|
| |
Organizatat
ndërkombëtare si strategji paqeje
"Që prej fillimit
të
shek. të
13-të ka
dalë
në pah
herë pas here teoria,
sipas së
cilës - shprehur
në
mënyre moderne - ndryshimi i strukturave
të
sistemit ndërkombëtar
përmes
një organizate
ndërkombëtare mund
të
përmbajë
një
farë
kufizimi të hapjes
së tij parimore, pra, edhe
një strategji
të
rëndësishme
paqeje. (...)
Ajo do të ishte jo
vetëm
një institucionalizim i
marrëdhënieve, por,
përmes
ruajtjes së vazhdueshme
të
një lidhjeje
të
tillë
të vazhdueshme, ajo do
të
ndikonte politikën e
anëtarëve. Mes atyre strategjive,
që duan
të
arrijnë
paqen përmes efektit
të
drejtpërdrejtë
në
ndërveprimin
e
gjymtyrëve
të sistemit,
strategjia e krijimit të organizatave
ndërkombtare dallohet jo
vetëm si
më e
hershmja, por edhe si më
e mira. (...)
Në fakt
është e
vështirë
të
mbivlerësosh ndryshimet
në sjelljen konfliktuale,
ndryshime këto
që
kanë ardhur si pasoje e krijimit
të
një organizate
ndërkombëtare. Jo
më kot
janë
marrë teoricienet me
këtë koncept
për shekuj
të
tërë
të
historisë evropiane. Jo
më kot pas
Luftës
së
Parë dhe asaj
të
Dytë
Botërore strategjia
për shmangien e
luftës u
formësua
në krijimin e
një
organizate ndërkombëtare. Ndryshimi i kontekstit
ndërkombëtar, synuar
me
këtë,
dobësimi apo shfuqizimi i
strukturës anarkiste
të sistemit
ndërkombëtar u
shndërrua me
të
drejtë
në
një parakusht
të
rëndësishëm
të paqes. (...)
 |
Themelimi
i Kombeve të Bashkuara
në vitin 1945 duhet
përcaktuar si
një nga ato
përmbysje
të
mënyrës
së
të
menduarit, që
kanë
sjellë ndryshime
rrënjësore me efekt
të
vazhdueshëm
në
historinë e
kulturës. Ajo jo
vetëm ngriti
në
normë juridike heqjen
dorë
nga dhuna, por krijoi edhe kontekstin, që do
të
lehtësonte
vëzhgimin e
kësaj norme. Ajo kishte
për
qëllim, sikurse ka
thënë Cordell Hull 1944,
të
eliminonte "nevojën
për sfera
influence, për
aleanca, për ekuilibre
pushteti ose për çdo
marrëveshje
tjetër
speciale, përmes
së
cilës shtetet
në
të
kaluarën e tyre jo
të lumtur
përpiqeshin
të garantonin
sigurinë e tyre ose
të
mbështesnin interesat e tyre“.
Ky mendim ishte krejtësisht i
drejtë.
Anëtarësimi i
të gjitha shteteve
në
një
organizatë universale shpreh
vlerësimin
shumëpalësh
të
të
drejtës
për
ekzistencë duke
plotësuar
kështu
në
mënyrë pozitive heqjen
dorë nga
pushteti. Ajo e bën
këtë
të fundit
më
të
lehtë duke institucionalizuar dhe
stimuluar kontaktin e tyre të
vazhdueshëm
në nivel sistemesh
politike. Në
bashkëpunimin e Organizatave
të Kombeve
të Bashkuara reflektohet gjykimi,
që heqja
dorë nga dhuna dhe paqja mund
të arrihen
vetëm
përmes
kooperacionit (bashkëpunimit)
dhe jo konflagracionit (luftës). |
Kështu,
konfliktet as zvogëlohen dhe as
mënjanohen.
Megjithatë, ato
ndryshojnë pamjen
e tyre. Pa një
organizatë
ndërkombëtare ato
kanë
një
vlefshmëri absolute; ato
ndajnë
kundërshtarët duke
mundësuar
kështu
në
perspektivë
asgjësimin e
tyre. Përmes organizatave
ndërkombëtare shfuqizohet
pikërisht kjo
perspektivë.
Komunikimi dhe bashkëpunimi i
vazhduëshem
dokumentojnë
një
tërësi faktesh
të
vazhdueshme, që
provojnë
të
përbashkëtat duke mos lejuar
më
kështu eliminimin e
ekzistencës.
Këto
të
përbashkëta e
udhëheqin
linjën e zhvillimit
të
një
konflikti drejt mjetesh jo të dhunshme, gjithsesi
të
paktën drejt mjetesh me
një
përdorim
të reduktuar
dhune. Në
të
njëjtën mase ndodh edhe
një relativim i
konflikteve: linja e këtij konflikti nuk
ka
të
bëjë
më me
ekzistencën e
kundërshtarit, por
vetëm me zhvillimin e tij
të
plotë.
(...)
Filozofia bazë e Abbé [Abbé de Saint-Pierre, 1658-1743]
qëndronte
në faktin
që
përmes
një
lidhjeje shtetesh, në
të
cilën
princërit jepnin
një garanci pronash
për
të ndryshuar
cilësinë e sistemit
ndërkombëtar dhe
kështu edhe kontekstin e
ndërveprimit. Duke garantuar sigurinë unioni lejon
të
bëhet
një
politikë e
jashtme tjetër, ajo e heqjes
dorë nga lufta. Sigurisht plani,
që prezantoi Abbé
duket shumë modern. Ai
përmbante 12 nene
bazë,
të cilat mund
të ndryshoheshin
vetëm me miratimin e
të
gjithë
anëtarëve; mes tyre ishte edhe neni 2, ai i
garancise së
pronës.
Tetë nenet vijuese
anëtarët mund t'i ndryshonin
vetëm me
tre të
katërtat e
tyre; në
këto nene ishin
përcaktuar selia e unionit,
ekzekutimi federal etj. Tetë "nene
të dobishme"
përshkruanin
organet e
komunitetit ndërkombtar.
Në
këtë lidhje
princërit delegonin
përfaqësues
të
përhershëm,
të
cilët
mblidheshin në
mënyrë
vazhdueshme në „qytetin e paqes“,
pikërisht
në Utrecht.
Ata ishin personat e kontaktit në rast grindjeje mes
anëtarëve.
Nëse
përpjekja
për
të
ndërmjetësuar
përmes
një komisioni
dështonte,
atëhere vendimi duhej
marrë nga
senati me tre të
katërtat e votave. Kjo ishte diçka e detyrueshme. Kush kapte
armët
përpara se
të merrej vendimi, apo nuk e respektonte
këtë
të fundit, i
nënshtrohej ekzekutimit federal. Neni 8
përmbante
një ndalim total
të
përdorimit
të
dhunës; raporte
armiqësie duheshin hapur
vetëm
kundër
atyre, që ishin
deklaruar si armiq të
organizatës.
Për
të mbikqyrur zbatimin e vendimeve
të
organizatës Senati kishte
në
të gjitha shtetet
anëtare
përfaqësuesit e tij
të
përhershëm. Senati kujdesej edhe
për
tregtinë. Ai kishte dhoma tregtie
në
shtetet pjesëmarrëse dhe rregullonte
marrëdhëniet tregtare
në
bazë
të drejtash
të barabarta dhe reciproke. (...)
Vetë themelimi i Lidhjes
së Popujve dhe
i Kombeve
të Bashkuara nuk e
kanë
kapërcyer konstruksionin sipas konceptit
të Abbé, i cili
në
qoftë se i
referohemi ekzekutimit federal ishte më
përpara se Lidhja e Popujve apo
në
lidhje me sistemin e gjykatave arbitrare i linte pas Kombet e Bashkuara.

[Eseja e Thomas Hobbes
"Leviathan", dalë
në vitin 1651,
bën
pjesë
në veprat
më
të
rëndësishme mbi
filozofinë e
shtetit] |
Bëhet
fjalë
gjithmonë
për variante
të lidhjes
së
shteteve, krijimi i së
cilës
paraqet një bashkim
të armiqve
potencialë
përmes aktit faktik
t | |