|

| |
 |
Në fragmentin e
mëposhtëm Günther Gugel dhe Uli Jäger nga
Instituti për
Pedagogjinë e Paqes
në Tübingen
përcaktojnë
pikënisjen e çdo
aktiviteti pedagogjik (për
paqen) - aftësinë e njeriut
për t'u edukuar dhe
për
të
mësuar. Ato
theksojnë gjithashtu, se nuk mjafton
të luash
vetëm
në
planin e individit. |
"Në
shumë shkrime dhe programe, si argumentim
për edukimin e paqes
përdoret
një fjali
marrë nga preambula e
Kushtetutës
së UNESCO-s
të vitit 1945: "Meqenëse
luftrat fillojnë
në kokat e
njerëzve,
atëherë masat
përgatitore
të paqes duhen
marrë
pikërisht
aty, në kokat e
njerëzve". Me
të
drejtë prej
kësaj
thënieje
rrjedh ideja, se njerëzit mund
të
mësojnë
të
bashkëjetojnë
dhe mënyra se si
paqja mund të
përhapet
në
mbarë
botën.
Në
pedagogjinë e paqes dihet
që
askush, në
kundërshtim me
shumë mite (edhe shkencore), nuk
është i
dhunshëm "për
nga natyra", që njeriu ka prirje
të caktuara,
të cilat
në fakt
ndikojnë
në
sjelljen e tij, por nuk e përcaktojnë
atë
plotësisht.
Për
këtë arsye edukimi
është parimisht i
mundshëm dhe
kuptimlotë.
Pikënisje
për çdo
mënyrë edukimi
të paqes
janë bazat emocionale dhe konjitive
të sjelljes dhe mbi
këtë pastaj
botëkuptimet,
mënyrat e sjelljes dhe
strategjitë
e veprimit të
individëve dhe grupeve. Por a do
të
thotë kjo ide edhe
që luftrat
dhe dhuna mund të zhduken
përmes ndryshimeve
në
pikëpamjet dhe (para-)gjykimet
subjektive? Natyrisht, njerëzit
janë
përgjegjës
për
luftën dhe
dhunën, dhe edhe
mund t'u japin fund, t'i pengojnë apo shmangin ato -
nëse duan dhe
janë
të
aftë
për
këtë. Gjithsesi,
shpeshherë
është
një
rrugë e
gjatë,
që nga ndryshimet e
pikëpamjeve
të individit
të arrish
në ndryshimin e strukturave
shoqërore dhe
ndërkombëtare
të pushtetit.
Një hap i pare
në lidhje me
këtë
është, t'i
njohësh
këto struktura pushteti dhe
dallimet e interesave, që
fshihen pas tyre sipas
njerëzve,
shoqërive dhe shteteve
si dhe të
identifikosh pikënisjet
për zgjidhjen e konflikteve.
Një
prej njohurive
më
të
rëndësishme
të edukimit
të paqes
është,
që nuk
mjafton, që
për lindjen e
luftrave dhe dhunës
të
bësh
përgjegjëse paragjykimet dhe stereotipet
kombëtare, megjithëse
këto mund
të
kontribuojnë dhe
të instrumentalizohen
në
gatishmërinë
subjektive për
luftë.
Për
këtë arsye, do
të ishte e
gënjeshtërt,
që
në edukimin
për paqe
të
përqendrohesh
vetëm
në ndryshimet e
pikëpamjeve
individuale, sado të
rëndësishme
të
jenë
ato. Analiza e strukturave shoqërore dhe
ndërkombëtare të pushtetit
duhet të
jetë
pjesë
përbërëse e
pazëvendësueshme e
pedagogjisë
së
paqes, ndërsa
të kuptuarit
e konflikteve dhe raporti me to në
të gjitha nivelet duhet
të
vlerësohen si
të
një
rëndësie qendrore (...).
Analizat rreth kushteve të socializimit
të
vullnetarëve
të
luftës dhe
të
dezertorëve
kanë treguar (...), se
edukimi, që
bën
të mundur
përballjen me
vlerat humanitare, që
ndërtohet mbi
marrëdhënie
të barabarta,
që nuk i trajton
emocionet si tabu, që
përçon
gëzimin e
jetës,
dhe,
që nuk i postulon
këto
gjëra por i integron ato
në
jetën e
përditshme, bën
që
adoleshentët dhe
të
rinjtë ta
refuzojnë
këtë
formë dhune dhe
të angazhohen
në nivel social dhe
politik si dhe të
kërkojnë
mundësi jo
të dhunshme
të zgjidhjes
së
konflikteve.
Eksperimentet e bindjes nga Milgram,
tepër
të njohura, dhe analizat,
që pasuan
atë,
kanë
bërë
të
qartë, se ekziston
një
lidhje e ngushtë mes
urdhërave
të
një autoriteti
të
rremë dhe
gatishmërisë
për
të ushtruar
dhunë.
Për
pedagogjinë e paqes me
rëndësi qendrore
është fakti,
se për tre
të
katërtat e personave, objekt
të
eksperimentit, gatishmëria
për
të
torturuar ose deri edhe për
të
vrarë
një njeri, nuk shpjegohet me
instiëktin e
agresionit të ashtuquajtur
të lindur: "Diçka e
rëndësishme del
në
dritë:
aftësia e njeriut
për t'u zhveshur nga
njerëzia, kur ai lidh personalitetin e
tij individual me struktura të mbivendosura. Virtytet e
luajalitetit, të
disiplinës dhe
të
vetësakrifikimit,
secilin prej
të
cilëve ne e
vlerësojmë aq
shumë,
janë
pikërisht ato
cilësi,
që
krijojnë
makinerinë e organizuar
të
luftës
dhe asgjësimit duke i lidhur
njerëzit
në sisteme
ligësie autoriteti" (Stanley
Milgram).
Në
këtë
kuptimedukimi i paqes duhet
të orientohet
për nga edukimi i
njerëzve
për
të
qenë
më
shumë
skeptikë
përkundrejt autoriteteve dhe me
shumë
të
përgjegjshëm
për veprimet e tyre."
[Günther
Gugel / Uli Jäger: Nuk është e
thënë
të
jetë
dhunë. Hyrje
në
të
menduarit dhe të vepruarit sipas
këndvështrimit
të
pedagogjisë
së
paqes. Bot. 3.,
Tübingen 1997; Versioni në
internet:
http://www.friedenspaedagogik.de/themen/f_erzieh/fe3.htm]
 |
Experimenteve Miligram
u është
kushtuar një
temë e
shkurtër
më e
hollësishme.
Në
një artikull
të Prof. Dr. Werner
Stangl përshkruhet struktura dhe rezultatet
më
të
rëndësishme
të
eksperimentit, i cili mund të
shfrytëzohet
në
shumë
mënyra
për
punën e
pedagogjisë
së paqes [... mbi tekstin "Eksperimentet
Milgram"]. |
[Kreu i
faqes]
|