|


| |
Një përkufizim tipik
për
luftën, ashtu si
përdoret
në
shkencat politike, është
si më
poshtë:
"Në rastin e
luftës
bëhet
fjalë
për
një konflikt masiv
të armatosur, i cili
dëshmon tiparet e
mëposhtme:
 | Në
beteja marrin pjesë dy ose
më
shumë forca
të armatosura, ku
të
paktën
në
njërin prej rasteve
bëhet
fjalë
për nje ushtri
të rregullt ose
trupa të
tjerë ushtarake
qeveritare. |
 |
Të
dy pjesëmarrësit
procedojnë
në
një
formë
të orientuar
për nga qendra
dhe të organizuar, edhe
atëherë kur kjo nuk
është
më
tepër se
një
mbrojtje e armatosur e organizuar ose sulm i papritur i
planifikuar (operacionet guerilase, luftë
partizanësh). |
 |
Kundërvënia
e armatosur nuk përbëhet nga
përplasje sporadike dhe spontane.
Të dyja
palët ecin
në
mënyrë
sistematike." |
[nga:
Istvan Kende, Luftrat pas 1945. Një
analizë empirike
Frankfurt/Main 1982]
|
Bërja e
një liste me kushtet e
këtij
përkufizimi, ekzistenca e
të cilave
është kusht
për
të folur
më pas
për
luftë, tregon se ndarja e
luftës nga konfliktet e tjera
të armatosura
është e
vështirë.
Nëse marrim
për
bazë
këtë ide
në lidhje me
luftën,
atëherë bilanci i
luftrave që prej fundit
të
Luftës
së
Dytë
Botërore rezulton
të
jetë shokues:
Disa shifra në lidhje me luftrat
që prej vitit 1945:
 |
Që
prej vitit 1945 bota ka qenë
vetëm 26 ditë pa
luftë. |
 |
Frekuenca
e luftrave rritet gjithnjë e
më
shumë: 1945: 3 Luftra, 1955: 15 Luftra, 1975: 21
Luftra, 1985: 33 Luftra, 1995: 43 Luftra. |
 |
Kohëzgjatja
e luftrave është
në
rritje: 41 Luftra shtrihen në
më
shumë se 10 vjet, 26
Luftra në
më
shumë se 5 vjet. |
 |
Numri
i të vdekurve dhe masa e
shkatërrimit
është
në
rritje. Përveç
kësaj
viktima të
luftës
janë
gjithnjë
e më
tepër
civilët:
Përqindja e
popullsisë civile
në viktimat e
luftës
është rritur nga rreth 50% deri
në fund
të viteve
'70
në 75%
në vitet
'80 dhe pothuaj 90%
në
vitet '90.
Që prej vitit 1945 luftrat
kanë
vrarë gjithsej rreth
25-35 milionë
njerëz. |
 |
Mes
vitit 1945 dhe 1992 kanë
përfunduar 124 luftra, prej
të cilave 28
me fitoren dhe 36 me humbjen e sulmuesit, 7 me ndërprerjen e betejave,
16 me bashkimin e palëve
në
luftë pa
ndërmjetës, 37 me
ndërmjetësimin
e të
tretëve. |
[Shifrat
marrë nga: Istvan Kende, Luftrat pas 1945.
Një
analizë empirike,
Frankfurt/Main 1982]
|
Nga këto shifra
bëhet e
qartë,
që
epoka e luftrave "klasike", pra ndërshtetërore,
tashmë ka mbaruar.
Duke u nisur edhe nga atentatet terroriste në New York dhe Washington
më 11.
Shtator 2001 është
vënë
në
lëvizje
një diskutim i ri mbi konceptin e paqes dhe
mbi përshtatjen e
të
drejtës
ndërkombëtare
kësaj situate
të re.
Gjithnjë e
më
shpesh po flitet për "luftra
të reja":
"Luftrat e 'reja', në
të cilat
veprojnë
lordët e
luftës dhe bandat terroriste nuk
janë dhe aq
të
reja.
Pushteti luftarak i 'privatizuar' ka ekzistuar që
përpara
epokës
së
shteteve, madje në
një
masë
të madhe. (...) Prej luftrave
të zhvilluara
pas vitit 1945 në
mbarë
botën, luftra
ndërshtetërore
në kuptimin e
mirëfilltë
të
fjalës
kanë
qenë
gjithë
gjithë
një e treta.
Në
pjesën
tjetër, dy
të
tretat, bëhet
fjalë
për luftra
brendashoqërore dhe
transnacionale, në
të cilat luftonin
kundër
njëri-tjetrit
policitë
ushtarake lokale, grupe guerrilase të rekrutuar
në nivel
ndërkombëtar,
rrjete terrorizmi aktive në
të
gjithë
botën si dhe
lordët
rajonalë
të
luftës.
Për
faktin, që
monopolistët e
vërtetë dhe
legjitimë
të
luftës
janë
shtetet, sikurse ndodhte në
Evropën e
shek. 17-të deri
në
atë
të
shek. të
20-të, as
që mund
të
bëhet
fjalë. Lufta
është çliruar
tashmë nga
zinxhirët e sistemit
shtetëror,
zinxhirë,
që iu
vunë
në kontekstin e
së
drejtës
ndërkombëtare me Traktatin e Paqes
së
Westfalisë, pra
është
çshtetëruar,
për
të mos
thënë
privatizuar. Shteti, monopolisti i dikurshëm i
luftës, konkurron
tashmë me
aktorë
parashtetërore dhe
privatë,
me lordët e
luftës, me
mercenarë dhe grupe terroriste
në lidhje
rrjetesh, të
cilët
luftojnë
kundër
njëri-tjetrit, por edhe
kundër
shteteve."
[nga:
Herfried Münkler, Fundi i luftës "klasike" .
Lordët e
luftës,
rrjetet terroriste dhe e ardhmja e pushtetit të
luftës;
në: Neue Zürcher
Zeitung, të
datës
14.09.2002, F. 73]
|
Impulse të tjera
për t'u
marrë
me konceptin e luftës:
 |
Etologjia:
Çfarë
thonë
kërkuesit
shkencorë
për
sjelljen mbi luftën?
|
 |
Shkaqet
e luftës:
Kërkimi shkencor i shkaqeve
të
luftës
është pjesa qendrore e
punës
së
kërkimit shkencor
të paqes dhe konfliktit
|
|
Asnjë
paqe nuk është aq e
padrejtë, sa
të mos preferohej edhe
përpara
luftës
në dukje
më
të
drejtë – Erasmus von Rotterdam |
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|