|
| |
Fragmenti i mëposhtëm nga Lothar
Brock tërheq
vëmendjen
në
lidhje me disa pasaktësi
të
konceptit
të
paqes dhe propozon si qëllim "një
botë pa
dhunë",
qëllim ky
i cili në fakt
është i
paarritshëm, por drejt
të cilit mund
të orientohemi:
"- Paqe do të
thotë heshtje
armësh. Por
për sa
kohë? Do
të
ketë paqe
vetëm
atëherë, kur
të
ketë
përfunduar lufta e fundit? Po
të gjitha
periudhat mes luftrave, mos duhen quajtur thjesht dhe
vetëm
armëpushim?
- Në paqe jeta e individit dhe e popujve ruhet nga
përdorimi i hapur i
dhunës
ushtarake, por edhe nga forma të tjera
të
dhunës. Paqja
zotëron
vetëm
atëherë kur
të
zotërojë edhe
drejtësia?
- Në
Evropën
Perëndimore lufta duket se
është
kapërcyer. Por a mund
të
ketë
paqja e këtushme
qëndrueshmëri,
nëse diku
tjetër konfliktet ndjekin
linja të dhunshme? A
është paqja e ndashme apo ajo mund
të quhet e realizuar
vetëm duke
qenë
mbarëbotërore?
(...) Në bisedat e
përditshme sikurse edhe
në ato akademike mbi paqen
njerëzit
përpiqen,
që
pasaktësitë e
këtij koncepti
të kalohen me
ndihmën e
atributeve: flitet për paqe
të
'vërtetë', 'pozitive',
'të
përjetshme' por edhe
për paqe 'negative', paqe
'të
mangët' dhe paqe 'varrezash'.
Me këtë problemi nuk
zgjidhet, në rastin
më
të
mirë,
vetëm sa
shmanget(...).
Le të mbetemi
atëhere
në
fjalën Paqe dhe
në
vështirësitë,
që
ndeshen, në
mënyrë
që prej
kësaj fjale
të
ndërtohet
një
koncept. Këtu kemi
të
bëjmë me
tre kërkesa: Koncepti
ynë i paqes nuk duhet
të
jetë
pistë ideologjike
drejt luftrash të reja (si luftra
kundër
luftës), ai duhet
të
shkëputet
nga instrumentalizimi për
të legjitimuar sundimin ekzistues (si realizim
të
paqes) dhe të
pranojë zhvillimet reale
të
historisë dhe
aktualitetit, për
të mos mbetur
vetëm ne iluzione dhe asgje
më
tepër. |
"Nga
tradita mund të
dallohen dy linja argumentimi: Paqja konceptohet
në dy
mënyra: ose
si nje parim kozmik i rendit, si një shprehje mbihistorike, disi e
përqendruar e
një rendi
botëror,
që
shpëtimin dhe legjitimimin e
fundit e gjen fillimisht te Zoti, dhe më pas, si
pasojë e
shekullarizimit të
të menduarit politik pas
periudhës
së
reformimit, në
arsyen dhënë
gjithë
njerëzve nga natyra;
Ose si shprehje e bindjes së vullnetit
njerëzor, si
një produkt i
kulturës politike i argumentuar racionalisht, i cili ka
nevojë
për etablim shprehimor
nëpërmjet
marrëveshjeve kontraktuale
(marrëveshje
për paqen
në
vend, pakt shoqëror) po aq sa edhe
për mbrojtjen
përmes
pushtetit publik. Me këtë
strukturë
të
dyfishtë argumentimi lidhet
edhe çështja e raportit mes paqes dhe
drejtësisë, pax dhe iustitia:
Ose drejtësia i paravendoset paqes, dhe kjo e fundit vlen si fruti
i natyrshëm i saj, ose rendi i paqes social-politike mund
të vendoset
dhe garantohet vetëm
përmes sundimit
të pushtetit publik; dhe
këtu
drejtësia, si parim i legjitimimit
të
një rendi
të caktuar
shoqëror, e
pasvendosur në raport me paqen, nuk mund
të realizohet pa paqe.
Dhe: Në kontekstin e
linjës
së
parë
të argumentimit lufta duket si
ndërprerje, prishje e paqes
së
natyrshme: bellum
ruptura pacis. Në
linjën e
dytë tradicionale, lufta -
pasojë e
gabimeve dhe dështimeve
njerëzore -
është deri
në
një
farë mase
një
gjendje normale ndërshoqërore. Paqja
është
Jo-Luftë: pax absentia belli."
[nga:
Reinhard Meyers: Konceptet bazë, strukturat dhe perspektivat teorike
të
marrëdhënieve
ndërkombtare,
në :
Zyrën Qendrore
për Edukimin
Politik (bot.): Nëohuri
bazë mbi politiken, Botimi i
2-të,
Bonn 1993,
F. 285-286, 291] |
|
Sipas këtyre
kërkesave paqja nuk
duhet kuptuar si gjendje e një sistemi social, por si
një 'proces afrimi,
që
shkon në
pafundësi' (...) drejt
një
qëllimi,
përmbajtja konkrete e
të cilit
përparon me
historinë dhe
për
këtë arsye parimisht nuk mund
të
përkufizohet
në
mënyrë
përfundimtare, por
që gjithsesi lejon
një debat kritik me raportet
ekzistuese dhe identifikimin e pikënisjeve
për ndryshimin e tyre
në dobi
të
paqes (...).
Si qëllim final
të
'ëndrrave
tona' ne mund të
përcaktonim
në
mënyrë
të
përafërt
një bote pa
dhunë, e cila nuk do
të ishte
domosdoshmërisht pa
konflikte, por një
botë, ku konfliktet do
të zgjidheshin me kusht heqjen
dorë
nga përdorimi apo
kërcënimi i
dhunës kolektive"
[nga: Lothar Brock: "Paqja".
Analiza rreth krijimit të
teorisë;
në: Volker Rittberger (Bot.): Teori
të
marrëdhënieve
ndërkombtare, PVS-Numer ekstra 21/1990, F. 72]
|
Për
vazhdimësine e
ekzistencës
bazë
të njeriut i
të
njëjtës
rëndësie si ekuilibri ekologjik
është edhe shuma
mbijetesë +
mirëqenie + liri
+ identitet. Shuma e të
gjithë
këtyre
pesë
elementëve
së bashku
përbën "Paqen".
[nga: Johan Galtung, Pushteti kulturor; në:Qytetari
në shtet 43,
2/1993, F. 107] |
[Kreu i
faqes]
|