:
Nuk është e thënë të jetë dhunë. Hyrje në të menduarit dhe verpuarit sipas pikëpamjes http://www.friedenspaedagogik.de/themen/f_erzieh/fe3.htm]

Një tekst tjetër u kushtohet sfidave aktuale, përkundrejt të cilave qëndron pedagogjia e paqes pas përfundimit t