Kerkimi shkencor
Lart Strategjite Koncepti Gjeneza Kerkimi shkencor Hekzagoni

 

Kritika


 

Pedagogjia e Paqes

Artikulli i mëposhtëm i fjalorit enciklopedik emërton fushat më të rëndësishme të detyrave të Kërkimit shkencor të Paqes dhe Konfliktit si dhe paraqet lindjen dhe zhvillimin e kësaj fushe. Një tekst tjetër në një faqe të vecantë  tërheq vëmendjen në lidhje me një deficit të kësaj dege të kërkimit shkencor, dhe pikërisht në lidhje me lënien pas dore të kërkimit të strategjive paqevendosëse. 

"I. Trajtimi shkencor i luftës dhe paqes është po aq i vjetër sa edhe vetë shkenca. Megjithatë u desh të kalonte njëfarë kohe derisa në vitet '50 të shekullit tonë, më kërkimin shkencor të paqes dhe konflikteve lindi një nëndisiplinë shkencore, e cila merret ekskluzivisht me trajtimin shkencor të luftës dhe konflikteve si dhe me kushtet e paqes. 

Linja të veçanta të shkencës së paqes u morën sërish në shek. e 19-të në kuadër të lëvizjes qytetare për paqen. Por vetëm nën përceptimin e tmerreve të asgjësimit masiv industrial në Luftën e Parë Botërore lindën, përveç Lidhjes së Popujve dhe Gjykatës Ndërkombëtare, edhe Institute për Marrëdhënie Ndërkombëtare në SHBA dhe në Britaninë e Madhe me detyrë realizimin e kërkimeve shkencore rreth luftrave dhe konflikteve ndërkombëtare, por edhe rreth revolucioneve dhe luftrave civile si dhe kushteve të një paqeje të qëndrueshme botërore. Pak kohë pas vitit 1920 nuk kishin mbetur më gjurmë nga pretendimi, që në qendër të shkencës për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendosej lufta dhe paqja. Disiplina e re u shndërrua shpejt në një shkencë për legjitimimin e politikës së jashtme kombëtare të shteteve përkatëse dhe të interesave të tyre politike dhe ushtarake për pushtet.

Tronditja e re politike dhe morale e sistemit të shteteve  përmes Luftës së Dytë Botërore si dhe përmes asgjesimit masiv të organizuar politikisht në stalinizëm dhe fashizëm, por para së gjithash gjasat e kërcënimit të një lufte bërthamore popuj-vrasëse bënë që në fund të viteve 50-të, si reagim ndaj ideologjisë dominuese të Luftës së Ftohtë, të lindnin kërkimet shkencore mbi paqen, fillimisht  në mënyrë të veçuar nëpër universitete dhe institute kërkimore të Kanadasë, ShBA dhe Norvegjisë. Paralelisht me këtë
, në fushën e polemologjisë (shkencë e luftës dhe konflikteve) - me të cilën merreshin shumë pak persona - në Francë dhe në Holandë kishte përpjekje për një studim sistematik të luftës dhe konflikteve. 

Tashmë nuk ishin më mbrojtja nga luftrat dhe kufizimi i linjës së zhvillimit të një lufte qëllimet e kërkimit shkencor mbi paqen, por zhdukja e luftës si një formë shoqërore dhe ndërshtetërore qarkullimi. Në këto kushte kërkimi shkencor mbi paqen tematizon utopinë e paqes botërore, e cila kishte qenë motivi q
endror i lëvizjes liberale dhe republikano-demokrate të borgjezisë në  fund të shek. të 18-të dhe në gjysmën e parë të shek të 19-të, motiv ky që  u fokusua në një formë të re dhe u përhap nga lëvizja e punëtorëve.

Mendimi, i cili në qendër të tij kishte mbrojtjen nga lufta dhe mbajtjen nën kontroll të konflikteve, e gjeti shprehjen e tij, paralelisht me kërkimin shkencor mbi paqen, në kërkimin shkencor mbi konfliktin, para së gjithash në SHBA  (Journal of Conflict Resolution 1957), në mënyrë që më pas, në vitet '60 të dyja këto tendenca  të bashkoheshin në kërkimin shkencor mbi paqen dhe konfliktet. 

II. Në vazhdën e ç'tensionimit ndërkombëtar u arrit që në vitin 1964 të krijohej në Groningen International Peace Research Association . Edhe Journal of Peace Research  krijuar gjithashtu në vitin 1964 në Oslo, kontribuoi në mënyrë thelbësore në zgjerimin në nivel ndërkombëtar të kërkimit shkencor mbi paqen. Përmes ngritjes së organizatave rajonale latino-amerikane dhe aziatike në fund të viteve '70 kërkimi shkencor mbi paqen në këtë kohë i kaloi kufijtë e Amerikës Veriore, Evropës Perëndimore dhe Japonisë dhe arriti në parim një shtrirje mbarëbotërore, ku përpjekjet në kuadër të UNESCO-s kishin funksion ndërmjetësues.

Kërkimi shkencor mbi paqen përjetoi një hapje të konsiderueshme me iniciativë
n shtetërore për të ngritur dhe mbështetur  International Peace Research Institute, në Stokholm, i cili u krijua në vitin 1966 me rastin e 150-vjetorit të neutralitetit të Suedisë dhe që duhej të ofronte bazat shkencore për diplomacinë suedeze dhe atë ndërkombëtare në çështje të çarmatimit në kuadër të Kombeve të Bashkuara në  Gjenevë. Botuar nga SIPRI, Yearbook of World Armaments and Disarmament, me të dhëna dhe analiza mbi kostot e armatimit dhe sistemet e armëve arriti që të drejtonte vëmendjen ndërkombëtare për nga kërkimi shkencor mbi paqen.

Rënia e tensioneve politike dhe tërheqja e konfliktit Lindje-Perëndim në vetëdijen e përgjithshme, lufta në Vietnam dhe problemet e zhvillimit në Botën e Tretë e zhvendosën vëmendjen edhe në problematikën Veri-Jug. Prej këtej rezultonte një zgjerim thelbësor i paradigmave të kërkimit shkencor mbi paqen përtej debatit ekzistues të momentit me dinamikën e armatimit, sistemin e paralajmërimit, kontrollin e armatimit dhe çarmatimin. 

Në kuadër të zhvillimit apo ritematizimit të koncepteve të tilla si konflikt asimetrik, konflikt interesash, konflikt i manifestuar dhe latent, zgjerimi i  paradigmave e gjeti shprehjen e tij para së gjithash në konceptin e Dhunës së Strukturuar (Galtung 1969), i cili u përvetësua shpejt nga opinioni publik perëndimor liberal, në një pjesë të caktuar edhe socialist, i cili ndodhej tashmë përpara problemit të reformimit të sistemit ndërkombëtar shoqëror dhe shtetëror.

Përhapja e konceptit të Dhunës së Strukturuar e ka zgjeruar në një masë të stërmadhe fushën e kërkimeve shkencore mbi paqen, duke  çuar kështu edhe në tendencën e një rritjeje të pakufishme të saj në një shkencë universale deri në mbingarkim. Në vitet '70 ky zgjerim u përjetua fillimisht në mënyrë të shumëfishtë si çlirues, meqenëse linjat e vjetra nuk dukeshin më se u përgjigjeshin problemeve të zhvillimit ndërkombëtar të shoqërisë njerëzore, të sistemit të saj shtetëror dhe mjedisit të saj.

Kërkimi shkencor mbi paqen pati një efekt të ndjeshëm para së gjithash në shkencat politike, në psikologji (kërkimet mbi agresionin) teologji, pedagogji dhe gjeografi, ndikoi deri në njëfarë mase edhe fizikën, biologjinë, informatikën, shkencën e historisë dhe atë ushtarake (studime strategjike) dhe disi më pak sociologjinë - kuptohet për shkak të kufizimit tradicional të konceptit të shoqërisë brenda kuadrit nacional-shtetëror.

Që prej krizës së çtensionimeve politike nga fundi i viteve '70, kur konflikti lindje-perëndim dhe me të edhe mundësia e një lufte bërthamore dolën sërish në plan të parë të vëmendjes së shteteve industriale, vihet re një rikthim në problemin q
endror të kërkimit shkencor mbi paqen, pikërisht në studimin e kushteve për mbrojtje të qëndrueshme nga luftrat, për një studim të shkaqeve të luftës, të informacioneve mbi konfliktin dhe të dinamikës së armatimit, pa lënë jashtë vëmendjes rëndësinë e Dhunës së Strukturuar, vdekjeprurëse dhe të mbarsur me luftra, e cila për shumicën e njerëzve vazhdon të jetë shumë më kërcënuese se lufta konvencionale.

[Egbert Jahn: Kërkimi shkencor mbi paqen dhe konfliktin; n