|
| |
Civilizimi
i konfliktit
"Konfliktet janë
një moment i
gjithëpranishëm i çdo
rendi shoqëror.
Nëse ato zhvillohen
në
mënyrë
të dhunshme, dhe
nëse lejohet
që
ato të shfaqin
tërë potencialin e tyre
shkatërrimtar, ato mund
të
çojnë
në
destabilizim të rendit
të
një
shoqërie, derisa edhe ta
vënë
në diskutim
atë.
Nga ana tjetër: trajtimi
me sukses i
një
konflikti mund të
çlirojë
efekte pozitive të
të
mësuarit -
të themi
p.sh. përvetësimin e procedurave dhe
rregullave, zbatimi i të cilave kontribuon
në
atë,
që konflikti
të mbahet
nën
pragun e shpërthimit
të
dhunshmërisë aktuale, ta
kanalizojnë
atë
në
mënyrë
që
të
mundësohet zgjidhja e tij pa
dhunë. Pra,
ne nuk jemi
të
interesuar
për shtypjen
apo shfuqizimin në vetvete
të
konflikteve: një
kërkesë e
tillë do
të
përcaktohej
si utopike në kuptimin negativ
të
fjalës. Interesi
ynë ka
të
bëjë
më
tepër me
zmbrapsjen dhe
Me civilizim nënkuptohet fillimisht procesi
në rritje i frenimit
të emocioneve
të njeriut
përmes njeriut
në
shoqëri.
Këtë proces e
konceptojmë si
një
racionalizim dhe intelektualizim progresiv të
ekzistencës, si
rrugën nga
një
debat impulsivo-naiv me mjedisin tonë
të
natyrshëm dhe
shoqëror
në
një debat
të
kontrolluar dhe të reflektuar
mirë.
 |
Norbert Elias e ka përcaktuar dikur
këtë proces
në
mënyrë
të goditur si
„ngritje të
kufirit të
ndjesisë
së
zënies
ngushtë“ -
në
kontekstin tonë:
si një
proces të
të zenit
ngushtë
në rast
përdorimi
të
dhunës
gjatë zhvillimit
të
një
konflikti. Vetëm kur
fillojmë
të
ndihemi keq nga përdorimi i
dhunës,
atëherë do
të
kërkojmë
rrugë dhe mjete
për t'iu shmangur
kësaj
ndjesie: pikërisht
përmes heqjes
dorë nga
përdorimi i
dhunës. Diçka
tjetër ndoshta
edhe më e
rëndësishme: Elias tregon gjithashtu, se formimi i shtetit modern
territorial shoqërohet nga
një hov
civilizimi, në
të cilin ekonomia e
afekteve dhe standartet e sjelljes së njeriut
ndryshojnë
thellësisht:
Vetëkontrolli emocional i
njerëzve
përforcohet dhe mekanizmat e
këtij
vetëkontrolli internalizohen
gjithnjë e
më
fuqishëm.
Nëse kontrolli i
afekteve njerëzore
më
parë
mbështetej
në
një kontroll
të
jashtëm
të imponuar,
gjatë procesit
të civilizimit imponimet e jashtme
ndërnjerëzore
shndërrohen
në imponime individuale. (...) |
Kontrolli
i afekteve dhe vetëimponimi
çojnë
në
një siguri
më
të madhe; njeriu, i cili
zotëron vetveten dhe vendos
një rend
të vetin, rrit
autonominë e tij
përkundrejt
natyrës
së
tij instinktive, i kontrollon vetë emocionet e tij dhe nuk
është e
nevojshme të
kufizohet dhunshëm nga
jashtë. (...)
 |
Veçanërisht Dieter Senghaas
ka treguar në
mënyrë figurative
relevancën e procesit
të civilizimit
në
kufizimin dhe kapërcimin e
përdorimit
të
dhunës
në
marrëdhëniet
ndërshoqërore: „Në sistemin
ndërkombëtar mund
të vihen re dy procese
afatgjata: rivalitetet e pushtetit me një rreze
të ndryshme veprimi si dhe
ndërtimi i rrjeteve
(ndërvarësive) me
dendësi
të ndryshme. Me
të dyja
këto
fenomene merret kërkimi shkencor mbi paqen: me rivalitetet
për
pushtet,
sepse prej tyre mund të
lindë
dhunë, dhe
në raste ekstreme edhe
luftë; me
ndërvarësitë, sepse ato mund
të shfuqizojne
rivalitetet për
pushtet. Mes këtyre dy fenomeneve ekziston
një lidhje
dialektike: |
Sa më
universale të
jenë rivalitetet
për pushtet aq
më pak shanse
kanë
ndërvarësitë,
të
sheshojnë konflikte; sa më
të theksuara
të
jenë
ndërvarësitë aq
më i madh
është
probabiliteti, që rivalitetet
për pushtet
të zhvendosen
në plan
të
dytë dhe
që
konfliktet e pashmangshme të interesave
të drejtohen
në shina
paqësore.
Shndërrimi i rivaliteteve
për
pushtet, potencialisht të dhunshme dhe para
së
gjithash luftarake, në
një rregullim normativ
paqësor konfliktesh
është edhe
përmbajtja e civilizimit. Pra,
në procesin e civilizimit
bëhet
fjalë
për
transformimin e konflikteve. Këtu pushteti nuk eliminohet por kufizohet. Ai
rrethohet me gardhin e rregullimit me ligj të konfrontimeve
të ndryshme.
Një proces i
tillë civilizimi i rivaliteteve
për pushtet, pra edhe i
politikës,
është
zhvilluar fillimisht në
një nivel
nën sistemin
ndërkombëtar,
në
shtetin klasik territorial perëndimor.
Në
këtë proces ndodhi
një monopolizim
gradual i pushtetit dhe u krijua një
shoqëri dhe ekonomi me
punë dhe detyra
të
ndara. Zhvillimi i një monopoli legjitim
shtetëror dhune çoi
në çprivatizimin
e dhunës;
një rrjet i
gjerë
marrëdhëniesh
në kushtet e
konkurrencës e
bënin
të
domosdoshëm
të vepruarit ekonomik racional dhe
të orientuar
qartë.
Të dyja
këto
zbusnin sjelljet praktike. Përveç
kësaj monopolizimi i pushtetit politik dhe
atij ekonomik provokoi me kalimin e kohës
kërkesën
për
pjesëmarrje demokratike
të shtresave
të gjera
të
popullsisë.
Kështu
në konflikte shekullore
politiko-shoqërore filloi
të zhvillohej
një shtet ligjor
demokratik. Këtu
konfliktet rregullohen me ligj në
mënyrë
institucionale.
Në
mënyrë
të
përmbledhur mund
të themi, se procesi i civilizimit kontribuon
në
kapërcimin e
dhunës
kolektive. Ai
është
rezultati i
shndërrimeve afatgjata
të
strukturës politike dhe kushteve socio-ekonomike
të
ekzistencës
së
shoqërisë
dhe
individit. Në
rrjedhën e
këtij procesi
bëhet
gjithnjë
e më
i rëndësishëm ai
shndërrim
kulturor, që
çon
në
delegjitimimin e
dhunës ose,
të
paktën,
në
kufizimin e llojit dhe numrit të
atyre rasteve ku dhuna shihet ende si legjitime.
Në
kuadrin e
marrëdhënieve
ndërkombëtare, efekti i
një
procesi civilizimi
t |