|


| |
Kërkimi shkencor rreth shkaqeve
të
luftës synon
të
përftojë njohuri sistematike dhe
përgjithësuese mbi
shkaqet, që
çojnë
në
luftra ose që
favorizojnë
përshkallëzimin e
një konflikti
në
luftë.
Nëpërmejt
kësaj, ky
kërkim shkencor
kërkon
të
kontribuojë
në pengimin e luftrave, çka e
shndërron
atë
në
një sektor
të
punës
së
kërkimit shkencor
të paqes. Sepse vetem
kush njeh shkaqet e luftës, mund
të
thotë se cilat
janë kushtet e paqes.
Zakonisht shkaqet e luftës kategorizohen sipas tre niveleve:
|

|
Niveli 1: Individi - Në
këtë
nivel teoritë e agresionit
janë ato,
që
luajnë rolin vendimtar. Ato
kërkojnë fillesat e
luftës
në
natyrën apo
psikikën
njerëzore.
Këtu dallohen disa
linja shpjegimesh, me të cilat merret
një
fragment
i veçantë.
Niveli 2: Shoqëria/Shteti - Shtete jo demokratike dhe
të padrejta priren
për nga
një
linjë e dhunshme e zhvillimit
të
konflikteve. Për
këtë arsye
demokratizimi bën
pjesë
në
strategjitë
më premtuese
të paqes (shih
paragrafin Strategjitë e Paqes). Rezultatet e
kërkimit shkencor rreth
shkaqeve të
luftës
në nivel shteti ndahen
në tre grupe:
 | "Luftrat lindin nga vlerësimet e
gabuara të
situatës
ndërkombëtare ose sepse
strategjitë
politike të
kontrollit u rrëshkasin nga duart atyre elitave,
që i
përdorin
ato, pra kanë
në
njëfarë mase karakterin e
'aksidenteve' në sistemin
ndërkombëtar
(Teoria
e perceptimit të gabuar). |
 | Luftrat shërbejnë
për
t'u shmangur
vështirësive dhe konflikteve
të
politikës
së brendshme
përmes aktivitetit
të
politikës
së jashtme (...) (Teoria e
zëvendësimit). |
 | Luftrat janë rezultat i
një
përllogaritjeje
të
vetëdijshme
të
elitës sunduese
në
përpjekjet
ndërkombëtare
për ndarjen e
të
mirave të
kufizuara, pra të pakta, qofshin
këto materiale apo ideale. (...)
(Teoria e interesave, teoria e kalkulimeve, teoria e imperializmit, teoria e
shtresave, teoria e revolucionit, teoria e ideologjive)." |
[Dieter Lutz, Enciklopedi mbi armatimin, paqen,
sigurinë, Mynih 1987, F. 191]
Niveli 3: Sistemi ndërkombëtar / Sistemi i shteteve - Sipas
një
mënyre
argumentimi, luftrat do të
ekzistojnë
për sa
kohë
që "globi do
të
jetë i
ndarë
në
numër
të
shumtë
njësish
të
formës
shtetërore dhe egoiste si dhe
për sa
kohë
që do
të
ekzistojë sovraniteti i shteteve: atyre u mungon
një
instancë e mbivendosur sanksionesh dhe kontrolli, e cila do
të mund
të pengonte
luftrat, ndaj edhe agresionet ushtarake mund të pengohen apo
të shmangen
vetëm
nëpërmjet instrumentave
të tyre
të pushtetit. Struktura sa anarkiste aq edhe
luftë-mbartëse e sistemit
të shteteve inspiron dhe
bën,
që
elitat politike
të
gabojnë duke zhvilluar nje
politikë pushteti
të
mbështetur
ushtarakisht." (Dieter Lutz,
F. 193)
Në
faktorët
përgjegjës
për
këtë
bën
pjesë edhe e ashtuquajtura
dilemë
sigurie, e cila përbën
temën e
një
faqeje të
vecantë.
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|