|
| |
Demokratizimi
si strategji paqeje
"Si duhet të
jetë e organizuar
një
shoqëri
për nga
pikëpamja e
qeverisjes, në
mënyrë
që
të hiqet
dorë nga
përdorimi i
dhunës
jashtë
saj? Kësaj pyetjeje
Kant i jep një
përgjigje
të
qartë dhe klasike: ajo duhet
të
ketë
një
sistem republikan qeverisjeje, i cili i ndan në
mënyrë
të
barabartë vlerat e
pjesëmarrjes politike
në
shoqërinë
civile. Nëse
për
politikën e jashtme nuk do
të vendosnin
princërit dhe
mbretërit, por ata,
të
cilëve do t'u duhet
të mbartin
pasojat e kësaj politike
të
jashtme, atëherë nuk do
të
ketë
më
luftë, sepse „ata
do të mendohen
mirë,
përpara se
të
fillojnë
një
lojë aq
të
rëndë“. (...)
„Ligue Internationale de la Paix et de la Liberté“ (Lidhja ndërkombëtare
për paqe dhe liri) e themeluar
në
Gjenevë
më 1867 e mori parasysh
këtë
rrethanë
që
në
emërtimin e saj. Ajo solli njohuri
të liberalizmit
në konceptin e motos
së
saj: „Si vis pacem,
para libertatem.“ Jo pa arsye Liga i referohej shprehimisht
Kantit. Por a mund të matej
cilësia e
një sistemi qeverisjeje
në fund
të
shek. të
19-të
vetëm me
të
drejtat e lirisë garantuar prej tij? A nuk
përfshinte „kushtetuta civile
përsosmërisht e
drejtë“ (Kant)
drejtësinë e
shpërndarjes?
Në vitin 1885 Liga e
zgjeroi moton e saj të paqes dhe
lirisë
pikërisht me
drejtësinë
sociale: „Si vis pacem, para
libertatem et iustitiam.“
Kështu lidhja mes
një sistemi qeverisjeje dhe paqes
është
përshkruar
në fakt
në
mënyrë pllakative por
të
plotë.
Nëse
një sistem qeverisjeje karakterizohet
në
njërën
anë nga liria dhe
bashkëvendimmarrja
e qytetarëve
të tij dhe
në
anën
tjetër
nga drejtësia
sociale, atëherë produkti i tij do
të ishte paqja. Kjo do
të
kishte siguruar në
këtë sistem bazat e saj."
[nga: Ernst-Otto Czempiel: Strategjite e
paqes, ndryshimi i sistemit përmes organizatave
ndërkombëtare, demokratizimi dhe
ekonomia, Paderborn 1986, F. 121-124]
|
Luftrat
shkaktohen nga qeveritë. Demokracia
shënon fundin e tyre - Thomas Paine (1791) |
[Kreu i
faqes]
|