Basics
Lart

 


 

Pedagogjia e Paqes



Në tekstin e mëposhtëm Günther Gugel dhe Uli Jäger nga Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen listojnë  "bazat e Pedagogjisë së Paqes" për t'u paraprirë kritikave, që bëhen herë pas here në lidhje me perspektivën naive dhe/ose të njëanëshme të Pedagogjisë së Paqes.

"Teorive të pedagogjisë së paqes shpeshherë u atribuohet ende një botëkuptim idealizues dhe naiv, lidhur me pacifizmin doktrinor dhe indoktrinimin e përhershëm. Zëra të tillë, siç duket, nuk njohin as premisat e diferencuara dhe as bazat dhe bindjet themeltare të Pedagogjisë së Paqes, sikurse aplikohen në Institutin për Pedagogjinë e Paqes. Në „bazat e Pedagogjisë së Paqes“ bëjnë pjesë:

bullet

Lidhja e mikro- dhe makronivelit: Çështje rreth shkaqeve të mungesës së paqes dhe shkaqeve të dhunës, kushteve të paqes dhe mundësive të zhvillimit civil tematizohen në mënyrë konsekuente si në nivelin shoqëror ashtu edhe në atë ndërkombëtar, për të qartësuar varësitë dhe lidhjet reciproke.

bullet

Tërësia: Lidhja mes individuales dhe kolektives, personales dhe politikes mbahet parasysh në mënyrë sistematike në iniciimin dhe shoqërimin e proceseve të të mësuarit.

bullet

Ndërrim perspektivash: Këndvështrimi i përfaqësuar  „nga poshtë“ do të thotë gjithmonë,  se pjesë të natyrshme dhe të rëndësishme të përballjeve konkrete janë edhe këndvështrimet e tjera dhe „kundër-informacionet“.

bullet

Diferencim i konceptit të paqes:  Skepticizmi përkundrejt „ideve te imponuara“ dhe përkufizimet e asaj, se çfarë është paqja dhe se si duhet arritur ajo mundëson zhvillimin e ideve personale dhe i jep udhë krijueshmërisë.

bullet

Të mendosh në alternativa: Skepticizmi përkundrejt teorive politike, të cilat kërkojnë të bindin, se përdorimi i dhunës (ose luftrat) në situata të caktuara janë të nevojshme për të rivendosur  „Rendin“ (për të luftuar terrorizmin, për të reduktuar kërcënimet, për të mbrojtur interesa personale legjitime...), edukon të menduarit në alternativa.

bullet

Vetëreflektimi: Kurioziteti kritik i programuar përkundrejt një realiteti të perceptuar çon në përfshirjen e pikëpamjeve individuale dhe mbështet aftësinë kritike personale.

bullet

Referencë shkencore: Afërsia me kërkimin shkencor të paqes dhe konfliktit së bashku me rezultatet e tij (jo gjithmonë të njëkuptimta, por gjithsesi stimuluese) bën të mundur ngritjen e një baze shkencore për praktikën. 

bullet

Perspektiviteti: Vizione të verifikueshme dhe transparente, se si mund të duket një bashkëjetesë tjetër, më e paqme, me më pak dhunë dhe më e drejtë nga pikëpamja sociale dhe si mund të tregohet rruga deri te kjo bashkëjetesë, përçojnë perspektiva për të ardhmen. 

bullet

Mungesa e dhunës: Besimi në pushtetin e mungesës së dhunës, që e koncepton këtë mungesë jo si dobësi, por si forcë karakteri dhe që është i lidhur në mënyrë konkrete me pikëpamje teorike, mundësi veprimi dhe përvoja të ndryshme në përpunimin civil të një konflikti çon në parime humanitare të të vepruarit.

bullet

Afatgjatësia: Qenia në dijeni të faktit, që premisat pedagogjike kanë nevojë për perspektiva afatgjata si dhe që premisat personale të punës janë të kufizuara, mbron nga nënshtrimi dhe mundëson mënyra realiste të të proceduarit. 

bullet

Itinerar-destinacion-homogjenitet: Qenia në dijeni të bashkëpërkatësisë së qëllimit, përmbajtjes dhe metodës në punën edukuese dhe arsimore lehtëson kredibilitetin dhe është shembull për procedurat metodiko-didaktike.

Pedagogu austriak i paqes Werner Wintersteiner në punën e tij  „Pedagogjia e tjetrit“ formulon thelbin e idesë së paqes si një  „raport me dikë tjetër, i cili në vend të asimilimit apo nënshtrimit karakterizohet nga respekti, i cili e pranon  të qenët ndryshe të tjetrit dhe lejon kontaktet me të pa e fshirë atë. Pedagogjia e paqes është vetë praktika e këtij kontakti. Ajo është pohimi i tij, mishërimi i moralit të tij“."

[nga: Günther Gugel / Uli Jäger, Pedagogjia e Paqes pas Lufës së Irakut; Vazhdimësi dhe premisa të reja; në: kursiv 4/2003]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.