|
| |
 |
Teksti i mëposhtëm nga Günther Gugel dhe Uli Jäger
tërheq
vëmendjen
në
lidhje me Sfidat aktuale për
pedagogjinë e
paqes, që
kanë
të
bëjnë
me termin qendror të globalizimit. Koncepti i ri i "të
mësuarit
global" përpiqet
të
përgatisë
për
këto
sfida. |
"Në
debatin me luftën dhe paqen pyetja, se cilat
janë strukturat e jo-paqes, dhe
kërkimi i kushteve
të paqes
janë pika referimi vendimtare
për
pedagogjinë
e paqes. Të dyja
këto „pika fikse“
kanë ndryshuar
në
mënyrë
thelbësore
në 15
vitet e shkuara. Me përfundimin e konfliktit dhe
të
globalizimit, që
ecën me
ritme gjithnjë e
më
të
shpejta, në nivel
ndërkombëtar dalin
në
skenë rreziqe
të
reja të paqes (terrorizmi, tipe
të reja lufte, pretendime hegjemoniale), pa
zgjidhur ende problemet e vjetra (p.sh. përhapja e
mëtejshme e
armëve
bërthamore).
Në
të
njëjtën
kohë „bashkërritja“ e
botës, e lidhur me rritjen e
rëndësisë
së
aktorëve
të rinj (Organizatat Joqeveritare) dhe me zhvillimin e mediave
të
reja mundëson kontakte dhe horizonte
të reja,
të panjohura deri
tani, përtej
gardhit të kufizimeve
kombëtare. Ajo i hap vetvetes
një dimension global
të
të
mësuarit,
përkundrejt
të cilit, nisur nga historia e saj e lindjes, ndihet
e detyruar edhe pedagogjia e paqes.
Shkencëtarët
në mjedisin e
pedagogjisë
së paqes i
mëshojnë
faktit, se është i
domosdoshëm
një ndryshim
gjithëpërfshirës i
mentalitetit për
të zhvilluar
në
mënyrë produktive dhe drejt „paqes“
tërësinë e konstelacionit politik
të
përshkruar.
Në vend
të
një politike
kombëtare interesash, pushteti dhe
prestigji, është
e nevojshme
një
politikë
mirëkuptimi, afrimi dhe pajtimi rajonal, sikurse
thotë Hans Küng, themelues i „Projektit
të etosit
botëror“.
Për
këtë
nuk nevojiten
vetëm
organizata të reja,
por edhe një
mënyrë
e re të menduari.
Shumëllojshmëria
kombëtare, etnike apo
fetare duhet
parë si pasurim i
mundshëm dhe jo si
kërcënim.
Kjo mënyrë e re
të menduari nuk ka
nevojë
për
më
shumë
armiq, por për
partnerë,
konkurrentë ose
oponentë.
Në vend
të
përballjeve ushtarake duhet
të
hyjë
konkurrenca civile. Politika nuk duhet të orientohet
për nga loja e
shumës zero,
tek e cila fiton vetëm
njëri
në kurriz
të
tjetrit. Përtej nivelit apelues, edhe „Projekti
i Paqes“ bëhet
gjithnjë e
më i pavarur duke
marrë
formë
në analiza
të
detajuara dhe përshkrime
të kushteve
të paqes.
 |
Shkencëtari
i paqes nga Bremeni Dieter Senghaas, i cili bëri
në vitet
'70 pyetjen
vendimtare mbi mundësitë e
një edukimi paqeje duke patur parasysh
mungesën
e organizuar të paqes zhvilloi
në vitet
'90 hekzagonin civilizues duke i
quajtur të
gjashtë rrethanat konkrete
„elemente kyç“ të civilizimit: monopolin e
dhunës,
kulturën e
konfliktit, drejtësinë
sociale, ndërvarësinë dhe kontrollin e
afekteve, pjesëmarrjen demokratike dhe shtetin
ligjor. Këto dimensione e
bëjnë
të
qartë, se
në cilin drejtim duhet
të
zhvillohen
shoqëritë,
për
të
mbështetur
paqen.
Në
këtë proces
përfshihet edhe pedagogjia e
paqes, vetëkuptohet
në
krijimin e një kulture konflikti solide. Pedagogjia e paqes tematizon
thyerjet dhe vendpërputhjet e dimensioneve
të hekzagonit, tenton
të
ndërtojë
ura, të
integrojë,
të
bëjë
bashkë
politikën dhe personalen, por
nuk druhet as të
kritikojë dhe as
të
konfrontojë
gjërat (...). |
Për
të zhvilluar „Projektin Paqja“ dhe
për
të shpalosur
të menduarit dhe
vepruarit sipas këndvështrimit
të
pedagogjisë
së paqes
është e nevojshme
një
klimë
shoqërore dhe politike,
që e orienton prioritetin e vet
për nga
përpunimi
civil i konflikteve dhe që synon, si
në nivel
kombëtar, ashtu edhe
në
atë
ndërkombëtar,
kulturën e
përpunimit civil
të
konflikteve. Këtu
përpunimi civil i
konflikteve në
radhë
të
parë nuk
është
një
çështje
teknike, por mënyra
të
menduari dhe të vepruari.
 |
Dieter
Senghaas sheh pikërisht
në
përpunimin civil
të konflikteve thelbin e
një
kulture paqeje: „Këtu
nënkuptohet
më
shumë
tërësia e orientimeve
të
vlerave, pikëpamjeve dhe
mentaliteteve, që
në
hapësiren publike
kontribuojnë
në
atë,
që konfliktet (...)
përpunohen
në
mënyrë
të besueshme
dhe konstruktive.“ (...)
Përpunimi civil i konflikteve, sikurse
mësohet nga
përvoja e deritanishme,
duhet të
fillojë „nga
poshtë“. Kjo nuk do
të
thotë t'u
heqësh
përgjegjësitë personave
përgjegjës, por t'u
bësh presion atyre
në
mënyrë
permanente me kërkesa
për alternativa joushtarake, humanitare si dhe t'u
bësh
të
qartë,
që bota
sociale, qytetarët dhe qytetaret
kërkojnë diçka
tjetër nga ajo
që
kërkon primati i
një
përpunimi konflikti
të
mbështetur
ushtarakisht. |
Shkencëtarët
e paqes të Fondacionit
për
Zhvillim dhe Paqe vlerësojnë me
të
drejtë: „Prej
shumë
kohësh
njerëzit
flasin shumë rreth parandalimit
të konflikteve - por
bëjnë pak
për
të.
Në
këtë
kontekst, premisat shumëpremtuese
të
përpunimit konstruktiv
të
një konflikti
pengohen jo rrallë nga konsideratat taktike
përkundrejt qeverive mike (...). Ka
disa vite, që investimet e
Gjermanisë dhe
BE-së
në kuadrin e dialogjeve
ndërkulturore
bëjnë hapa prapa. Dhe kjo duhet korrigjuar
shpejt, nëse mbahet
parasysh zhvillimi i gabuar grotesk i globalizimit.“ (…)
Raporti kritik me dhunën dhe konfliktet ishte dhe vazhdon
të
jetë thelbi i
pedagogjisë
së
paqes. Pjesë e
kësaj
është perceptimi i
dhunës
në
të gjitha
format e ndryshueshme historike dhe shoqërore, kontakti me to
në
mënyrë
parandaluese, ndërprerja e
dinamikës
së tyre
përshkallëzuese si dhe
të
mësuarit
e ngritjes së
një raporti konstruktiv me konfliktet e
të gjitha niveleve. Dhuna
këtu mund
të kuptohet si
pjesë e
një dinamike destruktive konflikti.
Në
këtë kontekst, lufta duhet
parë si
një
formë
veçanërisht brutale e ushtrimit
kolektiv të
dhunës,
formë
kjo, e cila duhet
kapërcyer - dhe sipas
pikëpamjeve
të
pedagogjisë
së paqes
është e
kapërcyeshme.
Shkencëtarë
në
çështje
të paqes dhe
konfliktit nënvizojnë prej
kohësh,
që
në
botën moderne konfliktet nuk mund
të
zgjidhen më me
dhunë
(ushtarake), që
përmes trupave ushtarake,
në fakt, mund
të
pushtohen apo eventualisht edhe të "paqësohen" vende, por nuk
mund të arrihet stabilizim rajonesh apo zgjidhje e konflikteve
bazë. Shembujt
më
të
vonë
në Lindjen e
Afërt, Afganistan dhe Irak
janë
dëshmi
mbresëlënëse
të
gjithë
kësaj (...).
Lufta, paqja dhe stili i jetesës - lidhjet mes garantimit
të
mirëqenies dhe
nevojave të
sigurisë nga
njëra
an |