|
| |
Teksti
i mëposhtëm nga Herfried Münkler
përmbledh kontributin e
kërkimit
shkencor të sjelljes
në diskutimin rreth
luftës dhe paqes:
"Në pamje
të
parë
duket, sikur lufta dhe paqja janë dy gjendje politike
krejtësisht
të ndara nga
njëra-tjetra: Nëse
zotëron
paqja, atëherë nuk ka
luftë, dhe anasjelltas. (...) Lufta dhe Paqja,
të ndara nga
njëra tjetra nga
shpallja e luftës dhe
marrëveshja
për
paqe, sipas kësaj
pikëpamjeje do
të ishin
gjendje, që
përjashtojnë
njëra-tjetrën, prej
të cilave
është
vetëm
njëra
që
dominon: lufta ose paqja, një
të
tretë nuk ka. Por koncepti i „Luftës
së
Ftohtë“ tregon se realiteti politik
është me
më
shumë shtresa se sa konstrukti
binar luftë-paqe. (...)
Një
vështrim
tangent
në konfliktet e fundit
të
Luftës
së
Dytë
Botërore
tregon,
se konfliktet e zhvilluara brenda linjës
së
„rregullt“ të
luftës
janë rritur vazhdimisht.
Ndërsa „luftrat
klasike“ si ato të Lindjes
së
Afërt mes Izraelit,
Sirisë, Egjyptit dhe
Jordanisë
janë
bërë
më
të rralla.
 |
Mos
ndoshta në
dallimin mes luftës dhe paqes
bëhet
fjalë
për
një fiksion juridik? Tezat e
analistëve shkencore
të
sjelljes, të
etologëve, duket se e
konfirmojnë
këtë.
Etologjia, vëzhgimi shkencor i sjelljes
së
kafshëve dhe
njerëzve,
flet për
një kontinuum
të
agresionit, në ekstremitetin
më
të
largët
të
të
cilit qëndron
lufta. Kështu, Irenäus Eibl-Eibesfeldt, duke e
përkufizuar
luftën si 'konflikt
të armatosur mes
grupesh', (...) e ka kufizuar
atë nga
format e tjera të agresionit
të
brendshëm; por gjendjen e
jo-luftës,
përshkruar prej tij, zor se ndokush do
të mund ta quante paqe. Sido
që
të
jetë, dallimi strikt mes
luftës dhe paqes
për
etologjinë
është i huaj; ajo
niset nga fakti, se, në rastin e
një lloj mbijetese dhe karriere
të lidhur
në
masë
të
gjërë me instiktet
(përjashtimi i
të
dobtëve dhe
të
sëmurëve
nga procesi i shumimit) dhe në rast
shpërndarjeje funksionale resursesh
të
pakta, agresioni merr një rol vendimtar.(...). |
Kjo
vlen edhe për
luftën: „Lufta“,
thotë Eibl-Eibesfeldt, „nuk ka
për arsye as
instinkte të degjeneruara,
të menaxhuara keq, apo
instinkte
kafshërore dhe as
nekrofiline apo deformime të tjera patologjike
të
jetës emotive
njerëzore. Pra
nuk është fjala
për
një dalje pa funksion
jashtë shinave, por
për
një
formë
specifike njerëzore
të agresionit
ndërgrupor, me
ndihmën e
të cilit grupe
njerëzish
konkurrojnë me njeri-tjetrin
për
tokën dhe
natyrën.“
Njëkohësisht etologjia sjell
në
vëmendje edhe skrupujt dhe pengesat
instinktive
në rast vrasjeje
të
njerëzve apo
kafshëve si dhe ritualet
shoqërore
të popujve
primitivë për mbrojtjen nga konfliktet, si
p.sh. heqja dorë nga
përdorimi i
armëve
vdekjeprurëse ose nga
përndjekja e
të arratisurve (...).
Për Eibl-Eibesfeldt
zhvillimi i armëve
të
luftës ishte edhe hapi vendimtar
në ndryshimin e
funksionit të agresionit:
„Arma ishte me siguri
një faktor vendimtar
në
zhvillimin e agresionit destruktiv. Ligësia e
teknikës
së
armëve fitoi mbi
skrupujt tanë
natyralë.
Një goditje e
shpejtë me
armë mund ta
eliminojë
një
njeri përpara se ai
të
ketë
mundësinë t'i
apelojë
mëshirës
sonë me gjeste
nënshtrimi. Dhe kjo funksionon edhe
më
mirë,
nëse vrasja
në
distancë
bëhet me
një
shigjetë“.
Nga pikëpamja e
kërkimeve shkencore
të sjelljes lufta dhe paqja
janë, pra,
koncepte metaforike për dy gjendje
të ndara jo
krejtësisht
qartë nga
njëra-tjetra
në
një kontinuum
agresioni, që
kërkon
të
sigurojë
mbijetesën dhe
ecjen përpara
të llojit, ku zhvillimi i
teknikës
së
armëve
(dhe stërvitja
ushtarake, që
çoi
në shuarjen e
instinktit
të
arratisjes) bëri,
që skrupujt
instinktive të
pakësoheshin dhe
që lufta
të
shndërrohej
në
një
formë
jo-instniktive të zhvillimit të
një konflikti brenda llojit."
[nga: Herfried Münkler, Lufta dhe Paqja; n[nga: Herfried Münkler, Lufta dhe Paqja; në: Iring Fetscher/Herfried Münkler (Bot.), Shkenca politike. Koncepte - Analiza -
Teori, Kurs bazë, Reinbek 1985, F. 280-281]
[Kreu i
faqes]
|