|

Evropa Juglindore Rubrika Informative EDC
___________________________________
Nr. 7, nëntor 2006
Parathënie e autorit
Të dashur kolegë dhe kolege!
Qysh prej vitit 1999/2000, D@dalos angazhohet, jo
vetëm nëpërmjet ofertës online për edukimin politik për vendet e Evropës
Juglindore, por që nga kjo kohë është edhe vetë i pranishëm dhe aktiv në
këtë rajon.
Nisur nga shumë veprimtari dhe biseda e
dimë që interesi për
Bashkimin Evropian është
jashtëzakonisht i madh dhe që
në gjuhët përkatëse
ka mangësi të
materialeve dhe dokumentacioneve të thellluara
në lidhje me këtë
temë.
Për këtë
arsye kemi hartuar qysh në vitin 2002 një
libër të veçantë
online mbi BE-në dhe e kemi vënë
në dispozicion në
serverin edukues. |
 |
Zhvillimi i vrullshëm
i Bashkimit Evropian bëri që
këtë libër
online në vitin 2005 ta rishkruanim tërësisht,
për të marrë
në konsideratë
ndryshimet e shumta e të thella. Kështu
që prej fundvitit 2005 mund të
shfrytëzoni një hyrje
thelbësore dhe aktuale në
lidhje me këtë tematikë
sa të rëndësishme
dhe interesante, aq edhe të vështirë.
Numri i shtatë i Rubrikës Informative EDC
prezanton këtë libër
online me tiparet e tij kryesore duke u fokusuar në
marrëdhëniet mes BE-së
dhe vendeve të Evropës
Juglindore. Të njëjtën
temë do të trajtojë
edhe Rubrika Informative në vijim.
Përshëndetje miqësore
Prof. Dr. Wolfgang Schumann
PËRMBAJTJA
speciale edc:
Marrëdhëniet
mes BE-së
dhe Evropës
Juglindore
Kjo pjesë
e parë,
e cila do të
vijojë
në
Rubrikën
Informative vijuese,
tregon zhvillimin e marrëdhënieve
me Evropën
Juglindore në
një
vështrim
të
përgjithshëm
dhe përmend
instrumentet bazë
të
BE-së.
Kjo përbën
bazën
për
zhvillimin e një
kuadri analizues në
numrin tjetër...
ne internet: Libri online mbi Bashkimin Evropian
Versioni i aktualizuar dhe i ripunuar i ofertës
së
D@dalos-it jo vetëm
që
synon t'ju ofrojë
informacione thelbësore
në
lidhje me BE-në,
por përpiqet
t'ju aftësojë
për
të
analizuar vetë
zhvillimet aktuale dhe në
të
ardhmen ...
impressum
_________________________________________________
speciale
edc
Marrëdhëniet
mes BE-së
dhe Evropës
Juglindore (Pjesa I)
Prof. Dr. Wolfgang Schumann
Mbi domethënien
(rëndësinë)
e tematikës
Rëndësia
e mardhënieve
mes BE-së
dhe vendeve të
Evropës
Juglindore
është
e qartë.
Ajo vjen nga moria e problemeve thelbësore,
nga të
cilat vuan rajoni, siç
janë
për
shembull
çështjet
e pasqaruara kushtetuese apo
çështjet
e statusit (si në
Bosnje Hecergovinë
dhe Kosovë).
Probleme të
tjera të
vështira
janë
deficitet në
administratë
dhe korrupsioni
çka
bën
që
shumë
shtete të
rajonit të
jenë
ende larg qeverisjes efektive dhe demokratike. Kësaj
i shtohet një
në
shumë
vende situatë
ekonomike katastrofike me mungesën
e investimeve të
huaja, papunësi
të
lartë
dhe varfëri.
Por ç'lidhje
ka kjo me BE-në?
Përse
marrin një
kuptim të
veçantë
marrëdhëniet
e BE-së
me këtë
rajon? Kjo rrjedh së
pari nga fakti se pavarësisht
nga të
gjitha problemet e mbartura, përparimet
e arritura nga vendet e Evropës
Juglindore në
rreth 10 vitet e fundit, lidhen në
një
shkallë
të
konsiderueshme me mbështetjen
e BE-së.
Së
dyti, kjo lidhet me faktin që
perspektiva e afrimit dhe e hyrjes së
mundshme në
BE ka bërë
të
mundur procese reformuese të
dhimbshme e të
mundimshme. Për
më
tepër
lind - së
treti - pyetja si
mund dhe si duhet të
shkojë
puna në
Ballkan, ndërkohë
që
në
diskutimin aktual (fundi i vitit 2006) brenda BE-së
kërkohet
t'i jepet prioritet konsolidimit brenda BE-së
dhe deri në
përfundim
të
këtij
procesi të
mos pranohen më
vende të
reja.
Qëllimet dhe përmbajtja e artikullit
Arsye të
mjaftueshme për
t'u marrë
nga afër
me marrëdhëniet
e BE-së
me vendet e Evropës
Juglindore. Por në
kuadrin e dy Newsletter-ëve
ka vetëm
një
hapësirë
të
kufizuar në
dispozicion për
këtë
tematikë
komplekse, kështu
që
jemi të
detyruar ta kufizojmë
spektrin. Qëllimi
im në
këtë
rast është
t'ju transmetoj një
përqasje
thelbësore
dhe të
pavarur të
këtij
gërshetimi
marrëdhëniesh
komplekse, si dhe të
faktorëve
që
e përcaktojnë
atë.
Ky artikull synon t'ju japë
mundësinë
të
informoheni rreth zhvillimeve aktuale, jo vetëm
si ngjarje që
pasojnë
njëra-tjetrën,
por edhe të
kuptoni arsyet që
qëndrojnë
pas tyre, për
të
krijuar në
këtë
mënyrë
një
tablo personale.
Në
këtë
Rubrikë Informative dëshiroj
t'ju paraqes në
një
vështrim
të
përgjithshëm
zhvillimin e marrëdhënieve
BE-vendet e Evropës
Juglindore nga mesi i viteve 90 deri më
sot, në
vitin 2006. Ky vështrim
i përgjithshëm
shërben
në
radhë
të
parë
për
t'ju njohur me etapat kryesore. Së
dyti bëhet
fjalë
për
njohjen e shkaqeve dhe arsyeve që
kanë
ndikuar në
këto
zhvillime. Programi në
lidhje me këtë
është
si më
poshtë:
-
Zhvillimi i marrëdhënieve
mes BE-së
dhe Evropës
Juglindore 1996-2004
-
Marrëdhëniet
e BE-së
me vendet e veçanta
të
rajonit 2004-2006
-
Instrumente të
politikës
së
BE-së
kundrejt Evropës
Juglindore
-
Bilanc: Faktorë
të
rëndësishëm
vendimtarë
dhe ndikues
Në
Rubrikën Informative vijuese, e cila do të
dalë
së
shpejti, në
vazhdim të
bilancit, do t'ju prezantoj një
kornizë
analizuese, e cila përpiqet
që
faktorët
vendimtarë
t'i trajtojë
pak më
sistematikisht, duke ju ardhur kështu
në
ndihmë
për
t'i kuptuar më
mirë
kontekstet. Kjo do të
ndiqet nga një
shqyrtim i bisedimeve për
anëtarësim
mes Kroacisë
dhe BE-së,
në
të
cilin bëhet
fjalë
në
radhë
të
parë
për
dy aspekte. Së
pari, për
t'ju treguar si intensifikohen marrëdhëdhëniet
në
kuadrin e proceseve të
bisedimeve dhe
çfarë
rrjedhojash lidhen me këtë.
Së
dyti, si mund të
studiohen bisedime të
tilla sajë
të
kornizës
analizuese.
Zhvillimi i marrëdhënieve
BE-Evropë
Juglindore 1996-2004
1996 Procesi Royaumont: Përpjekja
e parë
e BE-së
për
stabilizimin e rajonit pas luftës
ishte i ashtuquajturi procesi Royaumont, i cili u iniciua nga në
dhjetor të
vitit 1996 nga presidenca franceze në
mbështetje
të
zbatimit të
marrëveshjeve
të
Dejtonit. Ai u përqendrua
në
mbështetjen
e projekteve rajonale në
fusha si: shoqëria
civile, kultura, të
drejtat e njeriut me qëllim
mobilizimin e shoqërisë
civile që
të
ndihmonte në
zbutjen e paragjykimeve, të
cilat kishin shkaktuar për
shumë
kohë
tensione në
rajon.
1997 Koncepti rajonal: Ky proces u ndoq,
tashmë
në
mënyrë
shumë
më
konkrete, nga i ashtuquajturi koncepti rajonal, i cili u miratua në
prill 1997 nga Këshilli
i Përgjithshëm
dhe që
nga kjo kohë
u bë
korniza për
marrëdhëniet
dypalëshe
të
BE-së
me Shqipërinë,
Bosnje-Hecergovinën,
Kroacinë,
Republikën
federative të
Jugosllavisë
dhe ish-Republikën
Jugosllave të
Maqedonisë.
Ky koncept vendosi një
kushtëzim
të
rreptë
dhe u përqendrua
në
çështje
si: kthimi i refugjatëve,
pajtimi ndëretnik,
bashkëpunim
rajonal dhe demokratizimi. Vendimtar ishte fakti që
kërkesat
e BE-së
nuk u shoqërua
me premtimin e një
anëtarësimi
të
mundshëm
– siç
ndodhi me shtetet e Evropës
Qendrore dhe Lindore sajë
Kritereve të
Kopenhagës
të
vitit 1993. Në
vend të
kësaj
u premtuan marrëdhënie
tregtare më
të
mira dhe mbështetje
financiare, nëse
do të
përmbusheshin
kushtet politike dhe ekonomike.
1999 Lufta e Kosovës
dhe Pakti i Stabilitetit:
Lufta në
Kosovë
si dhe sulmet e NATO-s mbi Jugosllavi në
periudhën
mars-qershor 1999 cuan në
ndryshime cilësore
të
marrëdhënieve
të
BE-së
me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke qenë
se SHBA dhe NATO përgjigjeshin
për
pjesën
ushtarake, ishte e qartë
që
BE-së
i mbetej të
kujdesej për
ngritjen ekonomike dhe stabilitetin politik në
rajon.
Një
nga hapat e parë
të
rëndësishëm
në
këtë
drejtim
është
Pakti i Stabilitetit për
Evropën
Juglindore, një
përpjekje
e Bashkësisë
Ndërkombëtare,
për
të
bashkuar e koordinuar përpjekjet
për
paqe në
Ballkan. Ky Pakt përbënte
për
herë
të
parë
një
qasje të
plotë
dhe aktive ndaj problemeve në
Ballkan.
1999 Procesi i Stabilizim-Asociimit: Pakti
i Stabilitetit u plotësua
nga ana e BE-së
me një
instrument tjetër,
shumë
më
të
rëndësishëm,
të
ashtuquajturin Proces të
Stabilizim-Asociimit (PSA), i cili, në
thelb, e zgjeroi ndjeshëm
konceptin rajonal.
Në
këtë
kuadër,
BE-ja iu ofron vendeve në
fjalë
një
lloj marrëdhënieje
kontraktuese, Marrëveshjen
e Stabilizim-Asociimit (MSA). Këto
marrëveshje
janë
përpiluar
në
përputhje
me kushtet e vendeve të
veçanta
dhe koha për
fillimin e bisedimeve mbi këto
marrëveshje,
në
varësi
të
përmbushjes
së
kushteve nga secili vend, do të
jetë
e ndryshme. PSA do të
jetë
faktor i rëndësishëm
i kontributit të
BE-së
në
Paktin e Stabilitetit për
Evropën
Juglindore- kështu
thuhet në
raportin e Komisionit në
prezantimin e këtij
instrumenti. Instrumentet kryesore të
PSA-së
janë:
-
Nënshkrimi
i MSA-së
me perspektivë
anëtarësimin
-
Zgjerimi i marrëdhënieve
ekonomike dhe të
tregtisë
-
Rritja e ndihmës
ekonomike dhe financiare
-
Mbështetja
e demokratizimit, shoqërisë
civile dhe arsimit
-
Bashkëpunimi
në
fushën
e drejtësisë
dhe politikës
së
brendshme
-
Intensifikimi i dialogut politik
2000 Samiti i
Zagrebit: Një
hap tjetër
të
rëndësishëm
në
zhvillimin e marrëdhënieve
të
BE-së
me Ballkanin Perëndimor
shënon
viti 2000. Me humbjen në
zgjedhje të
Tudjman në
Kroaci dhe dështimin
e Miloshevicit në
zgjedhje në
Republikën
Federative të
Jugosllavisë
dhe fitoren e këtyre
zgjedhjeve nga DOS me Koshtunicën,
në
dy nga vendet e prekura ndryshojnë
rrënjësisht
konstelacionet e politikës
së
brendshme.
Deklarata përfundimtare
e Samitit të
Zagrebit në
nëntor
2000, e cila i konsideron këto
dy ngjarje si shumë
pozitive, thekson në
mënyrë
eksplicite se në
këtë
kohë
pesë
vendet e Ballkanit Perëndimor
janë
kandidatë
të
mundshëm
për
anëtarësim
dhe premton ngritjen e një
instrumenti të
veçantë
në
ndihmë
të
rajonit - CARDS (Community
Assistance for Reconstruction, Democratization and Stabilization) - i
cili, për
periudhën
2000-2006, do të
pajiset me një
fond prej 4,6 miliardë
Euro.
2003 Samiti i Selanikut: Përparime
të
tjera të
rëndësishme
në
këto
marrëdhënie
sjellin Samiti i Selanikut në
qershor 2003 dhe bazuar në
këtë
takim "Axhenda e Selanikut për
Ballkanin Perëndimor",
ku vendoset, ndër
të
tjera, nënshkrimi
i të
ashtuquajturave Partneritete Evropiane (sipas shembullit të
marrëveshjeve
të
partneritetit me vendet e Evropës
Qendrore dhe Lindore), rritja e fondeve për
projektin CARDS dhe nisja e një
dialogu politik intensiv në
takime të
përvitshme
të
ministrave të
jashtëm
dhe të
brendshëm.
2004 Partneritetet e para Evropiane:
Në
fund të
marsit 2004, Komisioni lejoi partneritetet e para evropiane për
Ballkanin Perëndimor.
Ato bazohen në
marrëveshjet
për
partneritet, nëpërmjet
të
cilave ishin përgatitur
vende të
ndryshme deri në
këtë
kohë
për
anëtarësim.
Marrëveshjet
për
partneritet bazohen gjithashtu në
raportet vjetore për
vendet e Ballkanit Perëndimor,
të
botuara në
mars 2004.
Ato janë
përshtatur
me nevojat specifike të
secilit prej këtyre
vendeve dhe përmbajnë
prioritete afatshkurtra (12-24 muaj) dhe afatmesme (3-4 vjet). Nëpërmjet
këtyre
marrëveshjeve
për
partneritet synohet që
qeveritë
e këtyre
vendeve të
mbështeten
që
përpjekjet
për
reformim dhe mjetet në
dispozicion t'i përqendrojnë
në
ato fusha, të
cilat kanë
më
shumë
nevojë.
Ndërsa
nga autoritet përgjegjëse
pritet që
të
paraqesin një
plan të
detajuar për
zbatimin e prioriteteve të
Marrëveshjeve
Evropiane për
Partneritet, i cili përcakton
masat konkrete dhe kuadrin kohor dhe që
bën
të
qartë
se çfarë
burimesh financiare dhe personeli duhen vënë
në
dispozicion për
detyrat e caktuara. Prioritetet
e Partneriteteve Evropiane do të
jenë
vendimtare edhe për
mbështetjen
financiare të
këtyre
vendeve nga BE-ja.
Marrëdhëniet
e BE-së
me vendet e veçanta 2004-2006
Meqë
me futjen e instrumentit të
Partneriteteve Evropiane, proceset e afrimit të
vendeve të
Ballkanit me BE-në
kalojnë
në
nivelin dypalësh,
nuk do të
ishte me vend që
zhvillimet në
vitet 2004-2006 t'i ndiqnim për
të
gjitha këto
vende njëkohësisht.
Nga ky moment
është
më
e domosdoshme që
etapat më
të
rëndësishme
të
bashkëpunimit
të
BE-së
me vendet e veçanta
t'i shohim në
përmbledhje
të
shkurtra.
Në
këtë
pasqyrë
dëshiroj
të
përfshij
Shqipërinë,
Bosnje-Hevergovinën,
Serbinë
dhe Malin e Zi. Kroacia nuk do të
trajtohet në
këtë
kapitull, sepse me këtë
vend do të
merremi në
Newsletter-in e ardhshëm,
ku do të
trajtojmë
bisedimet për
anëtarësim
të
rinisura në
fund të
vitit 2005. Nuk do të
merret në
konsideratë
këtu
as ish Republika Jugosllave e Maqedonisë,
e cila e ka nënshkruar
MSA-në
e BE-në
në
prill 2004 dhe që
nga dhjetori 2005 bën
pjesë
në
rrethin e kandidatëve
për
anëtarësim.
Ndërsa
Kosova me statusin e saj të
veçantë
dhe bisedimet në
vazhdim për
të
ardhmen e rajonit paraqet një
rast të
veçantë
dhe tejet të
komplikuar, analiza e të
cilit nuk do të
na lejonte të
nxirrnim përfundime
të
caktuara dhe për
këtë
arsye më
duhet ta lë
jashtë
këtij
konteksti.
Zhvillimi i marrëdhënieve
Shqipëri-BE
Ta fillojmë
këtë
pasqyrë
me Shqipërinë.
Të
dhënat
më
të
rëndësishme
janë:
|

|
-
2003 Nisja e
bisedimeve për
MSA-në
-
2004 Vendimi i
Këshillimit
për
direktivat e një
Marrëveshjeje
për
Partneritet Evropian
-
2005 Vendimi i
Këshillit
për
përshtatjen
e Marrëveshjes
-
Qershor
2006 Nënshkrimi
i MSA-së
në
Luksemburg
-
Deri në
hyrjen në
fuqi të
MSA-së
pas ratifikimit vlen një
marrëveshje
e ndërmjetme.
|
Që
nga viti 2001,
Shqipëria
merr mbështetje
financiare, kryesisht nëpërmjet
programit CARDS. Në
periudhën
2001-2004 u derdhën
sajë
këtij
programi gati 188 milionë
Euro, 2005-2006 rreth 87 milionë.
E rëndësishme
për
t'u përmendur
është
fakti që
me ekipin e përbashkët
Task Force mes BE-së
dhe Shqipërisë
(presidenca e radhës
e BE-së,
Komisioni dhe minstri shqiptar për
Integrim Evropian) ekziston një
kuadër
i lirshëm
institucional, i cili mblidhet disa herë
në
vit dhe këshillon
sidomos në
lidhje me përpjekjet
dhe përparimet
e Shqipërisë
në
fushat e drejtësisë,
lirisë
dhe sigurisë
(së
brendshme).
Zhvillimi i marrëdhënieve
Bosnje-Hercegovinë-BE
Të
vijmë
te Bosnje-Hercegovina, e cila ishte e fundit në
nisjen e bisedimeve për
nënshkrimin
e MSA-së.
Etapa të
tjera të
rëndësishme
ishin vizita e Barrosos në
shkurt, si dhe raundi i dytë
dhe i tretë
i bisedimeve në
maj dhe në
fund të
qershorit.
|
 |
-
2003 Komisioni
parashtron kushtet për
nisjen e bisedimeve për
MSA-në
-
2004 Marrëveshjet
për
Partneritet Evropian për
Bosnje-Hercegovinën
-
2005 Hapja e
bisedimeve për
MSA-në
-
2006 Përshtatja
e Marrëveshjes
për
Partneritet Evropian; takimi i parë
monitorues
-
Kërkesat
e BE-së
për
reforma të
brendshme përpara
MSA-së
|
I rëndësishëm
për
kontekstin tonë
është
edhe fakti që
procesi i bisedimeve për
MSA-në
kësaj
është
shoqëruar
gjatë
gjithë
vitit nga kërkesat
e BE-së
dhe të
Schwarz-Schilling për
zbatimin e reformave të
brendshme si kusht për
nënshkrimin
e MSA-së.
Tema të
rëndësishme
ishin sërish
reforma në
polici, reforma kushtetuese me forcimin sferës
së
shtetit qendror (!!!), reformat në
arsim etj.
Zhvillimi i marrëdhënieve
Serbi-BE
Duke qenë
se Serbia dhe Mali i Zi deri në
referendumin e majit 2006 kanë
qenë
një
union, edhe zhvillimi i marrëdhënieve
me BE-në
deri në
këtë
kohë
do të
shihen për
të
dyja vendet bashkë.
Në
fillim e periudhës
që
do të
vëzhgojmë,
është
nënshkrimi
i Marrëveshjes
për
Partneritet Evropian, e cila u pranua nga Këshilli
i Ministrave në
qershor 2004 dhe plani për
zbatimin e këtij
partneriteti, i cili iu paraqit autoriteteve të
Serbisë
dhe Malit të
Zi në
dhjetor 2004.
Në
prill 2005, Komisioni paraqiti një
raport, në
të
cilin shprehej se Unioni në
këtë
pikë
ishte i përgatitur
për
të
filluar me bisedimet rreth një
MSA-je, të
cilat nisën
në
të
vërtetë
në
tetor 2005. Por këto
bisedime u ndërprenë
sërish,
pasi, sipas këndvështrimit
të
BE-së,
bashkëpunimi
i Serbi-Mali i Zi me Gjykatën
Ndërkombëtare
të
Hagës
ishte i pamjaftueshëm.
|
 |
-
2004 Marrëeshja
për
Partneritet Evropian e BE-së
me Serbi-Mali i Zi.
-
2005 Nisja e
bisedimeve për
MSA-në
-
Janar
2006
Përshtatja
e Marrëveshjes
për
Partneritet Evropian
-
Maj 2006
Pezullimi i bisedimeve për
MSA-në
-
Maj 2006
Vizita e Olli Rehn në
Beograd
-
Qershor 2006
Kundërshtitë
mes BE-së
dhe Koshtunicës
|
Në
fund të
janarit 2006 u arrit në
një
modifikim të
Marrëveshjeve
për
Partneritet Evropian, në
të
cilin u përmendën,
ndër
të
tjera, si prioritete kyçe
bashkëpunimi
me Hagën
dhe intensifikimi i dialogut me Prishtinën.
Por meqë
sipas këndvështrimit
të
BE-së,
bashkëpunimi
me Hagën
ishte i pamjaftueshëm,
në
fillim të
majit kjo e fundit pezulloi bisedimet për
MSA-në.
Gjatë
vizitës
së
tij të
parë
në
Serbi pas referendumit në
fund të
majit 2006, komisioneri evropian për
zgjerim Olli Rehn bëri
të
qartë
se Serbia i kishte dyert e hapura për
rinisjen e bisedimeve për
MSA-në,
me kusht që
Mlladiç
t'i dorëzohej
Hagës.
Ndërkohë
po përpunohet
një
mandat bisedimesh për
Malin e Zi dhe një
mandat i ripunuar për
Serbinë.
iAcarimi më
i fundit dhe më
i mprehtë
erdhi në
fund të
qershorit pas kritikës
së
Koshtunicës
ndaj politikës
së
BE-së
për
vendosjen gjithmonë
të
kushteve të
reja.
Dhe përpara
zgjedhjeve të
21 janarit 2007, Havier Solana e ka bërë
sërish
të
qartë
se bashkëpunimi
me Gjykatën
Ndërkombëtare
të
Hagës
është
conditio sine qua
non për
vazhdimin e bisedimeve për
MSA-në.
Zhvillimi i marrëdhënieve
Mali i Zi-BE
Meqë
kanë
kaluar vetëm
pak muaj nga referendumi për
pavarësinë
e Malit të
Zi, ka pak për
të
thënë
rreth zhvillimit të
marrëdhënieve.
Megjithatë
është
e rëndësishme
të
kujtojmë
fillimisht se BE-ja me këmbënguljen
e saj për
një
shumicë
prej 55 përqind
ka ndikuar në
mënyrë
të
vazhdueshme mënyrën
e votimit.
Meqë
ky kusht u përmbush,
menjëherë
pas referendumit, BE-ja bëri
të
ditur njohjen e rezultatit dhe përgatitjen
e bisedimeve të
veçanta
me Malin e Zi për
MSA-në.
Gjatë
vizitës
së
tij të
parë
pas pavarësisë
në
Podgoricë,
Rehn deklaroi se ai priste (ri)nisjen e bisedimeve në
shtator.
Në
24 korrik u miratua mandati i ri nga Këshilli
i Ministrave. Në
27 korrik, drejtori i përgjithshëm
përgjegës
brenda BE-së
për
marrëdhëniet
me Ballkanin Perëndimor
deklaroi se Komisioni Evropian kishte si synim hapjen e një
zyre në
këtë
vend.
Në
të
vërtetë,
bisedimet për
MSA-në
nisën
sërish
në
shtator dhe zgjedhjet e fundit u konsideruan nga BE-ja në
përputhje
me standartet ndërkombëtare.
Mund të
ndodhë
që
në
një
afat relativisht të
shkurtër
të
arrihet në
nënshkrimin
e një
MSA-je. Megjithatë
Komisioni Evropian sheh një
domosdoshmëri
të
madhe veprimi, ndër
të
tjera në
forcimin e kapaciteteve institucionale të
vendit.
Instrumentet e politikës
së
BE-së
ndaj vendeve të
Ballkanit
CARDS
CARDS u themelua në
dhjetor 2000 në
bazë
të
vendimit të
Këshillit
(EC) No 2666/2000. Qëllimi
i programit
është
të
mbështesë
pjesëmarrjen
e vendeve të
Ballkanit Perëndimor
në
procesin e stabilizim-asociimit. Në
kuadrin e këtij
projekti në
periudhën
2000-2006 janë
dhënë
dhe po jepen gati 5 miliardë
Euro për
arritjen katër
objektivave kryesorë:
-
rindërtimin,
stabilizimin demokratik, pajtimin dhe kthimin e refugjatëve;
-
zhvillimin në
fushën
institucionale dhe legjislative, përfshirë
harmonizimin me normat e BE-së
për
të
mbështetur
dhe forcuar demokracinë,
të
drejtat e njeriut, shoqërinë
civile, mediat dhe ekonominë
e lirë
të
tregut;
-
zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik dhe shoqëror
përfshirë
reformën
strukturore;
-
mbështetjen
e marrëdhënieve
më
të
ngushta dhe të
bashkëpunimit
mes vendeve të
rajonit dhe BE-së
Por të
gjitha këto
objektiva duken shumë
abstrakte, por pas tyre fshihen shumë
projekte konkrete në
secilin prej këtyre
vendeve dhe të
lidhura me fushat e veçanta, të
cilat mund t'i shikoni në
një
faqe përmbledhëse te Komisionit.
Natyrisht, përveç
projekteve konkrete të
CARDS, interesante janë
edhe shumat e përqendruara,
të
cilat janë
investuar e investohen në
këtë
rajon dhe në
vendet e veçanta
të
tij. Edhe rreth kësaj
do të
gjeni në
internet një
pasqyre, madje në
një
përmbledhje
për
vitet 200-2006, të
klasifikuar sipas vendeve, ku shihet qartë
se bëhet
fjalë
për
shuma jo fort të
pakonsiderueshme.
Marrëveshjet
për
Partneritet Evropian
Le të
vijmë
te një
instrument tjetër
i politikës
së
BE-së
ndaj vendeve të
Ballkanit Perëndimor,
te Marrëveshjet
për
Partneritet Evropian që
kanë
nisur në
mars 2004. Bëhet
fjalë
për
një
vendim të
BE-së
në
këtë
kohë
për
të
përdorur
në
vendet e Ballkanit Perëndimor
të
njëjtën
strategji si më
parë
anëtarët
e rinj. Kjo do të
thotë
që
procesi i stabilizim-asociimit do të
jetë
kuadri për
afrimin e vendeve të
Ballkanit Perëndimor
me BE-në
deri në
anëtarësimin
e tyre të
mundshëm
në
të
ardhmen.
Këto
marrëveshje,
të
cilat duhet të
përshtaten
me nevojat specifike të
secilit vend, kanë
si qëllim
t'iu vijnë
në
ndihmë
vendeve të
Ballkanit Perëndimor,
në
mënyrë
që
përgatitja
për
një
anëtarësim
të
mundshëm
të
kryhet brenda një
kuadri të
rregulluar dhe koherent. Ndërsa
parë
në
një
këndvështrim
më
të
largët,
ato përbëjnë
kuadrin për
hartimin e planveprimeve, të
cilat përcaktojnë
afatet kohore dhe reformat që
duhen zbatuar dhe ku janë
të
përkufizuara
qartë
instrumentet, të
cilat duhet të
zbatojnë
vendet për
të
qenë
në
lartësinë
e kërkesave
për
një
integrim më
të
fortë
në
Bashkimin Evropian. Vëzhgimi
shoqërues
i këtyre
marrëveshjeve
bëhet
kryesisht nëpërmjet
raporteve vjetore mbi procesin e stabilizim-asociimit.
Marrëveshja
e stabilizim-asociimit (MSA)
Te ky instrument dua të
shkoj pak më
tej. Në
mënyrë
thjesht të
përgjithshme
bëhet
fjalë
për
një
marrëveshje
mes BE-së
dhe një
vendi të
tretë,
e cila përcakton
kornizën
për
bashkëpunimin
e mëtejshëm.
Në
mënyrë
tipike, marrëveshje
të
tilla lidhen në
këmbim
të
lëshimeve
të
vendit të
tretë
në
lidhje me ndryshimet dhe reformat në
cështje
politike, ekonomike dhe të
politikave tregtare, si dhe në
fushën
e të
drejtave të
njeriut. Në
këmbim,
BE-ja siguron hyrje të
lirë
në
tregjet e saj dhe/ose ndihmë
teknike e financiare. Marrëveshje
të
tilla duhet të
ratifikohen nga të
gjitha shtetet anëtare
të
BE-së.
Ato zbatohen - dhe ky
është
aspekti më
thelbësor
për
ne - aktualisht në
dy kontekste krejtësisht
të
ndryshme, respektivisht një
herë
në
formën
e së
ashtuquajturës
politikë
e fqinjësisë,
e cila nuk parashikon anëtarësimin
dhe së
dyti si pjesë
e një
procesi stabilizim-asociimi me vendet e Ballkanit Perëndimor,
me të
cilat bëhet
fjalë
për
përgatitjen
për
anëtarësim.
Ky ndryshim thelbësor
në
vendosjen e objektivave shihet qartë
edhe në
sanksionimin institucional në
BE të
këtyre
dy proceseve. Për
vendet e Ballkanit Perëndimor,
me të
cilat nënshkruhen
MSA-të,
të
cilat përmbajnë
rregulla të
qarta për
një
anëtarësim
të
mëvonshëm,
është
përgjegjëse
drejtoria e përgjithshme
"Zgjerimi", ndërsa
për
politikën
e fqinjësisë
përgjigjet
drejtoria "Marrëdhëniet
me jashtë".
Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)
Instrumenti i fundit nuk ekziston; një
vendim në
lidhje me këtë
është
miratuar para pak muajsh nga Këshilli,
më
17.7.2006 dhe do të
hyjë
në
fuqi më
1.1.2007. Në
këtë
vendim bëhet
fjalë
për
të
ashtuquajturin Instrument for
Pre-Accession Assistance, i cili zëvendëson
programet që
kanë
ekzistuar pranë
njëri-tjetrit
PHARE, ISPA, SAPARD, Turkey Pre-Accession dhe CARDS.
Përse
një
instrument i ri si IPA? Ekzistenca pranë
njëra-tjetrës
e programeve, të
cilat pjesërisht
përsëriten,
objektivat e të
cilave nuk janë
rakorduar as mes tyre, as me politikat kyce të
BE-së
dëshmoi
se nuk ishte efikase, ndërsa
procedurat shumë
të
komplikuara dhe të
lodhshme. Pikërisht
këto
mangësi
duhet të
shmangen nga IPA, për
periudhën
2007-2013 i pajisur me 11,5 miliardë
euro, dy miliardë
më
pak se propozimi i bërë
në
vitin 2004 nga Komisioni.
Çfarë
do të
mbështesë
IPA? IPA përfshin
pesë
komponentë
(Vendimi i Këshillit
(EG) Nr. 1085/2006 i datës
17.7.2006, Titulli I, Neni 3, Faqja 4):
-
Ndihmë
kalimtare dhe formim të
institucioneve,
-
bashkëpunim
ndërkufitar,
-
zhvillim rajonal,
-
zhvillim të
burimeve njerëzore,
-
zhvillim rural,
ndërkohë
që
tre komponentët
e fundit iu janë
rezervuar vendeve kandidate për
anëtarësim
dhe nuk iu vihen në
dispozicion kandidatëve
potencialë
të
Evropës
Juglindore si Shqipëria,
Bosnje-Hecergovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Disa i tremben madje
rritjes së
ndjeshme të
ndasive mes vendeve kandidate dhe kandidatëve
potencialë
në
dëm,
natyrisht, të
këtyre
të
fundit që
kanë
mbetur prapa. Edhe modalitetet krejtësisht
të
reja të
kërkesës
për
anëtarësim
mund të bënin që disa administrata të mos jenë vërtet në gjendje t'i thithin
fondet e vëna në dispozicion.
Bilanc: Si mund të përmblidhen e të shpjegohen këto zhvillime?
Anëtarësim? - Jo!, Po!, Po-Jo!?
Ky vështrim i shkurtër i zhvillimeve të marrëdhënieve
BE-Evropë Juglindore kishte si synim t'ju sillte më afër etapat dhe faktet
kryesore, por ai ka arritur edhe në disa
përfundime. Kështu, mundëm të vërenim ndryshime rrënjësore në politikën e
BE-së. Fillimisht, në kuadrin e konceptit rajonal nuk kishte perspektivë
anëtarësimi për vendet e Evropës Juglindore. Por vetëm dy vjet më vonë me
procesin e stabilizim-asociimit, papritmas, iu premtua këtyre vendeve
perspektiva e anëtarësimit, e cila aktualisht është shtyrë sërish në një të
ardhme të largët.
Shpejtësi
të ndryshme të përafrimit me BE-në
Më
pas mundëm të konstatonim se shpejtësia e përafrimit të vendeve të veçanta
me BE-në është rrënjësisht e ndryshme. Me Kroacinë zhvillohen qysh prej një
viti bisedimet për anëtarësim. Shqipëria, sidoqoftë, disponon me
Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim të nënshkruar në verë një kuadër të
konsoliduar marrëveshjeje në bisedimet me BE-në.
Bosnje-Hecergovina
është ende në
bisedime për këtë marrëveshje, ndërsa me Serbinë hë për hë nuk po zhvillohen
bisedime rreth një
MSA-je. E gjithë kjo shtron një sërë pyetjesh.
Synime dhe shkaqe - përfundimet
e para
Vështrimi
i përgjithshëm i marrëdhënieve ka sjellë tregues rreth synimeve të mundshme.
Kështu duket se lufta në Kosovë ka kontribuar në një riorientim nga ana e
BE-së dhe pikërisht në drejtim të hapjes së një perspektive anëtarësimi për
vendet e Evropës Juglindore. Ndryshimet e brendshme politike në vendet e
veçanta, si në Kroaci e Serbi në vitin 2000 duket se i dhanë zemër BE-së të
niste një projekt si CARDS. Sidoqoftë
këta tregues mbeten të pjesshëm dhe josistematikë.
Prandaj detyra jonë
e parë në rubrikën informative vijuese do të jetë të mendojmë për një
kornizë analizuese rreth këtij kompleksiteti marrëdhëniesh mes BE-së dhe
Evropës Juglindore, ta zhvillojmë këtë kornizë dhe më pas ta aplikojmë atë
në një hap të dytë. Veç kësaj dëshiroj t'ju tregoj si paraqiten
marrëdhëniet, kur intensifikohen në kuadrin e bisedimeve për anëtarësi - në
rastin tonë mes Kroacisë dhe BE-së. Do
të
shohim gjithashtu se korniza analizuese edhe në këtë rast do të na vijë në
ndihmë të kuptojmë të tërën.
shko te përmbajtja
_________________________________________________
Në internet
Libri online rreth
Bashkimit Evropian
Në
fund të 2005-ës libri online rreth Bashkimit Evropian në
www.dadalos.org ú
ripunua dhe u aktualizua tërësisht.
Në kuadrin e tematikës "BE-ja dhe Evropa Juglindore" dëshirojmë të
prezantojmë këtë version, i cili është në dispozicion
në
të gjitha gjuhët e Evropës Juglindore që në fillim të vitit 2006.
Qëllimi
i librit online
është t'ju
aftësojë për t'i analizuar në mënyrë të pavarur
zhvillimet brenda BE-së,
gjë që nuk është krejt e thjeshtë, pasi në rastin e BE-së, ku bëhet fjalë
për një strukturë tërësisht të re e të panjohur më parë, nuk mund të
mbështetemi në modele (shteti kombëtar, politika ndërkombëtare) apo koncepte
(qeveria, parlamenti etj.) të njohura. Por përballë kompleksitetit të
veçantë të BE-së dhe faktit që BE-ja është në ndryshim të shpejtë e të
vazhdueshëm, kjo analizë është e një rëndësie të veçantë.
Dhe pikërisht
në këtë pikë, në krahasim me versionin e parë të gushtit 2002 kemi ndërmarrë
ndryshime thelbësore, duke ju vënë, për shembull, në dispozicion në kursin
bazë 3 apo në
kursin bazë 5, i cili trajton tematikën e zgjerimit, modele të thjeshta,
të
cilat do t'ju bëjnë të aftë analizoni.
Një
vështrim të përgjithshëm rreth
strukturimit të
librit mund të merrni, nëse shikoni grafikun e pasqyrës së përgjithshme, të
cilën ne e vëmë në dispozicion për çdo libër online në D@dalos:
...
shko te grafiku
Ky burim online ndahet në
pesë
kurse bazë, të
cilat do të shpjegohen
shkurt më
poshtë:
-
kursi bazë
1 bën
hyrjen në këtë tematikë dhe shpjegon vështirësitë, kushtet dhe përfitimin
nga trajtimi i tematikës së BE-së.
-
Në
kurset bazë
2 dhe 3, më
tepër se thjesht për "historinë" e BE-së, bëhet fjalë për një analizë të
hollësishme të procesit të integrimit.
Në
perspektivën
afatgjatë të vendosur në bazë të kësaj analize dallohen faktorët
thelbësorë përcaktues, të cilët ndihmojnë për të shpjeguar përparimet dhe
krizat e së shkuarës dhe ato të së tashmes e së ardhmes.
Kjo ju jep mundësinë
e kuptimit të pavarur, për të cilin u fol më sipër.
-
Objekt
i kursit bazë
4
është
struktura komplekse institucionale e BE-së, e cila shpjegohet në detaje
nëpërmjet grafikëve të shumtë.
-
Kursi bazë
5, i cili mbyll këtë
kompleks, i është kushtuar temës me interes të padiskutueshëm për rajonin,
zgjerimit. Me ndihmën e një modeli të thjeshtë, këtu do të mësoni të
studioni e të shpjegoni zgjerimet e deritanishme me rrjedhën dhe
përfundimet e tyre. Njëkohësisht do të keni në dorë një instrument për të
kuptuar dhe vlerësuar proceset aktuale, si për shembull, bisedimet aktuale
mes Kroacisë dhe BE-së.
Me pak fjalë,
libri online ju jep mundësinë të informoheni vetë rreth BE-së e të
përvetësoni një mënyrë bazë të të kuptuarit të kësaj tematike komplekse.
Kështu do të jeni në gjendje të klasifikoni e të vlerësoni zhvillimet
aktuale dhe ato në të ardhmen. Përveç kësaj, ky libër përcjell ide si mund
të trajtohet kjo temë në shkollë, në arsimin e të rriturve
apo në
seminare.
shko te përmbajtja
_________________________________________________
impressum
Kjo Rubrikë Informative publikohet nga
D@dalos Sarajevo dhe financohet nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin
dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik (BMZ).
Redaktore përgjegjëse: Ingrid Halbritter
Adresa: D@dalos Sarajevo
Aleja Lipa 57
71000 Sarajevo
Telefon: +387 33 446 680
Fax: +387 33 715 601
Cel. Ingrid Halbritter: +387 61 199 742
E-Mail:
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Artikuj
dhe propozime në lidhje me temat si dhe feedback jeni të lutur t'i dërgoni
direkt te
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Lista e
mail-eve: Nëse dëshironi, që rubrika informative të mbërrijë te ju në mënyrë
automatike, shkruani,
ju
lutem në adresën
Ingrid.Halbritter@dadalos.org
Nëse e
keni marrë këtë rubrikë informative automatikisht dhe NUK e dëshironi më në
të ardhmen, shkruani ju lutem shkurtimisht gjithashtu në të njëjtën adresë.
[shko te përmbajtja]
[shko lart] |