UNESCO
Lart Kursi baze 2 Kursi baze 3 Kursi baze 4 Kursi baze 5 UNESCO

 

Bashkejetesa


 

Pedagogjia e Paqes

Koncepti vendosur në bazë të raportit të UNESCO-s "Aftësia për të mësuar: pasuria jonë  e fshehur", prezantohet në mënyrë të hollësishme në Kompleksin tematik Politika didaktike në D@dalos.  Këtu, ne duam të përqendrohemi në disa aspekte të edukimit të paqes.  Baza e konceptit të "Të mësuarit gjatë gjithë jetës" përbëhet nga katër shtylla, që paraqiten në grafikun e mëposhtëm:



bullet

"Të mësosh se si të fitosh dije presupozon, të lidhësh një formim të përgjithshëm sa më të gjerë me mundësinë e studimit më të thelluar të një numri më të vogël disiplinash. Në një farë mënyre, kjo do të thotë gjithashtu, të mësosh se si mësohet, për të përfituar në këtë mënyrë nga mundësitë, që të ofron të mësuarit gjatë gjithë jetës.

bullet

Të mësosh se si të veprosh, u referohet jo vetëm kualifikimeve profesionale, por edhe kompetencës, për t'u përgatitur për situata të reja dhe për të punuar në grup. Por kjo pikë përmbledh edhe aplikimin praktik të materialit të mësuar në kuadër të përvojave të ndryshme të të rinjve në kontekstin social dhe atë profesional (...).

bullet

Pëtë mësuarit për bashkëjetesë është i domosdoshëm zhvillimi i mirëkuptimit për të tjerët si dhe perceptimi i varësive reciproke globale, si p.sh. përmes projektesh të përbashkëta dhe strategjish për zgjidhjen e konflikteve. Këtu duhen respektuar vlera të tilla themelore si pluralizmi, mirëkuptimi reciprok dhe paqja.

bullet

Të mësojmë për jetën do të thotë një shpalosje më e mirë e personalitetit dhe mundësi veprimi me një autonomi dhe ndjenjë përgjegjësie në rritje si dhe me aftësi më të mëdha gjykimi. Për të arritur këtë edukimi nuk duhet të lerë pas dore asnjërin prej potencialeve, që gjenden brenda secilit individ: aftësia për të kujtuar, për të gjykuar, sensi i estetikës, shkathtësitë manuale dhe aftësitë komunikative.

bullet

Ndërsa sistemet formale të arsimimit i japin përparësi fitimit të dijeve si të tilla dhe  i lënë pas dore mënyrat e tjera të të mësuarit, sot është jashtëzakonisht e rëndësishme, që edukimi të konceptohet në tërësinë e tij. Për këtë arsye, reformat dhe politika e edukimit duhet të orientohen drejt këtij vizioni si për nga përmbajtja ashtu ,edhe për nga forma."

[nga: Aftësia për të mësuar: pasuria jonë e fshehur. Raporti i UNESCO-s mbi edukimin e shek. të 21-të. Bot. nga Komisioni Gjerman i  UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, F. 83]

"Mësuarit për bashkëjetesë"  në këtë konstrukt ka një rëndësi të veçantë - dhe se të "Mësuarit për bashkëjetesë" mund të quhet ndryshe edhe si edukim për paqen:

"Pasi komisioni kishte rënë dakord për këto ide, ai i vuri theksin njërës prej katër kolonave, mbi të cilat mbështetet skela e edukimit: Të mësuarit për bashkëjetesë për zhvillimin te njerëzit të mirëkuptimit për të tjerët, për historinë, traditën dhe vlerat shpirtërore. Kështu ata mund të krijojnë një ndërgjegje të re, e cila - duke njohur varësinë tonë reciproke në rritje dhe duke u nisur nga nje analizë e përbashkët e rreziqeve dhe sfidave të përbashkëta - do të bënte, që njerëzit të realizojnë projekte të përbashkëta apo të zgjidhin konflikte të pashmangshme në një mënyrë inteligjente dhe paqësore (...). Komisioni ka zhvilluar një ide në lidhje me atë, se si duhet të jetë edukimi, që do të krijonte dhe përforconte këtë ndërgjegje të re. Këtu komisioni sheh edhe rëndësinë e tre kolonave të tjera të edukimit, të cilat duhet të jenë baza e mësimit të bashkëjetesës."

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.