Ernst-Otto Czempiel në tekstin e
mëposhtëm kritikon
kërkimin shkencor
të paqes dhe konfliktit, i cili sipas
mendimit të tij
lë pas dore
kërkimin e strategjive
paqe-vendosëse:
"Ky
deficit bën,
që
të dallohet
kërkimi
shkencor aktual mbi paqen nga shkenca e
paqes në
të
kaluarën,
veçanërisht nga ajo e
shek. të
19-të. Ajo nuk orientohej
për nga zgjidhja e problemeve konkrete -
këtë e shmangte shprehimisht -, por
merrej në
mënyrë sistematike dhe inovative me zhvillimin e strategjive
paqe-vendosëse. Kontributi i saj i madh ishte zhvilllimi i
konceptit
të
Organizatës
Ndërkombtare, i cili
(koncepti) megjithë
dobësitë e veta, pas vitit
1945 provoi se ishte i shkëlqyer.
Merita e vërtetë e
këtij koncepti
qëndron
në faktin,
që ai nuk synon shmangien
e luftës por instrumentalizimin e paqes. Sado
që ta theksojme
rëndësinë e
këtij
dallimi prapë nuk do
të ishte e mjaftueshme. Paqja nuk barazvendoset me
shmangien e luftës, dhe kjo jo
për shkak
të ndryshimit tashme
të njohur
(por të
parëndësishëm) mes paqes
së ashtuquajtur pozitive dhe negative. Ai,
që
dëshiron
të
zëvendësojë
luftën me paqen, duhet
të
analizojë
shkencërisht
këtë
të fundit
dhe jo pengimin e luftës.
Duhen konceptuar dhe ushtruar mënyra
të zgjidhjes
së
një konflikti,
të cilat nuk
mbartin aspak dhunë ose
tregojnë
vetëm
një nivel
të
ulët
dhune. Ky është
një
program pozitiv, i cili përmban detyra konkrete dhe
të pavarura
të
kërkimit shkencor dhe nuk
është identik me
kërkimin shkencor
të shkaqeve
të
luftës, te i cili ishte perqendruar deri tani
në
mënyrë
të
shumëfishtë interesi
shkencor. Kjo pyetje në lidhje me paqen zor se
është tematizuar deri
më sot.
Zgjerimi i kërkimit shkencor
të paqes
në
botën
perëndimore nuk ka
sjellë
asnjë
ndryshim në lidhje me
këtë.
Në
kundërshtim me
traditën
letrare, para së gjithash
atë
të
shek. të
19-të, nuk konstatohet,
që pas vitit 1945 dikush
të
jetë
marrë
seriozisht dhe me rezultat në
mënyrë shkencore
me paqen dhe me strategjitë,
që i
përkasin
asaj. (...)
Pra, paqja nuk realizohet, sepse asnjeri nuk merret me mënyrat e realizimit
të
saj. Nuk mjafton të
kritikojmë sistemin e
paralajmërimit, duhen gjetur sisteme
të tjera,
që
të mund ta
zëvendësojnë
atë. Nuk mjafton
të flasim rreth
një rendi
evropian të
paqes, por duhet që kjo
fjalë
të
përkthehet
në gjendjet e
imagjinueshme dhe të mundshme
të sistemit evropian. Nuk duhet
vetëm
të ankohemi
për
mangësi
në kontrollin e armatimit, por ato duhen
eliminuar
në
mënyrë
konceptuale. Me një
fjalë: shkenca
shoqërore
më
në fund duhet
të merret me paqen,
ta analizojë
atë,
të
përshkruajë dhe
projektojë
strategjitë e saj. Fakti,
që
paqja deri më sot nuk ka ecur
përpara, mundet, pra,
që si
arsye të
ketë
nënvlerësimin e saj
në
kompleksitet. (...)
Të prodhosh paqe
është detyra politike
më e
vështirë,
që mund
të
ekzistojë; kjo
është
një
detyrë,
që mund
të
zgjidhet, atëherë kur
të jemi
të
përgatitur edhe
për
vështirësitë."
[nga: Ernst-Otto Czempiel: Strategji
paqeje, shndërrimi i sistemit
përmes organizatave
ndërkombtare, demokratizimi dhe
ekonomia, Paderborn 1986, F. 16-19]
|
Paqja
mund të
përkufizohet si model procesual i sistemit
ndërkombtar, i cili
karakterizohet nga një
dhunë
në
rënie dhe
një
drejtësi
gjithnjë e
më e
madhe në shperndarje - Ernst-Otto Czempiel |
[Kreu i
faqes]