|
| |
Në
fragmentin e mëposhtëm Ernst-Otto Czempiel diskuton
efektet e Të
drejtës
ndërkombëtare si strategji paqeje, por tregon edhe
kufijtë e
kësaj
strategjie, që varet nga konsensusi i
shteteve. Ndër meritat e veçanta
të
së
drejtës
ndërkombëtare
bën
pjesë edhe kodifikimi i
të drejtave
të njeriut.
 |
"Meqenëse
paqja - dhe kundërshëmbëlltyra e saj, lufta -
përfaqësojnë
ndërveprime, është
krejtësisht e
qartë si nga
pikëpamja historike ashtu edhe nga ajo
logjike, që
strategjitë e paqes
përpiqen
të
ndikojnë
dretpërsëdrejti
në
këto
lidhje. (...) Ekzistojnë (...) dy
përpjekje
të
mëdha dhe
të
rëndësishme
në
këtë
kontekst: e drejta ndërkombëtare dhe koncepti i
organizatës
ndërkombëtare. E drejta
ndërkombëtare ka filluar
të kuptohet
që
prej jo më
vonë se viti 1625, kur Hugo Grotius publikoi „Tre libra
mbi të
drejtën
për
luftë dhe paqe“,
gjithmonë si
një e
drejtë paqeje. Ajo
i është afruar
gjithnjë e
më
tepër
këtij kuptimi
përgjatë zhvillimit
të
saj dhe është
përpjekur
të
ndikojë
në
ndërveprim, duke kodifikuar normat e këtij
të fundit. (...)
Lidhja mes paqes dhe të
drejtës
ndërkombëtare teorikisht mund
të
përcaktohet
shumë
lehtë.
Gjyqësia
është forma
më e
lartë dhe
paqësore e zgjidhjes
së
një
konflikti, sepse ajo lidh me njëra-tjetrën
mungesën e
dhunës me
drejtësinë.
Kështu e drejta
zotëron me
të
drejtë
anën
tjetër
të kontinuum-it
të
zgjidhjes së
konflikteve, anë kjo
kundërvendosur
luftës. |
E
drejta për
të
kodifikuar nuk do
të
thotë e
drejtë
për ta krjuar
atë.
Kështu e
drejta ndërkombëtare
shpeshherë
është
bërë objekt i
kritikës, se ajo
përshkruan
dhe konservon statusin përkatës
të jo-paqes. Kjo
është
vetëm
pjesërisht e
saktë
dhe vetëm
parë
në
retrospektivë - e
justifikueshme. Në fakt postulimi i idealeve
të pastra nuk do
të kishte patur
shumë
kuptim. Meqenëse
në sistemin
ndërkombëtar
nuk ka një
instancë
ligjvënëse dhe sanksionuese
atëherë e drejta
ndërkombëtare
vetëm sa mund
të
fiksojë me shkrim,
atë çka shtetet
pjesëmarrëse
të
këtij
sistemi e gjykojnë si
të detyrueshme. Fiksimi me shkrim i progresit paraqet
(...) një hap
të
mëtejshëm
përpara.
Por përveç
kësaj, a ka patur e drejta
ndërkombëtare rezultate
të
vetat, që
ndikojnë
drejtpërsëdrejti
në procesin e
paqes? Së pari ajo ka futur
në
politikën
ndërkombëtare
mënyrën e zgjidhjes
së
një konflikti
nëpërmjet vendimeve
gjyqësore,
dhe me Gjykatën e
Përhershme Arbitrare
të vitit 1989, me
Gjykatën e
Përhershme
Ndërkombëtare
të vitit 1929 dhe me
Gjykatën
Ndërkombëtare ka krijuar
instancat përkatëse.
 |
Së
dyti, edhe pse vetëm me pak
rregulla, përcaktuar
në statutin e Lidhjes
Popullore dhe në
atë
të
Kombeve të Bashkuara, E Drejta
Ndërkombëtare ka zhvilluar linja teorike
për
shndërrimin
paqësor
të situatave
të padrejta. Dhe
së treti e
së
fundmi, përmes zhvillimit
të sistemeve
të reja
të
normës juridike ka hapur
rrugë
për
shkrimin e mëtejshëm
të
së
drejtës
ndërkombëtare,
të cilat u
paraprijnë
në
një
pjesë
të
mirë rrethanave konkrete dhe
vetëdijes
së
kohës. Kjo
është
një
meritë,
që konstatohet para
së gjithash pas
Luftës
së
Dytë
Botërore
në
kontekstin e Kombeve të Bashkuara. Natyrisht mund
të argumentohet, se dy
të
parat e këtyre rezultateve
janë
meritë e shteteve, edhe pse me kontributin e
të
Drejtës
Ndërkombëtare, e cila personifikohet
përmes
shkencës
së
të
drejtës
ndërkombëtare.
Ndërsa rezultati i
tretë i atribuohet ekskluzivisht
vetëm
asaj. |
Por
në zhvillimin e
mëtejshëm
të
së
drejtës
ndërkombëtare
kanë
pjesën e tyre edhe interesat
politike: pacifizmi evropian i shek. të
19-të
p.sh., i cili ka ndikuar në
mënyrë
vendimtare në nxitjen e krijimit
të Gjykatave
Ndërkombëtare dhe Gjykatave
Ndërkombëtare
të
Arbitraritetit;
Bota e Tretë,
e cila ka
bërë,
që
në
të
drejtën
ndërkombtare
të
përfshihet e drejta
për
zhvillim. Me konceptin e së
drejtës
ndërkombëtare, e cila
këtu do
të
vazhdojë
të ruhet si shkurtim, merren
shumë
aktorë: shtete, shkenca e
së
drejtës
ndërkombëtare, grupe
të interesuarish. Ata
integrohen me njëri-tjetrin
në
përpjekjen e
tyre, për
të kufizuar respektivisht
për
të eliminuar
përdorimin e
dhunës
në sistemin
ndërkombtar
përmes rregullimit
të
ndërveprimit. (...)
Rezultati më
domethënës i
të
drejtës
ndërkombtare
qëndron
në kodifikimin e
stadeve të saj
të
veçanta, që
shoqëron procesin e
paqes. Këtu
është Grotius
(1584-1645), i cili vlen si themelues i së
drejtës moderne
ndërkombëtare, si
krijues i kodifikimit të
parë
gjithëpërmbledhës
të
së
drejtës
në fuqi
për paqe
dhe lufte, pothuaj 100 vjet përpara tij ishte Dominikani
del Vitoria, dhe vetëm
pak më
vonë spanjolli Jesuit Suarez (1548-1617).
Këta
të
tre, por
në veçanti
Grotius, kanë themeluar
të
drejtën
ndërkombëtare
të
kohëve moderne, duke e
shndërruar
atë, nisur nga
e
drejta
natyrore, në
një rend
të
marrëdhënieve
ndërshtetërore
të shteteve
territoriale në
zhvillim. (...)
Koncepti bazë,
në
të cilin bazohej e drejta
ndërkombëtare e
kohëve moderne, ishte
ai i rendit. Ky nuk kishte për
pasojë heqjen e
luftës, por
„kujdesin“
treguar ndaj saj (Carl Schmitt). Rendi, si jo-luftë, ishte padyshim
në dobi
të
paqes. Me kufizimin dhe vënien
nën rend
të
luftës reduktoheshin edhe tmerret,
që
mbartte me vete përdorimi i pafre i
dhunës. Lufta u
shndërrua
në
një mjet
të
njohur të
politikës, i cili mund
të
përdorej
në
mënyrë
të kufizuar, pra edhe
suksesin do ta kishte të
kufizuar. Përdorimi
i saj u kodifikua nga e drejta ndërkombëtare
klasike, që ishte
në fuqi deri
në
luftën e
parë
botërore. Kjo nuk
përmbante strategji paqeje
në kuptimin e
vërtetë
t |