
|
 |
International UNESCO Education
Server
for
Civic, Peace and Human Rights Education |
TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE TĖ DREJTAT QYTETARE SI TĖ DREJTA TĖ
GRUAS
T`i themi jo dhunės ndaj gruas
Tė drejtat e njeriut tė femrave shkilen nė
tėrė globin. Pavarėsisht nga pėrkatėsia kombėtare, kulturore,
fetare apo pozita nė shoqėri, femrat diskriminohen, rrihen dhe
pėrndiqen anembanė botės. Nė raste ekstreme ato ekzekutohen nga
baballarėt, djemtė, vėllezėrit apo bashkėshortėt e tyre. Shkeljet
e tė drejtave tė njeriut ndaj femrave janė universale. Shumė femra
anembanė botės janė viktimė e dhunės sė meshkujve. Dhuna ndaj
gruas ėshtė tipar i pėrbashkėt i tė gjitha shoqėrive patriarkale.
Dhuna ndaj gruas nuk njeh kufij. Anembanė
botės ato shfrytėzohen si fuqi e lirė punėtore, nuse me katalog apo
prostituta tė detyruara. Pėr ēdo vit shiten si prostituta mė tepėr
se dy milionė vajza tė moshės 5-15 vjeēare.
Me ndihmėn e teknologjive tė reja tė
riprodhimit, trupi i femrave dhe i vajzave "copėtohet" dhe
shitet si mall nė treg. Kontrollimet gjinore para lindjes pėrmes
ultrazėrit apo amniosintezės bėjnė qė nė disa vende si India dhe
Republika Popullore e Kinės tė abortohen me tė madhe frutet e
palindura femrore, pėr tu siguruar vendin pasardhėsve mashkullor. Duke
u nisur nga statistikat e lindjeve dhe raportit numėror mes meshkujve
dhe femrave, nė botė sot do tė duhej tė jetonin 100 milionė femra
mė shumė. Pėrveē kėsaj vajzat shpėrfillen nė mėnyrė
sistematike. Atyre u jipet pėr njė kohė mė tė shkurtė qumėshti i
nėnės, vaksinohen mė rrallė, u jipet mė pak pėr tė ngrėnė dhe
janė tė detyruara tė punojnė mė shumė. Pėr ēdo vit vdesin 1,5
milion fėmijė pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre gjinore.
Vajzat dhe gratė keqpėrdoren dhe dhunohen
seksualisht pėr ēdo ditė. 75% e dhunimeve kryhen nga dorasit e
rrethit tė afėrt social. Vetėm 10-30% tė dhunimeve paraqiten nė
polici. 40.000 gra nė Gjermani ikin pėr ēdo vit nga burrat e tyre
dhunues nė strehimore femrash. Pėrndjekja e femrave pėr shkak tė
pėrkatėsisė sė tyre gjinore nuk njihet si arsye pėr azil. Grave dhe
vajzave u mohohet e drejta e vetėvendosjes mbi trupin e tyre. Nė
shumė vende femrave nuk u njihet as e drejta e pėrdorimit tė mjeteve
prezervative. 150 milion grave dhe vajzave nė botė u janė gjymtuar
organet gjenitale. Kėtij numri pėr ēdo vit i shtohen dy milion raste
tė tjera. Grave dhe vajzave u mohohet me ligj apo me rregullore fetare
pjesėmarrja e barabartė nė jetėn publike. Gratė dhe vajzat
shpėrfillen profesionalisht nė tė gjitha vendet e botės. Nė
Gjermani, detyra udhėheqėse nė ekonomi, shtet dhe shkencė ushtojnė
rreth 7% tė femrave, ndėrkohė qė ato plotėsojnė 94% tė tė gjitha
vendeve tė punės me orar tė reduktuar.
Femrat nė Afganistan
Format dhe shkalla e shkeljeve tė tė
drejtave tė njeriut ndryshon nga vendi nė vend. Disa shtete i shkelin
pothuajse tė gjitha normat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė
njeriut, tė pėrmbledhura nė Deklaratėn e Pėrgjithshme tė tė
Drejtave tė Njeriut tė vitit 1948. Kjo bėhet e qartė nė shembullin
e Afganistanit: qė nga fitorja e talibanėve ultraislamik nė vitin
1996, femrat atje ndiqen nė mėnyrė sistematike nga jeta publike dhe
atyre u mohohen tė gjitha tė drejtat.1
Politika e pushtetarėve tė rinj e kufizon
masovikisht jetėn e grave dhe vajzave afgane: femrat guxojnė ta
lėshojnė shtėpinė vetėm nė pėrcjellje tė meshkujve tė afėrt.
Jashtė shtėpisė ato duhet ta bartin ferexhen, mbulesėn e
tėrė trupit, e cila ėshtė e hapur nė formė rrjete vetėm nė
pjesėn e syve. Femrat atje tani nuk guxojnė tė punojnė. Punėn e
tyre u detyruan ta ndėrprejnė tė gjitha mėsueset, sekretaret etj.
Disa herė madje u bė pėrpjekje pėr ta ndaluar edhe punėn e
personelit mjeksor. Pėr femrat afgane kjo do tė thotė mohim i
kujdesit mjekėsor, pasi ēė ato guxojnė tė trajtohen vetėm nga
personeli femror.
Gratė dhe vajzat nuk kanė tė drejtė tė
shkollohen. Shkollat pėr vajza u mbyllėn dhe atyre u ndalua edhe
vijimi i studimeve nė universitet. Femrat mė nuk guxojnė t`i lajnė
rrobat nė lumenj apo ujėra publik. Femrat nuk kanė tė drejtė t`i
vizitojnė hamamet tradicionale. Muzika, kėndimi, vallėzimi,
fotografimi, kinemaja, televizioni, madje edhe loja e shahut pėr to
janė tė ndaluara! Dritaret nė katin pėrdhes dhe nė atė tė parė
duhet tė errėsohen. Takat e kėpucėve tė tyre nuk guxojnė tė
dėgjohen gjatė ecjes; ato nuk kanė tė drejtė tė mbathin ēorapa
tė bardha.
Politikėn e tyre tė aparteidit gjinor
talibanėt e zbatuan pėrmes dhunės brutale. Ekzistojnė shumė
raportime, sipas tė cilave femrat janė sulmuar, rrahur apo keqtrajtuar
rėndė pėr shkak tė shkeljes sė rregulloreve. Njė gruaje tė re
thuhet se i ėshtė prerė gishti, pasi ēė thonjtė e saj kishin qenė
tė lyer. Nė raste ekstreme femrave u kėrcėnohet dėnimi me vdekje
pėrmes gjuajtjes me gurė: janė vėrtetuar disa raste, nė tė cilat
femrat janė vrarė me gurė pėr shkak tė dyshimit se e kanė
tradhėtuar bashkėshortin.
Lufta afro 20 vjeēare femrave u ka shkaktuar
shumė vuajtje. Si pjesė e popullatės civile ato u prekėn nė masė
tė veēantė nga konfrontimet e armatosura. Tė gjitha palėt e
konfrontuara, pa dallim, kanė bėrė shkelje masive tė tė drejtave
tė njeriut ndaj femrave: ato dėbohen, vriten, dhunohen, rrėmbehen,
martohen me dhunė apo detyrohen pėr prostitucion.
Rruga e gjatė nėpėr institucionet pėr tė
drejtat e gruas
Vetėdijėsimi publik pėr dhunėn specifike
tė ushtruar ndaj grave dhe vajzave mungoi deri nė vitet 80. Tmerret
si gjymtimi i organeve gjenitale, vrasjet e qejzit, tregtimi me femra,
detyrimi pėr prostitucion, abortimi i frutave tė palindura femrore
etj. u akceptuan si veēori kulturore.
Edhe nėse krijohet bindja se kėto torturime
ekzistojnė vetėm nė tė ashtuquajturat vende tė "botės sė
tretė ", njė gjė e tillė megjithatė nuk ėshtė e saktė.
Gratė dhe vajzat keqpėrdoren dhe pėrulen pėr ēdo ditė edhe tek ne.
Pėr ēdo ditė atyre u grabitet integriteti fizik, psiqik dhe
shpirtėror. Nė njė formė mė tė ndryshme dhe shpesh mė subtile nga
format e pėrmendura mė lart tė dhunės, por jo mė pak tė dėmshme.
Sepse pas dhunimit p.sh. thyhen dhe vuajnė psiqikisht tėrė jetėn
madje edhe femrat e pavarura dhe tė vetėdijshme.
Viti 1972, vit ky kur Asambleja e
Pėrgjithshme e KB vendosi ta shpallė vitin 1975 vit ndėrkombėtar tė
gruas, ishte sinjal pėr tė gjitha iniciativat dhe organizatat pėr tė
drejtat e gruas nė tė gjitha shtetet e ndryshme tė botės pėr
intensifikimin dhe mobilizimin ndėrkombėtar tė angazhimit tė tyre.
KB atyre u ofroi kornizėn organizatorike. Viti ndėrkombėtar i gruas
ishte njė vit tejet i suksesshėm, gjė qė bėri qė ai tė zgjatet
nė Dekadė tė KB-sė pėr tė Drejtat e Gruas nga viti 1975-1985. Nė
kėtė dekadė u mbajtėn tri konferenca tė mėdha pėr tė drejtat e
gruas: e para nė vitin 1975 nė Meksiko, e dyta mė 1980 nė Kopenhagė
dhe e treta mė 1985 nė Nairobi.
Nė dekadėn e tė Drejtave tė Gruas dhe nė
konferencat e sipėrpėrmendura u pėrmblodhėn dhe u dokumentuan
diskriminimet dhe kufizimet e shumta nė shoqėri ndaj grave dhe vajzave
anembanė botės. U miratuan plane tė ndryshme tė veprimit dhe
propozime pėr rregullimin e politikės nė fushėn e tė drejtave tė
gruas pėr qeveritė e ndryshme. Planprojektet nė fjalė fillimisht
ishin tejet tė kufizuara dhe jospecifike, pasi qė ato ishin
pėrgatitur nga pėrfaqėsuesit e qeverive. Deklaratat e qarta kundėr
dhunės ndaj gruas p.sh. atje nuk ishin tė shpeshta. Konferencat e KB
synonin t`i mbledhin nėn njė kulm tė pėrbashkėt qeveritė
konservative, fundamentaliste, diktatoriale, demokratike dhe
institucionet e ndryshme fetare.
Konferenca e BE-sė e vitit 1975 shėnoi
njėkohėsisht edhe lindjen e lėvizjes pėr tė drejtat e gruas nė
nivelin e OJQ-ve (organizatave joqeveritare). Nė mesin e tyre bėjnė
pjesė tė gjitha lėvizjet sociale tė pavarura dhe tė bartura nga
baza. Paralelisht me konferencat qeveritare u mbajtėn edhe tė
ashtuquajturat Forumet e OJQ-ve. Forumet nė fjalė u ofruan platformėn
e kontaktimit grupeve tė ndryshme tė grave nga veriu dhe jugu. Afrimi
ishte i vėshtirė dhe tejet konfliktuoz, veēanėrisht ai mes grave tė
veriut dhe jugut.
Konfliktet nė fjalė ndikoheshin nga
ideologjitė politike, para sė gjithash nga konfrontimet mes blloqeve
lindje-perėndim. OJQ-tė megjithatė ushtruan presion mbi qeveritė.
Konferencat e KB dhe aksionet e organizatave pėr tė drejtat e gruas
forconin njėra-tjetrėn. Kjo bashkėlojė mes nivelit joshtetėror,
shtetėror dhe atij tė KB-sė bėri qė tema e mospėrfilljes dhe
diskriminimit tė femrave tė vihet nė rend dite. Nė forumin e OJQ-ve
nė Nairobi nė vitin 1985 u mposhtėn pėr herė tė parė bllokadat
ideologjike dhe femrat erdhėn nė pėrfundim se "ekzistojnė mė
shumė gjėra qė bashkojnė, se qė ndajnė ". Veprimi solidar
tanimė ishte i realizueshėm mbi bazėn, nė tė cilėn strukturat
patriarkale dhe dhuna kundėr grave dhe vajzave mobilizojnė aktivitetet
e pėrbashkėta anembanė globit.
Lėvizja ndėrkombėtare kundėr dhunės ndaj
femrave dhe pėr njohjen e tė drejtave tė gruas ėshtė pėrgjigje
ndaj pėrvojės sė pėrditshme tė femrave anembanė botės. Ky
universalitet krijon lidhje tė ngushta mes femrave dhe demonstron
domosdoshmėrinė e njė lufte tė pėrbashkėt: tė drejtat e gruas u
njohėn si tė drejta tė njeriut nė vitin 1993 nė Konferencėn
Botėrore tė KB pėr tė Drejtat e Njeriut nė Vjenė.
Lėvizja globale pėr tė drejtat e gruas
bėri qė shtetet e KB ta definojnė dhunėn ndaj femrave nė fushėn
publike dhe atė private si shkelje tė tė drejtave tė njeriut dhe me
kėtė ta njohin tė drejtėn e gruas pėr jetė pa dhunė si tė
drejtė universale. Ky fakt shėnon njė sukses tė madh. Koncepti qė
mbretėronte deri nė kėtė kohė mbi tė drejtat e njeriut, i cili
kufizohej nė dėnimin e dhunės shtetėrore (publike) si shkelje tė
tė drejtave tė njeriut, u zgjerua mė tej, ndėrkohė qė dhuna
private mbeti e pashqyrtuar. Femrat aktiviste pėr tė drejtat e njeriut
analizuan mostrajtimin e dhunės private si deficit tė
instrumentariumit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė
pėrgjithėsi.
Nė botėn perėndimore ato u penguan
posaēėrisht nga diskursi i relativizmit kulturor, i cili akceptonte si
veēori kulturore shkeljet e rėnda tė tė drejtave tė njeriut siē
ėshtė gjymtimi gjenital. Pas Konferencės Botėrore pėr tė Drejtat e
Njeriut, njohja e tė drejtave tė gruas si tė drejta tė njeriut u
arrit tė realizohet si normė e re ndėrkombėtare. Format e ndryshme
tė shtypjes strukturore tė gruas tanimė nuk trajtohet si diskriminim
i gruas, por si shkelje e tė drejtave tė saj tė njeriut. Kjo paraqet
njė dimension tė ri, i cili femrave u jep instrumente dukshėm mė
efektive pėr ushtrimin e presionit ndaj qeverive tė tyre dhe pėr
realizimin e barazisė sė tyre.
Sukseset
Qė nga kjo kohė ėshtė rritur vetėdija
mbi padrejtėsinė kundrejt femrave, gjė qė anembanė botės ka
rezultuar pėrmirėsime tė shumta juridike. Shembull: qė nga viti
1993, tė ashtuquajturit turistė tė seksit, tė cilėt jashtė vendit
keqpėrdorin seksualisht fėmijė, para sė gjithash vajza, mund tė
ndiqen penalisht edhe nė Gjermani. Nga maji 1997, dhunimi nė
bashkėshortėsi ėshtė i dėnueshėm. Bundestagut dhe Bundesratit
gjerman u ėshtė dashur 25 vjet pėr ta bėrė juridikisht njejtė tė
dėnueshėm dhunimin nė bashkėshortėsi me dhunimin jashtė saj. Para
kėtyre ndryshimeve, dhuna seksuale brenda bashkėshortėsisė mund tė
ndiqej penalisht vetėm si lėndim apo detyrim fizik. Dhunimi nė
bashkėshortėsi trajtohej mė tepėr si qėshtje private, se sa krim.
Lėvizjes pėr tė drejtat e gruas i ėshtė
dashur gjithashtu shumė kohė pėr tė bėrė tė qartė, se dhunimi
nuk ka tė bėj asgjė me seksualitet, por ėshtė delikt dhune.
Qėllimi i dorasve nuk ėshtė shfryerja e epsheve seksuale, por
nėnshtrimi dhe pėrulja e femrave. Klisheja mbi dorasit instiktiv
("bllokadėn instiktive", "gjendjen e jashtėzakonshme
seksuale ") akoma mbretėron nė kokak e shumė gjykatėsve, tė
cilėt janė nė gjendje tė marrin vendime tė lehta dhe t`i ruajnė
dorasit nga dėnimet e merituara.
Lobi dhe puna publike pėr tė drejtat e
gruas
Gratė dhe vajzat anembanė botės duhet tė
kenė mundėsi tė jetojnė tė lira, tė barabarta dhe tė pavarura.
Kjo ėshtė baza dhe qėllimi i aktivitetit tė organizatės TERRE DES
FEMMES. Pengesėn mė tė madhe nė rrugėn drejt realizimit tė kėtij
vizioni e paraqet dhuna specifike ndaj femrave, vetėm pėr shkak se
janė femra. Nafis Sadik, drejtoreshė energjike ekzekutive e Fondit tė
Popullatės sė KB u shpreh: "Ne nuk guxojmė tė dorėzohemi para
peshės sė pseudoargumenteve, tė cilat thirren nė vlera kulturore apo
tradicionale. Ajo qė shtypė dhe skllavėron femrat nuk guxon tė quhet
vlerė kulturore. Kultura dhe tradita kanė pėr detyrė tė krijojnė
kornizėn e mirėndjenjės njerėzore. Nėse pėrdoren kundėr nesh, ne
duhet t`i refuzojmė ato." Grave dhe vajzave u nevojitet njė lobi
i fortė dhe njė organizatė e pėrbashkėt, me qėllim qė tė
arrijnė njė pozitė mė tė volitshme nė politikė, ekonomi dhe nė
shoqėri. Organizata pėr tė drejtat e gruas TERRE DES FEMMES e.V. me
seli nė Tübingen tė Gjermanisė i ka parashtruar vetes pėr detyrė
tė kontribuoj nė kėtė drejtim.
Aktiviteti i lobit duhet tė pėrmirėsohet
posaēėrisht nė dobi tė bazazisė sė grave dhe vajzave. Kėtu bėn
pjesė njė punė kontinuale publike dhe protestuese. "Urgent
Actions" apo aksionet urgjente nė raste konkrete mund tė
shpėtojnė jetėra femrash dhe pėr kėtė arsye sėrish duhet tė
ndėrmirren mė shpesh. Urgjentisht i nevojshėm ėshtė njė rrjet
global kontinual i veprimit. Pėr arritjen e sukseseve na duhen
struktura profesionale tė punės dhe tė organizimit. Institucionet e
KB, Gjykata Ndėrkombėtare dhe lidhjet mbikombėtare duhet forcuar dhe
angazhuar pėr tė drejtat e gruas. Me rėndėsi ėshtė edhe lidhja mes
tyre.
Kėtu bėn pjesė edhe bashkėpunimi i
meshkujve tė angazhuar dhe grupeve tė meshkujve. Meshkujt duhet tė
fitohen dhe tė obligohen pėr realizimin e tė drejtave tė gruas.
TERRE DES FEMMES ka zhvilluar nė kėtė mėnyrė pėr herė tė parė
njė fushatė me meshkuj dhe pėr meshkuj. Mė 25 nėntor 1999, ditėn
ndėrkombėtare "T`i themi jo dhunės ndaj femrave ",
organizata nė fjalė ka prezentuar si pjesė tė fushatės dyvjeēare
"Tregtia me femra ėshtė pėrbuzje e femrave" njė pllakt dhe
njė broshurė, tė cilat nė rend tė parė u drejtohen meshkujve. Jo
femrat ndodhen nė qendėr tė vėmendjes sė fushatės, por meshkujt
dhe roli i tyre nė tregtinė me gra dhe vajza. Pa tregtarė femrash nuk
do tė kishte as tregti me femra. Ne kemi prekur njė temė tabu nė
shoqėri: fushata nė fjalė synon tė tematizoj pėrgjegjėsinė e
meshkujve si klientė tė industrisė sė seksit. Me kėtė synohet tė
nxiten meshkujt qė tė mendojnė nė mėnyrė kritike pėr veprimin e
tyre dhe tė ftohen pėr kurajo civile dhe solidarizim me femrat e
prekura. Edhe pse pėr disa femra kjo tingėllon ēuditshėm: meshkujt
duhet tė fitohen si aleatė nė luftėn kundėr dhunės ndaj femrave
dhe tregtisė me to.
Pėr fushatėn nė fjalė TERRE DES FEMMES
zhvilloi nė bashkėpunim tė ngushtė me qendra kėshilluese meshkujsh,
shkencėtarė meshkuj dhe njė agjensi njė pllakatė me slloganin:
"Meshkujt inicojnė ", i cili u vendos nė mure tė larta dhe
shtylla pėr afishime. Njė broshurė pėrcjellėse synon t`i informoj
meshkujt me informacione shtesė, me kėrkesat tona politike dhe me
adresat e qendrave kėshilluese. Shumė klientė nuk janė tė
vetėdijshėm se nė ēfarė gjendje tė paligjshme (pa tė drejtė
qėndrimi, punė dhe pa sigurim) gjenden prostitutat e huaja. Pėrmes
njė linje telefonike kėta klientė kishin mundėsinė tė telefonojnė
nė mėnyrė anonime tri javė me radhė nė mbrėmje. Nė anėn tjetėr
tė linjes gjendeshin meshkujt e qendrės kėshilluese nga Tübingeni
"Pfunzkerle". U regjistruan gjithsej 100 thirrje telefonike.
Shumė telefonues shprehėn dėshirėn pėr t`u informuar pėr temėn
dhe fushatėn dhe ta ndihmojnė politikisht atė. Kishte edhe meshkuj
qė raportonin pėr vizitat e tyre nė shtėpi publike. Nė tri raste
morrėm edhe indicje pėr tregti me femra.
Tejet e rėndėsishme ėshtė edhe forcimi
dhe lidhja mes veti. Gratė dhe vajzat duhet tė pėrgatiten pėr
bashkėsinė ndėrkombėtare dhe ta ngrisin vetėdijen e tyre. Kėtu
bėn pjesė edhe njohja e ndėrsjelltė pėr angazhimin dhe respektin
pėr format e ndryshme tė rezistencės.
Vizioni ynė ėshtė qė nė mijėvjeēarin e
ri tė gjitha gratė dhe vajzat e botės tė kenė mundėsinė tė
jetojnė tė pavarura dhe tė lira, tė ēliruara nga udhėzimet fetare
dhe kulturore.
--------------------------------------------------------------------
1 Ky artikull ėshtė shkruar gjatė kohės sė sundimit taliban.
[Christa Stolle, TERRE
DES FEMMES, Tübingen; nga: forum, Zeitschrift der
UNESCO-Projekt-Schulen, Heft 3/2002: "Frauen und Mädchen der
Welt", hrsg. v. Deutsche UNESCO-Kommission e.V., Bonn]
[top]
|