|


| |
Në
analizën e shkaqeve
të
luftës
në nivel individi
teoritë e agresionit
janë
në
qendër
të trajitmit. Ashtu si
ndodh me konceptin "Dhunë" (shih
fragmentin Dhuna) edhe këtu
në
një
vështrim
më
të
afërt
konstatohet, se edhe
koncepti, në dukje
krejtësisht i
qartë, i "Agresionit"
ka me siguri hilet e veta. Fragmenti i tekstit të
mëposhtëm tenton
një sqarim
të
parë:
"Përkufizime
të ngushta nënkuptojnë me
agresion
në thelb veprimin e
të shkaktuarit
të
qëllimshëm
të (...)
dëmeve, pengesave apo dhimbjeve
(si p.sh. plagosja, vrasja, kërcënimi, sharja apo
poshtërimi i
njerëzve
të
tjerë) (...).
Në
jetën e
përditshme koncepti i agresionit
përdoret shpesh
në
kuotimin vlerësues.
Kur dikujt i thuhet, se ai sillet në
mënyrë
agresive, kjo vlen në
shumicën e
rasteve si qortim, jo vetem si konstatim. Analiza të ndryshme
kanë
treguar, që sjellja e
të
tjerëve
përcaktohet
shumë
më shpesh si 'agresive'
se sa sjellja personale, dhe që nuk na
pëlqen
të flasim
për
agresion, kur një
sjellje lënduese e
konsiderojmë si legjitime (masa edukimi
'të justifikuara' etj.).
Edhe në
kuptimin politiko-ushtarak flitet
për
'Agresion' më
së shumti
atëherë, kur
njëra
palë
fajësohet, se ka sulmuar e para
në
mënyrë
të
paargumentuar, ndërsa dhuna e
palës
kundërshtare nuk
përcaktohet si agresion -
megjithëse edhe
ajo vret dhe shkatërron
në
mënyrë
të orientuar
qartë - por si mbrojtje (...).
Dhe dihet, që secila prej
palëve e akuzon
tjetrën
për
'Agresion' ndërsa
vetveten e sheh si mbrojtës. Edhe koncepti
'Dhunë'
përdoret me nuanca
të
ngjashme vlerësuese dhe
të
njëanshme (...).
Edhe dhuna, sikurse agresioni, kuptohet zakonisht si dëmtim dhe pengim i
qëllimshëm.
Në
këtë
këndvështrim
të dy konceptet
qëndrojnë
shumë
pranë
njëri-tjetrit.
Por: zakonisht flitet për
dhunë
në rast
agresionesh të
rënda,
veçanërisht
fizike, por jo p.sh. kur është fjala
për ofendime apo
vështrime
dashakeqe. Kësisoj, dhuna
është
një nënformë e agresionit."
[nga: Hans-Peter Nolting, Agresioni nuk është baraz me
Agresion. Një
vështrim i
përgjithshëm nga
pikëpamja
psikologjike; në: Qytetari
në shtet 43, 2/1993, F. 91-92]
Si mund të shpjegohet sjellja
agresive?
Në psiokologji dallohen tre linja sqaruese: teoria e
instinktit, teoria e
frustrimit dhe teoria e të
mësuarit.
Një fragment
tjetër
në
një faqe
më vete paraqet thelbin e
përmbajtjes
së
këtyre tre linjave si dhe u jep
udhë
analizave të para, se si mund
të reduktohen agresionet [... shko
në faqen e linjave sqaruese].
Këto linja sqaruese i referohen agresionit individual.
Këtu duhet
dalluar pjesëmarrja e
një individi
në agresionin kolektiv -
një aspekt
qendror për
analizën e shkaqeve
të
luftës:
Ndryshimet mes agresionit individual dhe atij kolektiv
"Agresioni individual dhe pjesëmarrja
në agresionin kolektiv
psikologjikisht nuk duhen barazuar, pasi në rastin e
një agresioni kolektiv
individi është i ekspozuar ndaj ndikimesh krejt
të tjera situative, dhe
pikërisht ndaj sjelljes stimuluese
të personave
të
tjerë.
Janë
këto
ndikime, që
mundësojne,
që
njerëzit
të
bëjnë
gjëra,
të cilat ndoshta si
individë
nuk do t'i kishin bërë
kurrë.
Hollësitë e
këtyre ndryshimeve
përmblidhen
në
tabelën e
mëposhtme. Nuk
është e
thënë,
që
në çdo rast
të ndeshen
të gjitha
veçoritë e prezantuara
për agresionin
kolektiv. Kështu
p.sh. në
një
'trazirë'
spontane në
rrugë mund
të
mungojnë strukturat komanduese."
|
Agresioni
individual |
Agresioni kolektiv |
Individi
si agresor |
Disa persona bashkëpunëtorë |
Drejtohet
zakonisht kundër
individëve |
Drejtohet
më
së shumti
kundër
një kolektivi
tjetër,
ndonjëherë,
kundër
individëve |
Zakonisht
agresori dhe viktima e njohin njëri-tjetrin |
Shpesh agresori dhe viktima nuk e njohin
njëri-tjetrin, madje
edhe
më pas mbeten
anonimë |
|
Agresioni është i motivuar personalisht
(në
mënyrë aktive ose reaktive) |
Te
shumë
pjesëmarrës agresioni ka
një "motiv
të huaj"
(urdhrin, shembulin, shpërblimin,
etj) |
|
Ka shpesh skrupuj për shkak
të
frikës nga
dënimi dhe
pozicionimi individual |
Skrupujt reduktohen përmes
anonimitetit, shpërndarjes
së
përgjegjësisë,
ideologjisë
së
grupit, propagandës |
|
Vendim i pavarur, realizim i 'tërësisë
së
aktit' |
Vendimet merren nëpërmjet strukturave
të
komandës,
përgjegjësi e
ndarë ose e
shpërndarë, ndarje e
punës. |
Të
mësuar
në socializim 'normal' |
Në rast kolektivesh
të organizuara
trajnim i
shumëfishtë sistematik
për ushtrim
dhune |
[nga: Hans-Peter Nolting, Agresioni
nuk është baraz me
Agresion. Një
vështrim i
përgjithshëm nga
pikëpamja
psikologjike; në: Qytetari
në shtet 43, 2/1993, F. 94]
[Kreu i
faqes]
|