|
| |
 |
Në tekstin e
mëposhtëm Günther Gugel dhe Uli Jäger nga
Instituti për
Pedagogjinë e Paqes
në Tübingen
trajtojnë bazat e
punës
së
Pedagogjisë
së
Paqes, të cilat nga
njëra
anë -
kundër
dhunës - mund
të
jenë negative, dhe nga ana
tjetër -
për paqen - mund
të
jenë
pozitive. Impulse të tjera
për t'u
marrë me konceptet qendrore
luftë, paqe,
dhunë dhe konflikt
do t'i gjeni te
Kursi bazë 2.
|

[Johan Galtung] |
"Që
prej mesit të viteve
'60 Pedagogjia e Paqes ka filluar
të
ritrajtojë
konceptin e paqes dhe të
dhunës sipas
Johan Galtung. Shkencëtari norvegjez
për Paqen
propozon, që
për
dhunë
të flitet
sa herë
që shkelet
një prej nevojave
bazë, si
më
poshtë,
të
njerëzve:
mbijetesa, mirëqenie e
përgjithshme
fizike, identiteti personal ose liria
e përzgjedhjes mes
mundësive
të ndryshme. Kemi
të
bëjmë me
dhunë
atëherë,
kur njerëzit ndikohen deri
në
atë
masë,
saqë nuk mund
të realizohen ashtu
si në fakt do
të kishte
qenë potencialisht e mundur (dhuna e
strukturuar). Ai përmend
një shembull:
"Një pritshmëri
jetëgjatësie prej 30
vjetësh
në
epokën e gurit nuk ishte
shprehje e ndonjë dhune, por
në
ditët e sotme
(qoftë nga lufta,
qoftë
nga padrejtësitë sociale ose edhe
të dyja) sipas
përkufizimit
tonë
do të
përcaktohej si
dhunë."
Pasi Galtung në fund
të viteve
60-të
bëri dallimin mes
dhunës personale
ose direkte nga njëra
anë dhe
dhunës
së strukturuar nga ana
tjetër, sot
bën
një hap
më tej: "Sot,
në
shumicën e rasteve punoj me
një
trekëndësh:
dhunë direkte,
dhunë e strukturuar,
dhunë kulturore.
Dhuna strukturore shkel nevojat e njerëzve por askush nuk
është
drejtpërsëdrejti
veprues, pra, në
këtë kuptim
përgjegjës
për
këtë. Dhuna
kulturore është legjitimimi i
dhunës
së strukturuar ose direkte
nëpërmjet
kulturës." |
Ky formim konceptesh nga Johan
Galtung gjeti jo vetëm miratim, por shkaktoi edhe
kritika, veçanërisht
të forta
në fillim nga "komisioni i
dhunës". Ky
ishte një grup i pavarur
ekspertësh
të ngarkuar nga Qeveria Federale [e
Republikës Federale
të
Gjermanisë]
për
të
përpunuar analiza dhe propozime
për ndalimin dhe
luftën
kundër
dhunës, prej
të
cilëve ekziston
që prej vitit 1990
një botim
në
katër
vëllime i "Raportit mbi
dhunën".
Në analizat e tij komisioni
përdori
nje koncept të tijin mbi
paqen, në
qendër
të
të cilit ishin "format e detyrimit fizik". Me konceptin e dhunës
së
strukturuar, sipas komisionit, "koncepti
i dhunës ka
pësuar
një zgjerim inflacionar, sepse çdo lloj pengimi i
mundësive
njerëzore
për shpalosje kategorizohet si
dhunë (...)."
Përkufizimi i limituar i
dhunës e zhvendos
kërkimin e shkaqeve
në
atë
të
mangësive dhe deficiteve
në
cilësitë personale
të dhunuesit dhe
në institucionet
shoqërore
të edukimit,
të cilave ai u
nënvendoset.
Në
këtë
mënyrë, konfliktet
politike shndërrohen
në
juridike. Kjo perspektivë
të pengon
të analizosh
dhunën
edhe si strategji veprimi të dhunuesit, si reagim ndaj
përvojave
të veta
të
dhunës dhe
dobësisë,
për
të kuptuar
më pas,
se
për cilat arsye
përdoret kjo
dhunë (...).
Më
të
rënda
janë
kundërshti
të tjera ndaj "konceptit
të
gjerë
të
dhunës".
Profesori i pedagogjisë Andreas Flitner
tërheq
vëmendjen
në lidhje me faktin, se
ky zgjerim i konceptit të
dhunës çon
në
paqartësi dhe se
kufijtë e kategorive
të ndryshme
të
dhunës fshihen
lehtë: "Unë jam
për
një
përdorim
të kursyer
dhe të reduktuar
të
këtij
koncepti, por nuk dua të
më
ngatërrojnë me ata
që
kriminalizojnë veprimet e dhunshme pa njohur
më
parë
kontekstin. (...) Me këtë
argument për dallimin
unë nuk dua absolutisht
të
vë
në dyshim
faktin, që
qartëson
varësinë e
ngushtë mes
dhunës direkte fizike ose
të
armëve dhe llojit
të
ushtrimit të
një pushteti
të keq,
që mund ta
ketë
pikënisjen nga duar dhe
kokë
të kujdesura
mirë. Une do
të doja
vetëm,
që
të mos flitej
njëkohësisht dhe
në
mënyrë
të
përzier
për nivele
të ndryshme
të
mënyrave
të veprimit."
Kjo kritikë duhet
marrë seriozisht dhe i detyron
të
gjithë ata,
që
përdorin
gjerësisht konceptin e
dhunës, ta
bëjnë
këtë
në
mënyrë
të
saktë. Sepse me
këtë
zgjerim koncepti pretendimet për edukimin e paqes nuk
janë
zvogëluar. Me
të
drejtë i
bëhet
referencë faktit, se
tanimë e
rëndësishme
është t'i kushtohet
më
tepër
vëmendje se sa
në
të
kaluarën
bashkëveprimit dhe gradave
të
përshkallëzimit
të
tre niveleve të
dhunës si dhe
të
kërkohet sipas
mundësive,
që
ky rreth vicioz të
ndërpritet.
Sikurse në
interpretimin e kushtetutave, ashtu edhe
në
përcaktimin e koncepteve,
bëhet i
qartë rreziku i instrumentalizimit politik. Sepse
përkufizimet nuk
janë
vetëm
marrëveshje
të
përmbajtjes, por edhe
çështje
pushteti. Interesat, që
fshihen pas tyre mund të
bëhen
të dukshme
vetëm
nëpërmjet debatit mbi
përmbajtjen dhe
dialogut mes të gjitha
palëve dhe personave
pjesëmarrës (...).
E megjithatë edukimi i paqes nuk ka
vetëm
një
pikë reference negative, duke u
nisur nga përcaktimi se
çfarë mund
të kuptohet me
dhunë.
Në
këtë kontekst
vlen të
përmendet edhe
pikë-referenca
tjetër, se
çfarë kuptohet me paqe, ku
një
përkufizim
të
gjithëpranueshëm mbi paqen as nuk ka e as nuk do
të
ketë.
Paqja shpesh përshkruhet si gjendje e
mungesës
së
luftës
(paqe negative).
Por kjo nuk mjafton, sepse paqja është
më
tepër se
jo-luftë,
është
më
tepër se
heshtje armësh: paqja
përkufizohet edhe si
një proces i orientuar
qartë,
në
të
cilin e rëndësishme
është,
që
njerëzit me angazhimin e tyre
të
përpiqen
të
zgjidhin konfliktet me mjete jo të dhunshme si dhe
të
realizojnë
të drejtat e
njeriut, drejtësinë sociale dhe
demokracinë (paqe pozitive).
Sipas kësaj ideje, rruga
është
qëllimi, sikurse e ka shprehur
këtë edhe
Mahatma
Gandhi. Ky proces nuk mund të
përfundojë
në
një gjendje finale,
që po u
arrit njëherë nuk humbet
më.
Nëse paqja konceptohet si
proces, atëherë duhet,
që
mbi bazën e mungesës
së
luftës
të punohet
gjithnjë e
më
shumë
për realizimin e
saj.
 |
Edukimi
i paqes motivohet edhe nga utopitë e paqes, nga vizionet e
njerëzve,
që
kanë
treguar, se shpresat dhe ëndrrat nuk
janë
vetëm
individualiste, por mund të
lidhen edhe me angazhimin politik. Vizioni i Martin
Luther King ("I
have a dream") merr rëndësinë e tij jo
vetëm nga
numërimi i kushedi
çfar | |