|
| |
 |
Forcat e dhunës direkte
janë
menjëherë
të
dallueshme si të tilla. Por ka edhe forma
më
të fshehta dhune, sikurse
mendon edhe shkencëtari i paqes Johan Galtung: "Për
këtë arsye
kërkimi shkencor mbi paqen ka
nevojë
për
një
tipologji dhune, në
mënyrë analogjike me
shëndetësinë,
që
për kusht paraprak ka
patologjinë." Galtung
niset nga koncepti i mëposhtëm mbi
dhunën:
"Dhunën
unë e konceptoj si
diskriminim të
shmangshëm
të nevojave
njerëzore
bazë ose, shprehur
në
mënyre
të
përgjithshme, si
diskriminim të
jetës,
që
gradën e
plotësimit
të nevojave e ul
më
poshtë
asaj çka është
potencialisht e
mundshme. Kërcënimi me
dhunë
është
gjithashtu dhunë."
[Johan Galtung, Dhuna kulturore; në:
Qytetari e Shtet 43, 2/1993, F. 106]
Kjo ide për paqen kalon
përtej
dhunës
direkte, që
një apo disa persona
ushtrojnë
kundër personave
të
tjerë.
Përveç
dhunës direkte Galtung i
vë theksin edhe
një forme
tjetër
dhune, pikërisht dhunës strukturore,
që nuk ushtrohet nga persona, por
në
njëfarë mase
është e fshehur
në
struktura. Këtu mund
të mendonim
p.sh. për
padrejtësitë
në
shkëmbimin e mallrave
në nivel
botëror,
që
bëjnë
që çdo
vit njerëz
të vdesin nga uria.
|
Një artikull enciklopedie e sqaron si
më
poshtë konceptin e
shumëdiskutar
të "dhunës strukturore": "Dhuna
është
pjesë integrale e sistemit
shoqëror dhe shprehet
në raporte
të
pabarabarta pushteti dhe, si pasojë e
këtyre,
në shanse
të pabarabarta jete
(p.sh. pabarazi në
shpërndarjen e
të
ardhurave, në
mundësitë
për arsimim etj). Galtung
përdor konceptin e
dhunës strukturore
në
mënyrë sinonime me „padrejtësinë sociale“.
Pikërisht
këtu takohet analiza e Galtung me
kritikën drejtuar kapitalizmit
në vendet
në
zhvillim. Ajo legjitimon luftën
kundër sistemeve
të padrejta
shoqërore
(guerrilat etj) edhe kur këto heqin
dorë nga marrja e masave direkte
të shtypjes."
[nga: Dieter Nohlen (bot.):
Enciklopedi Bota e Tretë,
vende, orgnizata, teori, koncepte, persona,
Reinbek 1991, F. 621-622]
Nëse sipas
përkufizimit
të Galtung ("diskriminim
i shmangshëm i nevojave
njerëzore
bazë")
për
secilën nga dy format e
dhunës do
të
përcaktonim
katër grupe nevojash
bazë,
atëhere do
të rezultonte tipologjia e
mëposhtme:
Tipologjia e dhunës sipas Galtung |
Gruppet
e nevojave |
|
Mbijetesa
(Mohimi: vdekje) |
Mirëqenie
(Mohimi: Mizerie dhe
mjerim, sëmundje) |
Identitet /kuptim
(mohimi: largim) |
Liria
(Mohimi: shtypje) |
Dhuna direkte |
Vrasja |
Plagosja,
rrethimi, sanksionet, mjerimi |
Desocializimi,
risocializimi, qytetarë
të klasit
të
dytë |
Represioni,
arrestimi, përzënia,
internimi, dëbimi |
Dhuna
e strukturuar |
Shfrytëzimi
A |
Shfrytëzimi
B |
Penetrimi, segmentimi |
Margjinalizimi, fragmentimi |
Në vitet pas
1990-ës Galtung
e plotësoi
tipologjinë e tij
të
dhunës me
një kategori
tjetër duke futur
konceptin e dhunës kulturore: "Me
dhunë kulturore
kuptojmë
ato aspekte të
kulturës,
të cilat mund
të
përdoren
për
të justifikuar ose
legjitimuar dhunën direkte ose
të
strukturuar. Flamuj me yje, kryqe dhe
drapër,
flamuj shtetesh, himne dhe parada ushtarake si dhe portrete aktuale udhëheqësish, fjalime
nxitëse dhe pllakate -
të gjitha
këto
të bien
ndërmend
në
lidhje me konceptin e mësipërm."
[Johan Galtung, Dhuna kulturore; në:
Qytetari në shtet 43, 2/1993, F. 106]
Nevojë
të
veçantë
për t'u shpjeguar
në
tipologjinë e
dhunës
së
Galtung,
sikurse paraqitet në
tabelë, ka rreshti i poshtëm: Cili
është kuptimi i termit
shfrytëzim (A dhe B), penetrim, segmentim,
margjinalizim dhe fragmentim
në
këtë
kontekst. Galtung sqaron si më
poshtë
në lidhje me
këtë:
"Që
të mund
të
diskutojmë
kategoritë e
dhunës strukturore na duhet ideja e
një strukture dhune dhe
një
fjalor, për
të identifikuar dhe
përcaktuar aspektet
e saj të veçanta si dhe se
çfarë raporti
kanë ato me
kategoritë e tjera
të
nevojave. Sipas gjykimit tim, shfrytëzimi
është thelbi i
strukturës
arketipike/më
të hershme
të
dhunës. Kjo nuk do
të
thotë
asgjë
tjetër,
përveç se
një
pjesë e
ndërveprimit,
që ndodh brenda
për brenda
kësaj
strukture, pikërisht
të
ashtuquajturët topdogs,
kanë
një
përfitim
më
të madh (...) se
të
tjerët,
të
ashtuquajturët underdogs (...).
Ekziston pra një
'shkëmbim i
pabarabartë',
që gjithsesi
është
një
eufemizëm. Underdogs
faktikisht janë aq
të diskriminuar,
saqë ato mund
të vdesin prej
gjithë
kësaj
(të
vuajnë nga uria apo
të
lëngojnë
gjatë nga
sëmundjet dhe
epidemitë): kjo
përcaktohet si
Shfrytëzimi A.
Shfrytëzimi i
dytë (B) do
të
thotë,
që underdogs
t'i lësh në
një gjendje
të
vazhdueshme të
padëshiruar
mjerimi,
që normalisht
përfshin nenushqimin dhe
sëmundjet. E gjitha kjo ndodh brenda strukturash
komplekse dhe në mbyllje
zinxhirësh dhe ciklesh
të
gjata e
të
degëzuara.
Një
strukturë dhune
lë
gjurmët e saj jo
vetëm
në trupin e njeriut por edhe
në
kujtesën dhe shpirtin e
tij. Katër konceptet e tjera mund
të kuptohen si
elementë
përbërës
të
shfrytëzimit, ose si
komponentë
përforcues
në
këtë
strukturë. Funksioni i tyre
është pengimi
i krijimit dhe mobilizimit të
vetëdijes, dy kushtet
për
një
luftë
të suksesshme
kundër
shfrytëzimit.
E para arrihet me ndihmë
të penetrimit
në
vetëdijen
e underdogs
me anë elementesh
të
ideologjisë topdog dhe
të lidhjes
së penetrimit me segmentimin,
që i lejon underdog vetëm
një
vështim
të kufizuar mbi realitetin.
E dyta është rezultati
i dy proceseve,
të margjinalizimit dhe fragmentimit.
Këtu underdogs nga
njëra
anë zhvendosen
gjithnjë e
më
tepër
në
periferi, dënohen me
mungesë
vëmendjeje dhe
rëndësie, dhe nga ana
tjetër mbahen
të
përçarë dhe larg
njëri
tjetrit.
Këto
katër koncepte
përshkruajnë
në vetvete format e
dhunës
strukturore. Të
gjitha këto koncepte
përdoren edhe
në kontekstin e
çështjes
gjinore - edhe
atëhere kur
gratë nuk
dëshmojnë
të
kenë tregues
më
të
lartë
vdekshmërie apo
sëmundjeje, por
kërkesa
më
të larta jetese sesa
burrat. Thënë
shkurt: shfrytëzimi dhe shtypja, si forma dhune, ecin paralel me
njëra-tjetrën, e
megjithatë nuk
janë identike."
[Johan Galtung, Dhuna kulturore; në:
Qytetari në shtet 43, 2/1993, F. 107]
„Përmes dallimit
bazë mes
dhunës personale dhe
të strukturuar dhuna
përfton
një aspekt
të
dyfishtë, dhe e
njëjta
gjë ndodh edhe me paqen, e cila konceptohet si
mungesë dhune.
Një koncept i zgjeruar i
dhunës çon
në
një koncept
të zgjeruar
të paqes: paqe e
përkufizuar si
mungesë
dhune përsonale dhe
të
strukturuar. Këto dy forma ne i
emërtojmë si paqe
negative respektivisht si paqe pozitive.“ [Johan Galtung] |
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|