Axhenda
Lart E drejta nderkomb. Organizata nderkomb. Axhenda Demokratizimi

 


 

Pedagogjia e Paqes

Qëllimi më i lartë i Kombeve të Bashkuara (UN) është paqja. Për këtë, pas Luftës së Dytë Botërore u krijua kjo organizatë ndërkombëtare si pasuese e Lidhjes së Popujve. Por gjatë konfliktit Lindje-Perëndim organi më i rëndësishëm i Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurisë, ishte i bllokuar. Me ndryshimet rrënjësore epokale të viteve 1989 dhe 1990 u duk se po fillonte, edhe pse e vonuar, një periudhë shkëlqimi e OKB-së. Pikërisht në këtë periudhë daton edhe  "Axhenda për paqen", strategji e paqes, një nga më të rëndësishmet për kohën e sotme :

[Autor: Ragnar Müller]

Politika e paqes së Kombeve të Bashkuara

"Themeluesit e Kombeve të Bashkuara ishin përjetues të drejtpërdrejtë të tmerreve të Luftës së Dytë
Botërore. Ndaj edhe qëllimi më i lartë i tyre ishte, që me Kombet e Bashkuara të krijonin një instrument, „me qëllim që të mbronin brezat e ardhshëm nga vuajtjet e luftës“ (Preambula e Kartës së Kombeve të Bashkuara). Me këtë sententencë  mbrojtja e paqes dhe e sigurisë ndërkombëtare u deklaruan si detyrat kryesore të Kombeve të Bashkuara.

Koncepti „Paqe“ në Kartën e Kombeve të Bashkuara përdoret në shumë mënyra, pa qenë i përkufizuar qartë diku. Në sistemin „klasik“ të së Drejtës Ndërkombëtare  „Paqja“ në shek. e 19-të dhe në fillim të shek. të 20-të konceptohej thjesht si mungesë lufte. Kuptimi i paqes për Kombet e Bashkuara i kalon kufinjtë e këtij koncepti të ngushtë dhe mbështet një ide përmbledhëse të paqes në kuptimin e një procesi global dhe dinamik, në perfundim të të cilit garantohen barazia sociale, respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut si dhe marrëdhënie të mira fqinjësie mes të gjitha vendeve. Pra Karta detyron të gjitha shtetet anëtare jo vetëm të heqin dorë nga ushtrimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike, por u bën thirrje atyre, të zgjidhin konfliktet me mjete paqësore dhe të zhvillojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. 

Për të ruajtur paqen në Kartën e OKB-së u ndërtua një sistem i modifikuar i sigurisë kolektive me organ qendror Këshillin e Sigurisë. Vetëm Këshilli i Sigurisë ka të drejtë, që sipas kapitullit VII të Kartës të marrë masa detyruese kundër atyre shteteve, që kërcënojnë paqen në botë. Këto masa detyruese fillojnë nga sanksionet jo-ushtarake, si p.sh. embargo ekonomike apo armësh deri në ndërhyrjet ushtarake me forcat tokësore, ajrore dhe detare, kur vendet anëtare, sipas nenit 43 të Kartës, mund t'u venë në dispozicion Kombeve të Bashkuara trupa ushtarake, të cilat në rast nevoje do të ndërhyjnë nën komandon supreme të Kombeve të Bashkuara. Masa detyruese sipas Kap.VII të Kartës ishin p.sh. embargoja e tregtisë kundër Ish-Jugosllavisë dhe ngritja e zonave të ndalim-fluturimit mbi Bosnjë-Hercegovinë. Sipas nenit 42 dhe 48 te Kartës, masat detyruese të Këshillit të Sigurisë mund të vihen në zbatim edhe nga shtete të veçanta anëtare. Kështu ndodhi p.sh. kur aleatët u autorizuan për dërgimin e trupave në Luftën e Gjirit më 1990 si dhe në rastin e autorizimit të Operacionit UNITAF (United Task Force) 1992 në Somali, për realizimin e misionit të sigurimit të transporteve humanitare.

Gjithsesi, në periudhën e Luftës së Ftohtë sistemi i sigurisë kolektive duke u nisur nga struktura e Këshillit të Sigurisë u tregua si krejtësisht i paefektshëm. Për këtë arsye që në vitin 1956, gjatë krizës në Kanalin e Suezit u zhvillua prej Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në atë kohë, Dag Hammarskjöld, një koncept i ri: ai i të ashtuquajturave Operacione Paqeruajtëse (Peace-keeping Operations), shkurt: paqeruajtje (Peacekeeping).

Tipizimi i mëposhtem i strategjive dhe instrumentave të politikës së paqes për zgjidhjen e konflikteve është realizuar fillimisht në linja të përgjithshme në Axhendën për Paqe (1994) nga Sekretari i Përgjithshëm i asaj kohe Boutros-Ghali, dhe më vonë u modifikua më tej:

Diplomacia parandaluese (preventive diplomacy), me këtë nënkuptohet përdorimi i mjeteve diplomatike me qëllim, pengimin e lindjes së debateve dhe kundërvënieve të palëve të veçanta, ndalimin e përshkallëzimit të kundërshtive ekzistuese në konflikte dhe - nëse do të arrihej në konflikte - kufizimin e tyre.

Angazhimet parandaluese (preventive deployments) kanë të bëjnë me dërgimin parandalues të trupave, për të penguar shpërthimin e një konflikti që në fillimet e tij. Në rastin e një krize brendashtetërore një dërgim parandalues trupash mund të realizohet me kërkesën apo me miratimin e qeverisë ose të të gjitha palëve në konflikt. E njëjta gjë vlen edhe për rastin kur një vend ndihet i kërcënuar  dhe kërkon vendosjen e një trupe të Kombeve të Bashkuara  vetëm në anën e tij të kufirit.

Vendosja e paqes (peace-making) është proçesi deri në lidhjen e një traktati paqeje ose armëpushimi, i cili përmbledh të gjitha ato aktivitete, që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes palëve armiqësore, kryesisht me anë mjetesh paqësore, sikurse parashikohet në Kapitullin VI të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ruajtja e paqes (peace-keeping) përcakton ngritjen e një prezence në
njerëz të Kombeve të Bashkuara në vend me miratimin e të gjithë pjesëmarrësve në konflikt përmes dërgimit të ushtarëve të armatosur lehtë, vëzhguesve të zgjedhjeve  dhe punonjësve të policisë për mbikqyrjen dhe zbatimin e traktateve të armëpushimit apo të paqes. Ruajtja e paqes është një teknikë, që zgjeron mundësitë për mbrojtjen nga konfliktet dhe vendosjen e paqes.

Afirmimi i paqes (peace-enforcement): me këtë duhet kuptuar dërgimi i trupave të Kombeve të Bashkuara të armatosur më rëndë, si një masë e përkohshme, sikurse parashikohet në kapitullin VII, neni 40 i Kartës së OKB-së. Këtu bëjnë pjesë masa të tilla si p.sh. rivendosja dhe ruajtja e armëpushimit, masa këto, që duke u nisur nga armatimi i rëndë e kalojnë misionin e trupave të paqes por nuk duhen ngatërruar me masat detyruese, që mund të merren - sipas nenit 43 të Kartës - për të vepruar në rast sulmesh. 

Imponimi i paqes përmes forcës ushtarake (use of military force) përcakton ato masa ushtarake detyruese sipas kapitullit VII, neni 42 i Kartës, të cilat merren në rast kërcënimi / thyerjeje të paqes apo në rast sulmi me qëllim ruajtjen e paqes botërore. Këshilli i Sigurisë deri tani i ka përdorur shumë rrallë masat më të larta detyruese ushtarake. Raste të veçanta kanë qenë Lufta e Gjirit (Irak - Kuwait) si dhe ndërhyrja për sigurimin e ndihmës ndërkombëtare në Somali  (United Task Force - UNITAF): Këshilli i Sigurisë kishte autorizuar shtetet anëtare (Sh.B.A. etj) të merrnin masa në emër të tij. Edhe bombardimi i pozicioneve boshnjako-serbe nga NATO në verë
n e 1995 ishte në përputhje me një mandat të Këshillit të Sigurisë për të sjellë palët e luftës civile në një tryezë bisedimesh dhe për të mundësuar kështu lidhjen e Marrëveshjes së Dayton-it për Paqen.

Konsolidimi i paqes (post-conflict peace-building) do të thotë rivendosja apo mbështetja e strukturave shtetërore pas përfundimit të suksesshëm të një konflikti, struktura këto, që janë të afta të forcojnë dhe të konsolidojnë paqen, për të penguar kështu rigjallërimin e një konflikti. Këtu bën pjes