|
| |
 |
Teksti i mëposhtëm nga Prof. Dr. Werner Stangl
përshkruan
strukturën e
të
famshmeve Eksperimente-Milgram si dhe
përmbledh
përfundimet
më
të
rëndësishme social-psikologjike
të
tyre. Falënderojmë
autorin për miratimin e tij
miqësor
në lidhje me
përdorimin e tekstit.
|
 |
"Njëri
prej eksperimenteve më
të njohur, por edhe
më
të
diskutueshëm
të
psikologjisë, si
për arsye etike ashtu edhe
për nga ato
eksperimentalo-teknike, është eksperimenti
Milgram. Pyetja, së
cilës
social-psiokologu Stanley Milgram kërkonte t'i jepte
përgjigje
në vitet
'60 kishte
të
bënte me
gatishmërinë e
njerëzve krejt
normalë
për t'iu
përulur
një autoriteti dhe
për
të zbatuar
urdhëra
qartësisht „jo-njerëzore“.
Motivimi për
këto eksperimente e kishte
bazën
në ngjarjet e
Luftës
së
Dytë
Botërore. Si ishte e mundur,
që
nën regjimin e Nacionalsocializmit
të
kishte patur aq shumë
njerëz
të
gatshëm,
për t'u
vënë
në
shërbimin e
makinës
vdekjeprurëse
të
nazistëve? Mos kishte
të
bënte me
një
të
metë
bazë
të karakterit
të
këtyre
njerëzve apo ka situata dhe rrethana
të tilla,
në
të cilat
eventualisht secili do të kishte
qenë
në gjendje
të torturonte
apo të vriste
njerëz
të
tjerë? |
Yale University
publikoi në fillim
të viteve
60-të
në
gazetën lokale
të
New Haven, në shtetin e Connecticut / SHBA,
një njoftim, se
kërkonte persona,
të
cilët do të ishin
të
gatshëm
të merrnin
pjesë
në
një eksperiment mbi
aftësinë
për
të kujtuar dhe
për
të
mësuar.
Që
këtu
bëhej
fjalë
për
një
pretekst për
të
parë se deri
në
ç'masë
njerëzit mund t'i
nënshtrohen
një
autoriteti, këtë
pjesëmarrësit
(jo-studentë) nuk e merrnin me
mend. Vullnetarët njihen me
rolet e tyre në
këtë eksperiment
nëpërmjet drejtuesit
të
eksperimentit. Në
një
eksperiment marrin pjesë çdo
herë dy persona.
Drejtuesi i eksperimentit u shpjegon provuesve, se do të hetohet se
çfarë
efektesh ka dënimi mbi
të
mësuarit. Për
këtë,
pjesëmarrësit do
të
ndahen
në
nxënës
dhe mësues duke
të
tërhequr
një
llotari. Kjo procedurë llotarie,
gjithsesi,
është
e manipuluar duke qenë, se
në fakt
në eksperiment merr
pjesë
vetëm
një provues.
Ky do të
bëhet
mësues. Personi
tjetër,
që merr
pjesë
në
eksperiment, nxënësi,
është student
në
universitet, gjë
që provuesi nuk e di. Rolin e drejtuesit
të
eksperimentit e luan një
mësues 31-vjecar biologjie, i cili kishte
qenë
instruktuar për
këtë
rol; ai kishte origjinë
irlandezo-amerikane, pjesës
më
të
madhe të
vëzhguesve ai iu duk
miqësor dhe i dashur.
Drejtuesi i eksperimentit shpjegon tashmë
eksperimentin. Testi është i
tillë:
nxënësi duhet
të
mësojë
përmendësh disa çifte
lidhjesh dhe partneri i
tij, mësuesi, do ta
testojë.
Pjesëmarrësve
të
eksperimentit u tregohet një "gjenerator
shoku" me një
tabelë
instrumentash. Këtu gjenden 30 butona
elektrike, të
cilët
janë
të renditur
në
shkallë
ngjitëse duke nisur nga 15 Volt ("shok i
lehtë") duke kaluar
në shok
të
mesëm dhe
të
rëndë deri
në
një fuqi prej 450 Volt.
Në
mënyrë,
që provuesi
të ishte i
qartë rreth
këtij mjeti
pranë gjeneratorit
ishte varur një pllakat me mbishkrimin "SHOCK
GENERATOR, TYPE ZLB, DYSON INSTRUMENT COMPANY, WALTHAM, MASS., OUTPUT 15
VOLTS-450 VOLTS", dhe butonat ishin pajisur me shifrat përkatëse
në Volt
nga 15 deri në 450 Volt.
Përveç
kësaj,
në çdo
katër butona mbishkruhej "Shok
i lehtë", "Shok i
pakët" ,
"Shok i mesëm", "Shok i
fuqishëm", "Shok i
rëndë", "Shok
shumë i
rëndë" si dhe "Rrezik: shok
kërcënues",
ndërsa dy butonat
e fundit përmbanin mbishkrimin "XXX".
Detyra e mësuesit
ishte, që, sa
herë
që
nxënësi
të jepte
një
përgjigje
të gabuar,
të aktivizonte butonat
përkatës me elektroshok
në
rritje. Pas këtij sqarimi
mësuesi ndjek drejtuesin e eksperimentit dhe asistentin e tij
në
një
dhomë
tjetër, ku ishte instaluar
një karrige
elektrike. Nxënësi
zë vend
në karrige dhe
lidhet në
të. Atij i lidhen elektroda
në trup
të cilat lidhen
më pas me
gjeneratorin. Në
këtë
pikë
të eksperimentit
nxënësi
lë
të kuptohet se ka
zemër
të
dobët. Drejtuesi i eksperimentit e
qetëson
atë duke i
thënë se shok-et mund
të
jenë
vërtet
jashtëzakonisht
të dhimbshme, por nuk
çojnë
në
dëme
të
vazhdueshme të strukturave qelizore.
Sikurse është
përmendur
tashmë,
nxënësi e di,
që nuk ka arsye
për t'u
shqetësuar.
Ai është asistenti i drejtuesit
të eksperimentit, dhe
zgjidhja se cili do
të
bëhet
nxënës dhe cili
mësues
është e manipuluar. Natyrisht, asistenti i
drejtuesit të eksperimentit nuk
është i lidhur me
të
vërtetë me gjeneratorin e
rrymës; gjeneratori
ynë i shokut nuk
është
gjë
tjetër veçse
një imitim. Por
për
të gjitha
këto provuesi i
vërtetë,
mësuesi, nuk di
asgjë. Madje atij i
është
kërkuar edhe
një
shok-provë prej 45 Volt. Pra, ai
është krejt i bindur,
që
viktima në
dhomën ngjitur do
të
dënohet me
të
vërtetë me goditje rryme. Ai
dëgjon, se, sa
herë ai
dënon
nxënësin, ky reagon, si
të kishte dhimbje
të
vërteta. Provuesi nuk e di, se
këto reagime
nuk janë
gjë
tjetër veçse riprodhim
incizimesh të regjistruara
më
parë dhe
që
përgjigjet e
nxënësit
janë
të
standartizuara.
 |
Tani
fillon eksperimenti i vërtetë.
Nxënësi fillimisht
përgjigjet disa
herë
mirë dhe
rrallë
gabim. Për çdo gabim
mësuesi shtyp rregullisht butonin
përkatës duke
dënuar
kështu
nxënësin e tij me goditje
të
supozuara gjithnjë e
më
të forta
rryme. Në shokun e
pestë (75 V)
nxënësi
fillon të
rënkojë dhe
të
ankohet. Në 150 Volt viktima lutet
të
ndërpritet
eksperimenti, me 180 Volt bërtet, duke
thënë se nuk mund ta duronte
më
dhimbjen. Kur eksperimenti i afrohet pikës, kur
mësuesi duhet
të
aktivizojë butonin me mbishkrimin "Rrezik: goditje ekstreme
rryme", ai dëgjon
viktimën t'i
bjerë murit
në
dhomën
ngjitur. Nxënësi
përgjërohet
rregullisht, të lihet
të
dalë nga dhoma
pranë. Drejtuesi i
eksperimentit sqaron provuesin, se ky reagim ishte natyrisht një
përgjigje
e gabuar, dhe kërkon prej tij
të
aktivizojë butonin e
rradhës me
një
shifër
m | |