Paqja
Lart Lufta Paqja Dhuna Konflikti

 

Strategjite
Koncepti
Gjeneza
Kerkimi shkencor
Hekzagoni


 

Pedagogjia e Paqes


"Nuk ka rrugë për te paqja. Paqja është vetë rruga" - Kjo moto e Mahatma Gandhit i referohet një mënyre pragmatike të konceptimit të paqes. Citati i mëposhtëm është më konkret:  "Kujdesu për mjetet, se qëllimet do të kujdesen vetë për veten." Pra për Gandhin të rëndësishme janë mjetet - mungesa e dhunës në veprim - dhe jo marrja me qëllimet - kërkimi i një paqeje (utopike), realizimi i së cilës i takon së ardhmes së largët.

Edhe grafiku i përdorur disa herë në këtë kurs bazë e konsideron dhunën si kriter për ndarjen e mëtejshme të kontinuum-it në luftë dhe paqe. Paqja fillon, atje ku pushon dhuna dhe fillon bashkëpunimi. Shkallë të ndryshme të bashkëpunimit dhe integrimit shënojnë rrugën drejt paqes "maksimale", e cila nuk mund të përkufizohet në kuptimin e një gjendjeje agregate, por mbetet një ide rregullative ose utopi (pozitive).

Çështja, se kur fillon paqja, është e diskutueshme. Ose e formuluar ndryshe: Çfarë ndodh nëse (si më sipër) thuhet, se dhuna pushoi? Me këto pyetje rreth koncepteve të dhunës direkte, të strukturuar dhe të kulturuar merret  Fragmenti mbi Dhunën në kuadrin e këtij kursi bazë 2. Përsa i përket përcaktimit më të afërt të konceptit të paqes është bërë e zakonshme të dallohet mes paqes "pozitive" dhe asaj "negative". Se çfarë nënkuptohet me këto, diskutohet në tekstin e mëposhtëm të Ernst-Otto Czempiel:

"Paqja ndan fatin e problemeve të tilla sociale, të cilat nuk duhet të ndrydhen apo harrohen, por që duhet të rikonsiderohen nga opinioni i përgjithshëm. Për të flitet vazhdimisht: në politikë, media, publik, në lëvizjen për paqe. Njerëzit betohen për paqe dhe e reklamojnë atë. Të krijohet kështu përshtypja, se ajo është një gjendje e njohur dhe me siguri e gjenerueshme. Një marrëveshje çarmatimi, një bisedë politike e sjellin atë më  afër, armatimi dhe përkeqësimi i klimës e zhvendosin atë në largësi. (...)

Në një sistem ndërkombëtar themi, se paqja ekziston, atëherë kur konfliktet, që zhvillohen në të
, zgjidhen ose të paktën trajtohen në mënyrë të vazhdueshme pa përdorur dhunë ushtarake të organizuar. 

Në njëfarë mënyre, ky përcaktim është më afër konceptit "negativ" për paqen, i cili e përcakton paqen si jo-luftë. Pra, ky koncept mjaftohet me faktin, që nuk ka luftë. Me këtë gjithsesi nuk nënkuptohet vetëm mungesa e luftës, por edhe zëvendësimi i saj me mënyra të tjera jo-të dhunshme zhvillimi. Pra, nga kjo kërkesë logjike  rezulton, se koncepti "negativ" për paqen, nëse do të ishte marrë ndonjëherë seriozisht me vetveten, presupozon pasoja, që një diskutim, që procedon në mënyrë thjeshtë nominale, ia ka atribuuar paqes "pozitive". Të shmangësh luftën në vazhdimësi do të thotë ta zëvendësosh atë me forma jo-luftarake të zgjidhjeve të konfliktit. Nëse kjo ka sukses, atëherë zotëron paqja.

Ky pë
rcaktim nuk diskriminon çdo formë dhune, por vetëm dëmtimin e organizuar ushtarak të ekzistencës njerëzore. Ky përcaktim nuk ka qenë asnjëherë i orientuar - dhe vazhdon të mos jetë - për nga „qëllimi final i një shoqërie botërore pa dhunë, ose, thënë teologjikisht, i njerëzve të shpëtuar“ (...). Ai vetëm se thotë në një mënyrë disi më të qartë atë, çka duhet kuptuar në të vërtetë me atë element tashmë të njohur të paqes, pikërisht me jo-luftën. E çfarë do të thotë jo-lufta përveçse mungesë permanente e përdorimit të dhunës së organizuar ushtarake? Ajo nuk është identike me shmangien e përkohshme të luftës, por përjashton përgatitjen e luftës, gatishmërinë për luftë. Kjo ka qenë edhe ideja e  Hobbes (...), i cili me paqe përcaktonte kohën, kur nuk kishte as luftë dhe as gatishmëri për luftë. Për këtë arsye efektet politike të këtij përcaktimi konsekuent të jo-luftës janë të konsiderueshme. (...)

Pra, paqja përcakton modelin procesual të një sistemi ndërkombëtar, i cili është i karakterizuar nga një linjë jo e dhunshme zhvillimi të konflikteve, që ai mbart. Koncepti mund të mjaftohej edhe me tendencën e mëposhtme: Paqja ekziston atëherë kur në një sistem ndërkombëtar ekziston prirja për t'i rregulluar konfliktet pa dhunë ushatarake. (...)

Ajo, që u vu përballë konceptit „negativ“ dhe atij  „pozitiv“  të paqes si alternativë, në një vështrim më të hollësishëm rezulton të jetë një përshkallëzim. Ajo fillon si conditio sine qua non, me eliminimin e mundësisë së përdorimit të dhunës ushtarake të organizuar, për të vijuar si një proces i zbritjes së vazhdueshme të dhunës dhe i rritjes se pandalshme të drejtësisë në shpërndarje."

[nga: Ernst-Otto Czempiel: Strategji paqeje, Shndërrimi i sistemit përmes Organizatave Ndërkombëtare, Demokratizimit dhe Ekonomisë, Paderborn 1986, F. 11, 35-37, 51]

Ernst-Otto Czempiel e vlerëson gjithashtu si të logjikshme, që për luftën dhe paqen të mos flitet si për dy gjendje të caktuara, por si për një kontinuum, i cili - sikurse bëhet e qartë edhe nga paraqitja e mëposhtme grafike - ndryshon disi nga kontinuumi i mësipërm:

Pikënisjen e formon këtu koncepti i paqes i ashtuquajtur "negativ": Paqja është mungesa e luftës, dhe lufta mund të përkufizohet në mënyrë relativisht të saktë si "përdorim i organizuar i dhunës ushtarake". Me rëndësi vendimtare është këtu, që më pas të bëhet dallimi midis disa fazave dhe niveleve (që pasojnë njëra-tjetrën), ku gjendje tashmë agregate si Lufta e Ftohtë bëjnë pjesë në zonën e paqes, dhe pikërisht në fazën me nivelin më të ulët të paqes. 

Një ndryshim i mëtejshëm
me kontinuum-in tjetër qëndron në atë, që me "rritjen e drejtësisë" përveç masës së (mungesës së) dhunës shtohet edhe një kriter tjetër, për të bërë të mundur dallimin e fazave të ndryshme të paqes. Kjo dëshmon lidhjen e ngushtë mes paqes dhe drejtësisë.

Impulse të tjera për t'u marrë me konceptin e paqes:

bullet

Strategji të paqes: Cfarë e mbështet paqen? 

bullet

Shënime mbi pasaktësitë e konceptit të paqes 

bullet

Shënime mbi gjenezën e konceptit të paqes 

bullet

Fushat e detyrave të kërkimit shkencor mbi paqen dhe konfliktin

bullet

Paqja si projekt civilizimi: hekzagoni civilizues i Senghaas

Asnjëherë nuk ka patur një luftë të mirë apo një paqe të keqe – Benjamin Franklin

[Autor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.