Kursi baze 3
Lart Kursi baze 2 Kursi baze 3 Kursi baze 4 Kursi baze 5 UNESCO

 

Parimet
Pikenisja
Bazat
Fqinje
Kufijte


 

Pedagogjia e Paqes

Kursi bazė 3: Pėr ēfarė nevojitet Pedagogjia e Paqes?

Sipas pėrkufizimit hyrės nė Kursin bazė 1  dhe trajtimit tė sfondit politiko-shkencor nė Kursin bazė 2 kjo sekuencė kursesh bazė u kushtohet detyrave dhe qėllimeve tė Pedagogjisė sė Paqes. Günther Gugel dhe Uli Jäger nga Instituti pėr Pedagogjinė e Paqes Tübingen dallojnė nė tekstin e mėposhtm tre elemente thelbėsore tė edukimit tė paqes, tė cilėt janė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin dhe ndėrtohen mbi njėri-tjetrin:


Kompetenca e paqes ėshtė e rėndėsishme, qė tė mund tė kuptojmė lidhjet dhe varėsitė, tė klasifikojmė ngjarjet, dhe tė zhvillojmė analiza dhe strategji tė pavarura  nė debatin me luftėn dhe dhunėn. Sipas pikėpamjes sonė, kompetenca e paqes ėshtė nė radhė tė parė njė kompetencė specifike: kėtu bėjnė pjesė, ndėr tė tjera njohuritė mbi shkaqet e luftės dhe dhunės, mbi predispozicionin individual pėr aftėsinė pėr paqe si dhe pėr kushtet e pėrgjithshme tė realizimit tė saj nė kuadrin shoqėror dhe ndėrkombėtar. Nė kompetencėn e paqes bėn pjesė edhe gjykimi i mundėsive dhe aftėsive individuale. Kjo kompetencė specifike mund tė pėrēohet si pjesė e njė aktiviteti edukues tė qėllimtė nė shkollė dhe nė institucionet arsimore pėr tė rritur ose nė kuadrin e proēeseve tė vetėorganizuara tė tė mėsuarit brenda grupesh bazė. Pa kėtė kompetencė specifike edukimi i paqes nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe tė pėrgjegjshme do tė ishte i pamundur, megjithatė ajo nuk mjafton, kompetenca tė tjera janė tė nevojshme. 

Udhėzime pėr fitimin e aftėsisė sė paqes

Si mund tė fitohet aftėsia pėr tė menaxhuar konflikte individuale, shoqėrore dhe ndėrkombėtare, pėr tė identifikuar interesat, qė fshihen pas tyre dhe pėr tė kėrkuar rrugėzgjidhje? Tė japėsh udhėzime tė logjikshme dhe tė kuptueshme pėr tė gjithė njerėzit, se si mund tė fitohet njė aftėsi e tillė individuale paqeje, ėshtė njė ndėr detyrat mė tė vėshtira tė edukimit tė paqes. Vetė Pedagoget/ėt e Paqes apo analistet/ėt e paqes duhet, qė herė pas here tė kujdesen nė kėtė kontekst pėr kredibilitetin e tyre, sepse kėtu nuk mund tė jetė fjala pėr formulim postulatesh tė reja, por para sė gjithash pėr kėshilla praktike nė kapėrcimin me sukses tė tė pėrditėshmes pedagogjike.  Kėshtu pėr shembull, aftėsi individuale pėr paqe do tė thotė zhvillim i Unit dhe i vetėdijes - jo pėr tutoruar tė tjerėt, por qė tė mund tė komunikohet relativisht "pa probleme", qė tė mund tė njohim paragjykimet tona dhe t'i pėrpunojmė ato, por edhe qė tė mund tė ndjekim zhvillimet politike, nė mėnyrė tė tillė, qė tė bėhet i mundur angazhimi nė drejtim tė pjesėmarrjes dhe minimizimit tė dhunės.

Njohja e vendndodhjes personale ėshtė njė parakusht i rėndėsishem pėr kurajon civile. Me kurajo civile nėnkuptohet formulimi i opinionit personal - edhe pėrkundrejt eprorėve - duke presupozuar, qė kjo tė ndodhė jo vetėm privatisht por edhe publikisht. Parimet morale tė nevojshme pėr tė vepruarit personal, duhen vlerėsuar mė lart se njė pėrshtatje oportuniste, ku duhet thėnė se tė vepruarit moral gjithsesi ėshtė i lidhur me fitimin e kompetencės specifike. Disavantazhet personale, qė lidhen eventualisht me ushtrimin e kurajos civile, duhen vėnė nė rrezik nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme ose duhen marrė parasysh. Kjo presupozon, qė frikat personale tė mos ndrydhen. Kurajo civile mund tė nėnkuptojė nė njė rast tė caktuar edhe refuzimin pėr t'iu bindur apo pėr t'u deleguar pėrgjegjėsi eprorit/eprorėve (apo deri edhe  strukturave). Aftėsia pėr paqe nuk mund tė mendohet pa marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsisė pėr veprimet personale apo pėr tė mos-vepruarit.

Pasoja e kėtij gjykimi nė kontekstin e edukimit tė paqes ėshtė ndjeshmėria, me tė cilėn duhen trajtuar fėmijėt dhe adoleshentėt, nė rast se kundėrshtojne apo refuzojnė tė binden. Sepse kėto mėnyra sjelljeje nuk mund tė interpretohen vetėm si "kokėfortėsi" apo "mungesė edukate", por janė shprehje edhe e nje pavarėsie tė zhvilluar dhe debati me autoritetet.  

Shpesh aftėsia pėr paqe ngatėrrohet me njė gatishmėri tė tepruar pėr paqe, ose vihet nė dukje nė mėnyrė nėnvlerėsuese, se personat qė pėrpiqen tė fitojnė aftėsinė pėr paqe nė fakt dėshirojnė tė jenė tė integruar  moralisht, por kuptojnė pak nga jeta, madje nė njė shoqėri konkurrence nuk do tė ishin nė gjendje tė (mbi-)jetonin. Por pikėrisht e kundėrta e kėsaj ėshtė e vėrtetė. As familja as (mbarė-) shoqėria nuk mund tė mbijetojnė, nėse parimi i konkurencės do tė konsiderohej si motivi lėvizės mbizotėrues. Aftėsia pėr tė jetuar dhe mbijetuar varet sot kryesisht nga aftėsitė bashkėpunuese dhe sociale: kėtu bėjnė pjesė aftėsia pėr tė punuar nė dhe me grupe, aftėsia pėr tė vlerėsuar dhe pėr tė marrė parasysh efektet dhe pasojat e veprimeve personale mbi tė tjerėt, si dhe pėr tė ndėrtuar raporte tė pėrgjegjshme me veten, tė tjerėt dhe mjedisin e pėrbashkėt. Pėr tė identifikuar problematikat dhe vėshtirėsitė, qė shfaqen si dhe pėr t'i kapėrcyer ato ėshtė e domosdoshme aftėsia pėr vetėreflektim. Sepse njė njohje gjithnjė e mė e mirė dhe mė e thellė e personit tėnd, e kėshtu edhe e reagimeve tė tua, ėshtė njė parakusht i rėndėsishėm pėr aftėsinė pėr paqe.   

Analistja e paqes Hanne-Margret Birckenbach nga "Projektverbund Friedenswissenschaften Kiel" (Lidhja e Projekteve pėr Shkencat e Paqes nė Kiel) hedh pėr diskutim njė sėrė "kėrkesash idealiste" personale, pėrkundrejt tė cilave duhet tė vendoset individi, qė tė mund tė arrijė  kėshtu aftėsinė pėr paqe: kėtu bėhet fjalė fillimisht pėr gatishmėrinė dhe aftėsinė pėr tė gjykuar dhe dėnuar kontributin personal nė njė kontekst politik ndėrveprimesh, vlerėsuar si tė kritikueshėm. Mė tej fjala ėshtė pėr tė zhvilluar forcėn parashikuese nė lidhje me pasojat e mundshme negative tė veprimeve individuale mbi njerėzit e tjerė. Gjithashtu bėhet fjalė edhe pėr kultivimin e distancės pėrkundrejt presionit dhe tendencave pėr konformizėm, si dhe pėr zhvillimin e intolerancės pėrkundrejt dhunės si nė nivel personal ashtu edhe nė nivel shoqėror dhe kulturor.  

Njė aspekt tjetėr qėndron nė perceptimin e potencialeve tė brendshme personale tė dhunės, nė tematizimin e tyre dhe nė pėrballjen me to si dhe nė heqjen dorė nga shablone veprimesh tė dhunshme, tė zakonshme pėr kulturėn ku jetojmė, dhe zhvillimi i alternativave tė tjera. Kėtu duhet marrė nė sy edhe rreziku i pėrēmimit social, pa e lėnė veten tė izolohemi me tė vėrtetė nga ana sociale. Pėrveē kėsaj, njė fushė e rėndėsishme e tė mėsuarit shtrihet edhe nė lidhjen kreative tė presionit tė vazhdueshėm pėr t'u justifikuar nė konfliktin mes pacifizmit dhe dhunės me perspektivat politike pėr ndryshim. Kėtu mund tė tematizohen edhe deficitet objektive tė demokracisė. Njė objektiv i mėtejshėm ėshtė hedhja poshtė e perceptimit tė vetvetes si tė sakrifikuar dhe fitimi i vetėvlerėsimit si subjekt politik. Ku dhe si mund tė zhvillohen apo tė fitohen tė tilla aftėsi dhe cilėsi, ky ėshtė njė problem thelbėsor i edukimit tė paqes. 

Udhėzime pėr tė vepruarit paqėsor

Nė mbyllje, udhėzimi pėr tė vepruarit e pavarur politik ėshtė njė pjesė e pandarė e edukimit tė paqes. Disa presin, qė edukimi i paqes tė kuptohet si njė departament pedagogjik i lėvizjes pėr paqe. Kjo kėrkesė ėshtė me siguri simpatike, por kushtet paraprake, metodat dhe adresatėt e edukimit tė paqes dhe tė lėvizjes pėr paqe janė aq tė ndryshėm, sa, megjithė pėrputhjet nė kritikėn ndaj dhunės  dhe nė idetė pėr paqen njėsimi do tė kishte qenė i panevojshėm dhe, pėr ēėshtjen e pėrbashkėt, i padobishėm. 

Tė vepruarit paqėsor ka pėr qėllim ndikimin e vendimeve dhe zhvillimeve politike nė nivel komunal, shtetėror dhe ndėrkomb
ėtar dhe mund tė ketė forma tė ndryshme. Tė vepruar paqėsor nė kuptimin e ngushtė tė fjalės do tė thotė pėr shembull tė marrėsh pjesė nė aksione tė mosbindjes civile dhe jo tė dhunshme kundėr luftės dhe pėrgatitjeve pėr luftė. Ato shtrihen nga aksionet-bllokadė pėrpara bazave tė raketave, tė cilat kanė qenė njė element i rėndėsishėm i lėvizjes pėr paqe para se gjithash nė vitet '80, tek aksionet e agjėrimit, me anė tė tė cilave p.sh. ėshtė arritur tė tėrhiqet vėmendja nė lidhje me problematikėn e testeve atomike, deri te refuzimi i pagimit tė taksave. Sot janė veēanėrisht tė rėndėsishme ato linja tė tė vepruarit transnacional pėr paqe, tė cilat shtrihen nga projektet e tė mėsuarit ndėrkombėtar deri tė ndėrhyrjet paqėsore nė rajone lufte. Edukimi i paqes ka pėr detyrė inkurajimin pėr angazhim politik edhe nėpėrmjet faktit, qė kufijtė e kėtij tė vepruari pėr paqe po bėhen tė dukshme dhe se hapėsira e veprimit tashmė ėshtė e kapshme. 

Por edukimi i paqes duhet tė kontribuojė nė atė, qė "angazhimi pėr paqe" tė mos jetė diēka, me tė cilėn mund tė merren vetėm ata pak njerėz tė angazhuar nė mėnyrė tė veēantė, tė cilėve ua lejon kėtė situata e tyre financiare apo familjare, por qė edhe atyre qytetareve/ėve me njė tė pėrditshme normale profesionale ose familjare t'u krijohen mundėsitė pėr angazhim.Tė vepruarit paqėsor nė jetėn e pėrditshme mund tė thotė shumė. Kėtu bėn pjesė gatishmėria pėr tė siguruar informacione si dhe guximi, qoftė nė shkollė, nė vendin e punės apo nė njė tryezė bisedimi, pėr t'iu kund
ėrvėnė fjalėve armiqėsore tė dikujt kundėr tė huajve apo fantazive pėr dhunė nė lidhje me efektin e ndėrhyrjeve ushtarake.   

Ėshtė tashmė e qartė, se sa ngushtė janė tė lidhura me njėra-tjetrėn kompetenca e paqes, aftėsia pėr paqe dhe tė vepruarit paqėsor. Por po aq e qartė ėshtė edhe, se sa pėrpjekje duhen pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesave tė edukimit tė paqes.

[nga: Günther Gugel / Uli Jäger: Nuk ėshtė e thėnė me dhunė. Hyrje nė mendimin dhe veprimin pedagogjiko-paqėsor. Bot.3., Tübingen 1997, S. 16-42; Versioni ne Internet: http://www.friedenspaedagogik.de/themen/f_erzieh/fe3.htm]

Kapituj tė tjerė:

bullet

Parimet e Edukimit tė Paqes

bullet

Pikėnisja e Edukimit tė Paqes 

bullet

Bazat e Edukimit tė Paqes: Kundėr Dhunės, pėr Paqen

bullet

Disiplina tė afėrta: Edukimi mbi Botėn  Tretė, Edukimi i tė Drejtave tė Njeriut etj

bullet

Kufijtė e Edukimit tė Paqes 

[Kreu i faqes]

 

TematTė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online mbi edukimin politik ėshtė zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.