|


| |
Në kontinuum-in e
Luftë-Paqes, i cili do
të
vazhdojë
të
tematizohet në
kuadër
të
këtij kursi
bazë, dhuna
përbën kriterin
qendror dallues. Në
anën e
djathtë gjendet linja e zhvillimit
të
dhunshëm
të
konflikteve, ndërsa nga e
majta, në
gjysmën e Kontinuum-it,
që i takon paqes,
linja e zgjidhjes pa dhunë
të
konflikteve. Por çfarë do
të
thotë
në
fakt, kur themi se konfliktet zhvillohen me dhunë?
Nëse
këtu
bëhet
fjalë
për
luftën, si
një
formë e zhvillimit
të
një
konflikti, atëherë
çështja
bëhet
relativisht e
qartë. I
vështirë
bëhet shpjegimi
për
atë
pjesë
të
Kontinuum-it, që gjendet mes
luftës si
formë ekstreme
në
anën e
majtë dhe momentit
të
kthesës, civilizimit
të
konfliktit, në
mes.
Dhuna është
një fenomen, i
cili nuk përcaktohet dhe kufizohet
qartë as
në
shkencë dhe as
në
përdorimin
gjuhësor
të
përditshëm.
Nëse
në televizion ose
në shtyp flitet
për
dhunën,
atëherë
në
shumicën e rasteve
bëhet
fjalë
për aspektet e
mëposhtme
të
dhunës:
 | Kriminalitet i dhunshëm
(krime
grabitjeje dhe vrasjeje), i cili shfaqet para së gjithash
në qytete
të
mëdha
dhe ushtrohet në
një
masë 90% nga
burrat; |
 |
Vandalizëm:
shkatërrimi i
paramenduar i objekteve të ndryshme; |
 |
Trazira dhe kaos: eksese të
dhunshme në koncerte Pop, ndeshje futbolli ose aktivitete
të tjera
masive; |
 |
dhunë
armiqësie ndaj
të huajve:
veprime të dhunshme
të
qëllimshme,
të orientuara
kundër
një pjese
të caktuar
të
popullsisë; |
 |
Dhunë mes
gangsterëve
të
rrugës: grindje
të dhunshme mes bandave rivalizuese
të
të rinjve; |
 |
dhunë e motivuar politikisht. |
[nga: Günther Gugel, Seminar mbi
parandalimin e dhunës, Instituti
për
pedagogjinë e paqes Tübingen, 2003]
Pra, siç duket,
kemi të
bëjmë me
dhunë, kur ajo na shfaqet si
dhunë
direkte fizike, p.sh.
kur një njeri vret apo plagos
një
tjetër. Por kur p.sh. konsumi
në qytetet
industriale, i cili shoqërohet me sasi
të
mëdha
të
përdorimit
të
energjisë, çon
në
atë
që atmosfera
përreth
tokës
të ngrohet, niveli i
detit të rritet dhe
kështu
të
përmbyten ishuj
të
vegjël, duke
bërë
që
banorëve
të tyre t'u hiqet baza e
ekzistencës, kjo
në komunikimin
gjuhësor
të
përditshëm zakonisht nuk konsiderohet si
dhunë.
Për
këtë arsye
kërkimi shkencor i paqes dhe konfliktit
është
përpjekur
të
zhvillojë
një
koncept më
të
gjerë
për
dhunën:
"Në fund
të viteve
'60 Johan Galtung ka futur
në diskutim dallimin mes
dhunës personale dhe asaj
të strukturuar dhe
në fillim
të viteve
'90 e
ka plotësuar
këtë edhe me aspektin e
dhunës
kulturore. Në rastin e
dhunës
personale vepruesi dhe viktima janë
qartësisht
të
identifikueshëm dhe
bashkëpërkatës. Edhe dhuna strukturore prodhon
viktima, vetëm se jo
persona, por struktura specifike organizative dhe shoqërore, dhe
përgjegjës
për
këtë
janë kushtet e
jetesës. Me
dhunë kulturore
përshkruhen
ideologji, bindje, sisteme legjitimimi, me ndihmën e
të cilave
mundësohet, justifikohet dhe legjitimohet dhuna direkte ose e strukturuar.
Sipas Galtung kemi të bëjmë me
dhunë,
atëherë kur
njerëzit ndikohen aq
shumë, sa realizimi i tyre faktik
shpirtëror dhe fizik
është
më i
vogël se
realizimi i tyre potencial."
[nga: Günther Gugel, Seminar mbi
parandalimin e dhunës, Instituti
për
pedagogjinë e paqes Tübingen, 2003]
Koncepti i Galtung për
dhunën e strukturuar
është edhe pika qendrore e referimit
në
kërkimin shkencor
të paqes dhe
konfliktit në nivel
mbarëbotëror. Ai ka gjetur
shumë
mbështetje
në lidhje
me faktin, se hapi konceptin e dhunës duke
bërë
kështu
të mundur
që
të
shiheshin edhe rezultatet e dhunshme (uria e Botës
së
Tretë)
të
strukturave anonime. Por ai u kritikua ashpër, pasi me
këtë kishte çuar
në
një
përdorim inflacionar
të konceptit
të
dhunës:
Tanimë gjithçka
në
këtë
botë
që na duket jo e rregullt e
emërtojmë
dhunë strukturore dhe e
denoncojmë si
të
tillë. |
|
Si emërtim
i një
rrethane konkrete shoqërore me
përmbajtje
të ndryshme veprimesh
koncepti „Dhunë“ duhet
që
sot, gradualisht, të
fillojë
të
vlerësohet si koncepti
bazë i diskutimit
të problemeve
të
luftës dhe
paqes - nëse „luftën“ e
përkufizojmë si
përdorim i
dhunës
së
organizuar ushtarakisht mes grupeve të ndryshme
sociale, atëherë
„paqja“ do të
ishte, në
një minimium
përshkrimi, mungesa e
gjithë
kësaj. Por dhuna
për
të
cilën
bëhet
fjalë
në
këto
kontekste paraqet vetëm
një fragment
të spektrit
të
gjerë
të
përmbajtjes
së konceptit
"Dhunë":
këtu
bëhet
fjalë
për
dhunë direkte fizike, duke
vënë theksin
të plagosja e personave ose
dëmtimi i objekteve. Rrethana
shoqërore,
përshkruar prej konceptit
të
dhunës direkte ose fizike,
është ajo e
një raporti
të
qartë subjekt-objekt. Dhuna ushtrohet nga
një veprues (subjekti), dhuna
pësohet nga
një
viktimë (objekti). (...)
Në komunikimin e ri
gjuhësor koncepti i
dhunës
është
zhvendosur gjithnjë e
më
tepër
në
atë cep,
që karakterizohet nga koncepti
dhunshmërisë
(fizike). Por ky pohim është i
vlefshëm
vetëm
atëherë
kur „Dhunën“ e
interpretojmë si
një koncept veprimi
të
lidhur me idenë e
një detyrimi
t | | |