Dilema
Lart Agresioni Dilema

 


 

Pedagogjia e Paqes

Teksti i mëposhtëm me anë të Dilemës së Sigurisë skicon një problem thelbësor të sistemit ndërkombëtar të shteteve, i cili rezulton nga struktura e tij anarkiste:

"Sistemi ndërkombëtar, dhe  ky është me siguri tipari i tij q
endror, është një sistem „anarkist“. Me anarki këtu nuk nënkuptohet mungesa e rregullsive (pra, mungesë rendi ose  „kaos“) (...). Gjithashtu, anarki nuk do të thotë mungesë rregullash të detyrueshme në nivel ndërkombëtar. Këto me siguri që ekzistojnë (...). Por Anarki në kuptimin e ngushtë të fjalës do të thotë: mungesë formale e qeverisjes. Në sistemin ndërkombëtar mes shteteve ekzistojnë dallime të pushtetit, një pjesë e të cilave ekzistojnë apo përforcohen madje me anë mekanizmash veprimi të sistemit ndërkombëtar (...). Megjithatë, në ndryshim me raportin e brendshëm brenda për brenda shteteve, nuk ka një hierarki formale, veçanërisht nuk ekziston monopoli i një shteti botëror për përdorimin e pushtetit. Përkundrazi, shtetet - ndryshe nga rasti i qytetarëve të një shteti - janë vetë përgjegjës për mbrojtjen e tyre, dhe kjo është arsyeja pse për sistemin ndërkombëtar flitet si për një sistem të vetëndihmës. Gjithësesi, në këtë sistem shtetet mund të përpiqen të koordinojnë me shtete të tjera përpjekjet e tyre për siguri si dhe të bashkëpunojnë me ta në kuadrin e një aleance për realizimin e objektivave të politikës së sigurisë, bashkëpunim ky që mbetet i drejtuar kundër shtetesh të tjera. Dy aleancat  më të mëdha, që i kanë dhënë tonin politikës së sigurisë së pasluftës ishin Pakti i Atlantikut të Veriut themeluar më 1949, me organizatën e NATO-s nga ana perëndimore, dhe organizata e Traktatit të Varshavës (quajtur edhe Traktati i Varshavës) i anës lindore, i cili ekzistoi nga 1955 deri 1991.

Nga veçoria e sipërpërmendur e sistemit - anarkia, dhe lidhur me këtë
, varësia e shteteve nga vetëndihma - rezulton, në kombinim me faktin, se praktikisht nuk ekzistojnë mjete ushtarake që përdoren për qëllime ekskluzivisht mbrojtëse, një dilemë qendrore e politikës ndërkombëtare. Në këtë kontekst flitet për të ashtuquajturën Dilemë Sigurie, term ky i përdorur për herë të parë nga shkencëtari politik amerikan  John H. Herz (1950). Ky koncept konsiston në faktin, se masat ushtarake, edhe atëherë kur merren p.sh. nga A për qëllime mbrojtëse, për B mund të duken si k
ërcënim, dhe si pasojë B armatoset, çka nga ana tjetër përforcon ndjenjën e pasigurisë te A. Në këtë mënyrë jo vetëm vijmë në spirale të pafundme të „garës së armatimit“, por kemi edhe një ndjenjë sigurie, që, megjithë shpenzimet ushtarake në rritje, nuk përforcohet, madje, përmes përceptimit të kësaj gare armatimi, zvogëlohet gjithnjë e më tepër. Ose, e formuluar edhe njëherë ndryshe dhe më shkurt: Në kushtet e anarkisë, përpjekjet e njëanëshme për siguri mund të gjenerojnë pasiguri. Dilema e sigurisë ofron kështu një shpjegim sistemi për problemin e sigurisë në politikën ndërkombëtare."

[nga: Martin List etj.: Politika ndërkombëtare. Probleme dhe koncepte bazë, Opladen 1995, F. 91-93]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.