Strategjite
Lart Strategjite Koncepti Gjeneza Kerkimi shkencor Hekzagoni

 

E drejta nderkomb.
Organizata nderkomb.
Axhenda
Demokratizimi


 

Pedagogjia e Paqes

Detyra e parë dhe më e rëndësishme e çdo politike paqeje është pengimi i luftës, sepse mungesa e luftës është conditio sine qua non për realizimin e çdo qëllimi të mëtejshëm. Nëse pyesim për strategjitë e luftës, që i shërbejnë këtij qëllimi, do të ishte me vend, që si pikënisje të analizës sonë të merrnim  shkaqet e luftës:

Shkaqet e luftës janë të kategorizuara në tre nivele: individual, shoqëror dhe ndërkombtar. Ajo që duhet është pra të zhvillojmë strategji paqeje për të treja këto nivele. 

Për sa i përket Nivelit të individit, faktor vendimtar është përmirësimi i edukimit. "Meqenëse luftrat fillojnë në kokat e njerëzve, është pikërisht në kokat e njerëzve, ku duhen marrë masat e para për paqen
", thuhet në preambulën e kushtetutës së UNESCO-s të vitit 1945. Këtu edukimi i paqes jep një kontribut të rëndësishëm. Me detyrat dhe qëllimet e edukimit të paqes merret në mënyrë të hollësishme Kursi bazë 3. Komponent i rëndësishëm i edukimit të paqes përveç mënjanimit të "deficiteve individuale të paqes", si p.sh. paragjykimet, është edhe përçimi i pikëpamjeve në fuksionimin e shoqërive (niveli 2) dhe në sistemin ndërkombëtar (niveli 3). Kjo nxjerr në pah me forcë faktin, se sa ngushtë janë të ndërthurur me njëri-tjetrin nivelet e shkaqeve të luftës, pra edhe strategjitë e paqes. 

Përsa i përket Nivelit të shoqërisë, demokratizimi i suksesshëm është këtu strategjia më e efektshme e paqes. Një ndër njohuritë më të sigurta të kërkimit shkencor rreth paqes dhe konfliktit është, se demokracitë zor se zhvillojnë luftra mes njëra-tjetrës. Argumenti klasik për tendencën drejt një zgjidhjeje paqësore të konflikteve në demokraci, sikurse është formuluar edhe nga filozofi Immanuel Kant në shkrimin e tij "Mbi paqen e përjetshme", është: Nëse nuk do të jenë mbretërit por të gjithë qytetarët ata që do të vendosin, nëse duhet të bëhet luftë ose jo, atëherë vendimi pro luftës do të ishte më pak i mundshëm, sepse pikërisht qytetarët janë të prekurit dhe vuajtësit e një lufte (shih edhe tekstin "Demokratizimi si strategji paqeje").

Një strategji tjetër paqeje, e cila zë vend mes nivelit shoqëror dhe atij ndërkombëtar, përbën rritja e mirëqenies. Varfëria dhe shpërndarja e padrejtë janë shkaqe të rëndësishme lufte. Ai që ka më tepër, në luftë rrezikon të humbasë më tepër. Kjo strategji nuk mund të kufizohet në nivelin shoqëror (aq më pak në epokën e globalizimit). Një faktor q
endror për rritjen e mirëqenies është tregtia e lirë, dhe efekti paqe-nxitës i shkëmbimit dhe i marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta tregtare është i padiskutueshëm. 

Niveli i sistemit ndërkombëtar përbën qendrën e Kërkimit shkencor mbi paqen dhe konfliktin. Ndaj edhe në kuadrin e këtij fragmenti, në qendër janë strategjitë e paqes, vendosur në këtë nivel. Problemi themelor qëndron në faktin që - në dallim nga niveli shoqëror - nuk ekziston asnjë instancë, që të zotërojë monopolin e ushtrimit të  dhunës legjitime. Thënë me fjalë të tjera: nuk ka një shtet mbarëbotëror, pra nuk ekziston asnjeri, që do të mund të detyronte shtetet, të sillen konform ligjeve, sikurse mund të bëjë shteti me qytetarët e tij. Për këtë arsye shkenca politike flet për një "gjendje natyrale anarkiste" të sistemit ndërkombëtar. Detyra e strategjive të paqes është kufizimi i kësaj gjendjeje natyrale dhe i pasigurisë, që rrjedh prej saj. 

Shkencëtari i paqes Ernst-Otto Czempiel sqaron në lidhje me këtë: "Përdorimi i dhunës ose kërcënimi i tij rrjedh fillimisht nga situata anarkiste e sistemit ndërkombëtar, i cili në të gjitha sistemet e pjesshme mbetet i parrokshëm. Kështu, siguria e anëtarëve të sistemit është potencialisht e rrezikuar. Për ta garantuar atë sistemet politike përgatisin ndërhyrjen e dhunës. (...) Nëse duhet të hiqet dorë nga dhuna ushtarake, atëherë ajo duhet zëvendësuar me forma të tjera të garantimit të sigurisë. Me këtë problematikë është marrë që në fillimet e saj teoria e paqes, e cila ka hedhur për diskutim dy zgjidhje (...): Kështu e drejta ndërkombëtare dhe para së gjithash organizatat ndërkombëtare u zhvilluan, për të ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndë
rveprimin mes sistemeve politike. Politika e paqes qëndron në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre institucioneve, në përforcimin e ndikimit të tyre - si garanci për paqen - mbi ndërveprimin si dhe në eleminimin e shkaqeve, që do të çonin në përdorim të dhunës së organizuar ushtarake, shkaqe këto që rezultojnë nga struktura e sistemit. 

Një politikë paqeje, që kërkon të institucionalizojë modele procesuale të një dhune ushtarake në ulje dhe drejtësie shpërndarjeje në rritje, do të thotë që kërkon fillimisht dobësimin e  cilësisë karakteristike të sistemit ndërkombëtar dhe më pas ngritjen e strukturave qeverisëse dhe ekonomike, të cilat do të eleminonin impulset e këtyre fushave specifike për të përdorur dhunë ushtarake."

[nga: Ernst-Otto Czempiel: Strategji paqeje, shndërrimi i sistemit përmes Organizatave Ndërkombtare, Demokratizimi dhe Ekonomia,  Paderborn 1986, F. 60-62]

Në mënyrë të përmbledhur Czempiel shkruan në lidhje me strategjitë e tematizuara të paqes për eleminimin e shkaqeve të dhunës në sistemin ndërkombëtar: "E drejta ndërkombëtare nuk e ka eleminuar përdorimin e dhunës, as nuk provoi ta bënte këtë, të paktën deri në vitin 1945. Ajo është mjaftuar me  „kujdesin“ ndaj luftës (Carl Schmitt).
Ndërsa konceptimi dhe ngritja e organizatave ndërkombëtare synonin shprehimisht eleminimin ose reduktimin e dhuns. Këtu kompromisi dhe bisedimi duhet të ngrihen madje në nivel jurisdiksional. Ne fakt organizata ndërkombëtare nuk e shfuqizoi sistemin ndërkombëtar dhe cilësinë e tij të pasigurisë së plotë, vendimtare në përdorimin e dhunës, por gjithsesi e reduktoi atë. Përmes bashkimit të institucionalizuar dhe të qëndrueshëm të
të gjithë pjesëmarrësve sjellja e tyre duhet të bëhet më e rrokshme dhe si pasojë pasiguria do t