|
| |
Fragmenti
i tekstit të
mëposhtëm nga Michael Zürn prezanton me Hekzagonin civilizues
një element
thelbësor
të
teorisë
së
shkencëtarit
të
rëndësishëm
të paqes
Dieter Senghaas. Aspekti i civilizimit luan një rol
qendror edhe
në
kontinuum-in luftë-paqe, i cili ka gjetur
herë pas here
përdorim
në
kuadrin e këtij kursi
bazë:
|

|
Çfarë
do të
thotë civilizim
ekzaktësisht? Senghaas u
përpoq
të gjente
një
përgjigje
në
lidhje me këtë. Teoria e tij e paqes, sipas
së
cilës paqja
është
një projekt
civilizimi, përmblidhet
në fragmentin e
mëposhtëm:
"Në
këtë
mënyrë konfigurative te
të menduarit bashkohen
në
një qeverisja e
suksesshme, në kuptimin e arritjes
apo përafrimit me vlerat
bazë
të
njohura nga shoqëria, dhe
bashkëjetesa
paqësore e
njerëzve.
Qëllimet e
qeverisjes janë
në
të
njëjtën
kohë kushte
të
paqes. Në
teorinë e paqes
të
Senghaas objektivat e shtetit dhe qëllimet e qeverisjes bashkohen
nëpërmjet
„hekzagonit civilizues“, i cili nga brenda shënon
një rend
të
mirë,
ndërsa nga
jashtë tregohet
të
jetë i
aftë
për
paqe. (...)
Sistemi i mungesës
së organizuar
të dhunes mund
të
kapërcehet
vetëm
në kuadrin e
një projekti
civilizimi. Këtu,
nëpërmjet
një konsiderimi
të atyre
kushteve, që
në
shoqëritë moderne industriale
të tipit
perëndimor
mundësojnë paqen e
brendshme, dalin edhe dimensionet vendimtare të projektit
të civilizimit
paqe. Qëllimi (...) i zhvillimit
të
një koncepti
të
gjerë
të paqes pa
rënë
në
grackat e koncepteve dhe mendimeve, të mbartura
në binomin konceptual
të
„paqes
negative“ (= mungesë lufte) dhe
të „paqes pozitive“ (=
mungesë e
dhunës
së
strukturuar) në
teorinë e Senghaas
të çon
te Hekzagoni
i civilizuar. Parë nga kjo
perspektivë, themi se paqja
zotëron,
atëherë, kur ekziston
një
konstelacion kushtesh, që
mbështeten reciprokisht (...).
|

|
Gjashtë
këndet e
një hekzagoni
të
tillë civilizues mund
të
përshkruhen si
më
poshtë:
1) Të
një
rëndësie themelore
për projektin e civilizimit
janë
deprivatizimi i
pushtetit dhe krijimi i një monopoli legjitim pushteti. Pa
„çarmatosjen
e qytetareve" (...) nuk mund të
këtë paqe
të
qëndrueshme.
2) Kontrolli
i monopolit të pushtetit dhe krijimi i shtetit ligjor
janë gjithashtu kusht,
që monopoli i pushtetit publik
të mos
keqpërdoret
në
mënyrë
despotike.
3) Përmes
ndërvarësive
në rritje dhe deprivatizimit
të pushtetit krijohet
një
kontroll gjithnjë e
më i madh i afekteve
në raportet reciproke, kontroll ky
që nga
Norbert Elias është
përshkruar
në
mënyrë
mbresëlënëse si „proces
civilizimi“. Për
pasojë kjo mund
të
çojë edhe
në „hapësira
sentimentale“ , që i
kalojnë
kufijtë lokale duke
përfunduar
kështu
në
një „identitet
kombëtar".
4) Me këtë
është hedhur edhe baza
për
pjesëmarrje demokratike
në vendimmarrjen
publike.
5) Një element
tjetër
është drejtësia
sociale. Pasurimi material i
shtetit të
së
drejtës
është
një parakusht
për
ekzistencën e sistemeve
të tilla
(të
shtetit të
së
drejtës)
për
pasojë, pra,
një parakusht edhe
për paqen e brendshme.
6) Dhe në mbyllje kultura konstruktive e konfliktit,
gatishmëria
për
një
përballje produktive me konfliktet dhe
aftësia
për
të menaxhuar konfliktet
orientuar për nga
kompromisi, përbën
këndin e fundit
të
hekzagonit.
Kështu, paqja si projekt civilizimi
shndërrohet
në
një
përpjekje
për
të arritur
një rend legjitim dhe
të
drejtë.
Në
këtë kuptim
një civilizim i
suksesshëm dhe
paqja janë "realitete identike".
Një paqe e kuptuar
në
këtë
mënyrë nuk
është
një gjendje e natyrshme. „Ajo pra duhet krijuar.“ Ose e formuluar
ndryshe : „Nëse
njerëzit duan paqe
në
kuptimin e civilizimit
të
politikës (...),
atëherë kjo paqe duhet
përgatitur: Si vis pacem,
para pacem.“"
[nga: Michael Zürn:
Të
mësojmë nga shteti
kombtar, Hekzagoni zivilizues në
politikën e brendshme
ndërkombëtare,
në: Ulrich Menzel
(bot.): Nga paqja e përjetshme dhe
mirëqenia e kombeve, Frankfurt am Main
2000, F. 21-25]
[Kreu i
faqes]
|