Gjeneza
Lart Strategjite Koncepti Gjeneza Kerkimi shkencor Hekzagoni

 


 

Pedagogjia e Paqes

Teksti i mėposhtėm skicon gjenezėn e konceptit tė paqes nga kohėt e hershme deri nė tė tashmen:

"Norma e paqes pra kėrkon jo-luftėn. Por ajo kėrkon edhe mė shumė. Paqja ėshtė gjithashtu : „Burim, krijues, ushqyes, shumues, mbrojtės i tė gjitha tė mirave nė qiell dhe nė tokė...“ Ajo nuk ėshtė kusht vetėm  pėr vazhdimin e ekzistencės sė njeriut, por edhe pėr shpalosjen e tij. Kėshtu ajo ekzistonte si koncept qė nė judizmin klasik, atėherė madje me referencė shprehimore brendashoqėrore.

Koncepti i Salomit, dalė nė dhiatėn e vjetėr, fillimisht ishte njė koncept eskatologjik, i cili perkufizonte pėrputhjen mes Zotit dhe njeriut. Pėr sa kohė qė ai ishte i pėrcaktueshėm nga pikėpamja politiko-reale, ai pėrmbante perveē vazhdimėsisė sė ekzistencės pėrmes garantimit tė sigurisė sė jashtme edhe kėrkesėn pėr shpalosjen e kėsaj ekzistence nė formėn e shėndetit, ngopjes dhe mirėqenies.

Kėtė lidhje e gjejmė edhe te egjyptianėt dhe banorėt e Babilonisė, nėse hedhim njė vėshtrim prapa nė histori. Nėse lexojmė himnet e pėrgatitura pėr rastin e ngjitjes nė fron tė faraonėve jo si pėrshkrim gjendjesh - ēka me siguri do tė ishte e pamendueshme - por si formulim normash politike, do tė shikonim, se ato tregojnė tė njėjtėn lidhje mes sigurisė sė brendshme dhe mundėsive tė brendshme tė shpalosjes sė njeriut pėrmes heqjes sė arbitraritetit, shtypjes dhe shfrytėzimit.

Mbreti mundėson sigurinė, thuhet nė himnin e babilonėve te  Lipitistars von Isin (...), duke mundur kundėrshtarėt e vet, duke siguruar drithėra, yndyrė dhe qumėsht, duke shpėrndarė drejtėsi dhe „duke e lejuar gjithmonė ekzistencėn e tė drejtė
s“. Siguria e jashtme i besohej gjithmonė nėnshtrimit, nė mė tė shumtėn e rasteve pėrmes vrasjes sė armiqve, ēka u korrespondonte ideve tė kohės.

Kjo vlen edhe pėr dhiatėn e vjetėr, pasazhet e  famshme tė sė cilės te Jeshaja 2, 2-5 dhe Mihaja 4, 1-3 citohen vazhdimisht dhe gjithnjė e mė teper nė mėnyrė tė paplotė: Atėherė tė gjithė popujt do tė farkėtojnė „plugje nga shpatat e tyre dhe heshtat do ti kthejnė nė vegla pėr krasitje. Sepse asnjė popull nuk do tė ngrejė me shpatėn kundėr njė populli tjetėr dhe prej atij momenti ata nuk do tė mėsojnė mė luftėn
“.

"Dolf Sternberger ka bėrė dallimin mes konceptit politik dhe atij eskatologjik tė paqes. Formėsimi mė madhėshtor i paqes eskatolojike ishte vizioni i profetit Jeshaja (11, 6-7) me ujqėrit, qė pushojnė mes qengjave, me lopėt dhe arinjtė nė tė njėjtėn lėndinė dhe me luanėt, qė ushqehen me kashtė. Kėtu paqja nė mėnyrė definitive nuk ėshtė periudha mes dy luftrave, por efekti i gėzueshėm i reformimit total tė botės. Sternberger nuk e beson, se njė gjė e tillė mund tė arrihet me anė tė politikės, sepse ai ėshtė tepėr skeptik nė lidhje me faktin qė me mjete politike mund tė arrihen rezultate eskatologjike(...). Paqja eskatologjike, kėshtu thotė Sternberger, mbėshtetet nė njėsim,  Communio, ndėrsa ajo politike nė bashkim, Communicatio. Paqja eshatologjike mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet konvertimit,  ndėrsa ajo politike vetėm nėpėrmjet mirėkuptimit. Pėr tė mbetur te figurat e profetit Isaia: Politika mund tė mos i denatyralizojė ujqėrit, arinjtė dhe luanėt, por ajo mund t'u vėrė atyre limite, t'u lejojė hapėsira tė kufizuara dhe, nėse duhet, t'i prangosė ata. Nėse ajo tenton konvertimin nė denatyralizim, ajo ose do tė dėshtojė ose do tė shndėrrohet nė totalitare."

[aus: Iring Fetscher/Herfried Münkler (Bot.): Shkenca e politkės - analiza - koncepte - teori, Njė kurs bazė, Reinbek, F. 288]

Por kushti paraprak pėr kėtė paqe gjendet nė njė fjali mė parė: Dhe Zoti do tė gjykojė mes paganėve dhe do tė „dėnojė shumė popuj“. Mposhtja totale e armiqve tė Izraelit ėshtė kushti i kėsaj paqeje. Ajo perēohet nėpėrmjet pushtetit tė sunduesit, prej tė cilit varet edhe garantimii drejtėsisė sė brendshme.

Vetėm testamenti i ri mori nė lidhje me kėtė njė kundėrpozicion radikal me kėrkesėn pėr tė dashur armiqtė. Gjithsesi ajo duhet kuptuar nė kuadėr tė konceptit tė ri pėr paqen tė Dhiatės sė Re, i cili nuk ishte orientuar politikisht, por eskatologjikisht madje mė shumė se sa ai i Dhiatė
s sė vjetėr. Ky koncept, marrė nė kuptimin e ngushtė tė tij, nuk ka absolutisht asnjė lidhje me zbulimin e ekzistencės tokėsore, por i referohej nė mėnyrė ekskluzive lidhjes mes njeriut dhe Zotit.

Ndėrsa nė konceptin grek tė Eirene-s lidhja mes garantimit tė sigurisė  dhe atij tė pasurisė, mirėqenies, shėndetit dhe qėndrueshmėrisė shihet qartė. Edhe Islami bashkonte nė konceptin e paqes sigurinė e jashtme - garantuar pėmes mposhtjes sė armiqve - me mundesitė e brendshme tė shpalosjes, tė rregulluara me norma tė caktuara. Kur konfucianizmi shpalli tre parimet e qeverisjes sė mirė, pikėrisht sigurimi i ushqimit,  ushtarėve dhe besimit tė mjaftueshėm, ai lidhi, sigurisht pa pėrdorur konceptin e paqes, qėllimet e vazhdimėsise dhe shpalosjes sė ekzistencės sė njeriut.  

Lidhja e kėtyre dy qėllimeve nė konceptin e paqes del edhe njėherė qartė nė fillim tė mesjetės te Augustini. Nė tė ai sheh  „qetėsine e rendit“ (tranquillitas ordinis), e cila rregullon si mundėsitė e shpalosjes sė ekzistencės individuale njerėzore ashtu edhe sigurinė e kėsaj ekzistence ndaj njė sulmi tė jashtėm.

Nė fillim tė Mesjetės dhe veēanėrisht tė kohėve moderne koncepti i integruar i paqes bie. Tani, para sė gjithash nėn ndikimin e sė drejtės ndėrkombėtare, ai do tė reduktohet nė fushėn ndėrshoqėrore, ndėrsa kushtet e shpalosjes, qė duhen garantuar brenda pėr brenda shoqėrisė, ndahen prej tij. Gjithsesi, nė periudhėn e formimit tė shteteve territoriale dhe tė absolutizmit ato nuk kanė luajtur njė rol veēanėrisht tė madh dhe dolėn nė pah vetėm pasi rėndėsia e iluminizmit dhe mė pas e revolucionit francez ishte rritur dukshėm. 

Natyrisht norma e shpalosjes sė ekzsitencės iu atribuua edhe koncepteve tė tjera, si atij tė mirėqenies (si drejtėsi shpėrndarjeje materiale) dhe konceptit tė demokracisė (drejtėsi shperndarjeje nė pjesėmarrje). Kėshtu, norma e paqes u kufizua gjithnjė e mė tepėr nė marrėdhėniet ndėrshoqėrore duke u reduktuar nė kėtė mėnyrė nė vazhdimėsinė e ekzistencės.

Ajo iu referua sėrish normės sė shpalosjes sė ekzistencės shumė vonė, pikėrisht pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur ndėrvarėsia nė rritje filloi tė zvogėlonte distancėn mes shteteve. Norma e shpalosjes sė ekzistencės zgjeroi kėshtu nė mėnyrė tė konsiderueshme vlefshmėrinė e saj duke pėrfshirė tanimė njerėz tė njėsive tė tjera politike. "

[aus: Ernst-Otto Czempiel: Strategji paqeje, shndėrrimi i sistemit pėrmes organizatave ndėrkombtare, demokratizimit dhe ekonomisė, Paderborn 1986, F. 44-46]

Paqja nuk ėshtė mungesė e luftės. Paqja ėshtė njė virtyt, njė qėndrim intelektual, prirje ndaj sė mirės, besim, drejtėsi – Spinoza

[Kreu i faqes]

 

TematTė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online mbi edukimin politik ėshtė zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.