|
| |
 |
Fragmenti i mëposhtëm nga Günther Gugel dhe Uli Jäger
tërheq
vëmendjen
në lidhje me
kufijtë e edukimit
të paqes, duke
përmendur shembullin
e ekstremizmit të
djathtë
në
Gjermani, kufij këto
që duhen mbajtur
parasysh, nëse nuk duam t'u kushtohemi iluzioneve mbi efektin e masave
paqe-edukuese. |
"(...) Në
edukimin e paqes
duhet kuptuar gjithashtu, se sa të pakta
janë
mundësitë e ndikimit dhe se
sa të
shumëllojshme dhe
të fuqishme
janë ndikimet,
që
u kundërvihen
qëllimeve
të
tij. Kështu
në
Pedagogjinë e Paqes
dihet, që
njerëzit zakonisht nuk formohen
vetëm nga sjellja
qëllimisht edukuese e
prindërve,
mësuesve apo edukuesve, por
edhe përmes
përvojave
të tyre
të
përditshme,
përmes
mënyrës se si organizohet
bashkëjetesa
shoqërore dhe se
çfarë raporti
ndërtohet me
problemet.
Në
këtë kontekst
është e
rëndësishme,
që
të perceptohen
kufijtë,
që i vihen
edukimit të paqes dhe
që ato
të mbahen parasysh
në
të vepruar, me
qëllim
që
të
mund të shmangen shpresa dhe iluzione
të gabuara. Raporti aktual mes
politikës
dhe shoqërisë nga
njëra
anë dhe ekstremizmit
të
djathtë (adoleshent) nga ana
tjetër
bën
të
qartë, se sa
shumë tkurren
kufijtë e paqes edhe
atëherë kur
një
pjesë e madhe e
shoqërisë
dënon ekstremizmin e
djathtë.
Sepse edukimi i paqes nuk mund të
zgjidhë as problemet sociale
bazë si p.sh.
resurset materiale, që
ekzistojnë
në raport
pamjaftueshmërie ose
janë
shpërndarë
në
mënyrë
të
padrejtë dhe as
të
kompensojë
lënien pas dore
të edukimit
të
të
rinjve. Masat paqe-edukuese kundër ekstremizmit
të
djathtë
rëndohen kur personat
përgjegjës
në
të gjitha
palët nuk
janë
në gjendje ose nuk duan
të
jenë
në
gjendje, që
klimës
shoqërore t'i japin
një
formë
më
miqësore
për
të huajt dhe
refugjatët.
Edukimi i paqes minohet, nëse - duke
kërkuar zgjidhje
të shpejta - shuma
milionëshe u akordohen
projekteve, që
janë
të
dyshimtë
për nga
pikëpamja
pedagogjike. Të gjitha opinionet mbi
një
bashkëjetesë
paqësore
të
njerëzve
mbeten letra pa vlerë,
nëse fondet
për fushata informimi shkurtohen, financimet
për projekte filmash
kritikë anullohen ose
nëse kursehet
në kualifikimin e
mësuesve dhe edukuesve.
Edukimi i paqes ka nevojë
për
kuadër
të
përgjithshëm politik
më
të
favorshëm,
që
të
mbështesë institucionalizimin e tij dhe
të
garantojë
një
punë sistematike dhe
të
vazhdueshme. Vetëm
atëherë edukimi i paqes do
të
ketë
mundësinë
të
shpalosë
efektin e vet në
mënyrë
gjithëpërfshirëse. Kjo,
për fat
të keq, nuk ka ndodhur
kurrë as
në
një vend me standart
të
lartë jetese sikurse
është
Gjermania. Kështu,
për edukimin e paqes shpesh nuk mbetet
gjë
tjetër, veçse
të
vërë theksin
në
situata kërcënuese,
në
mënyrë
që ato
të mos harrohen apo ndrydhen, apo
të
denoncojë
përgjegjësit,
të
paraqesë
kundërpropozime dhe
të
punojë gradualisht
për
të arritur ndryshimin e madh ."
[Günther
Gugel / Uli Jäger: Nuk është e
thënë
të
jetë
dhunë. Hyrje
në
të menduarit dhe
vepruarit sipas Pedagogjisë
së
Paqes. Bot. i 3-të, Tübingen 1997]
[Kreu i
faqes]
|